Video të fundit

Video e zgjedhjes së kreut të SPAK
Video e zgjedhjes së kreut të SPAK Gazeta Si 34 Shikime • 6 years më parë

Video e zgjedhjes së kreut të SPAK, Arben Kraja

Video/ “Është një zog? Një avion? Jo, është Kristiano Ronaldo”
Video/ “Është një zog? Një avion? Jo, është Kristiano Ronaldo” Gazeta Si 35 Shikime • 6 years më parë

Juventusi fitoi 1-2 ndaj Sampdorias dhe tani është shkëputur 3 pikë nga Interi, por me një ndeshje më shumë se zikaltrit. Ishte një fitore e vështirë për kampionët në fuqi të Italisë, e vulosur nga golat e Paulo Dibalës dhe Kristiano Ronaldos.

Ishte pikërisht goli i portugezit që mori gjithë vëmendjen për mënyrën e ekzekutimit. Një kërcim prej 71 centimetrash nga toka dhe një goditje me kokë në lartësinë 2.56 metra për të çuar në rrjetë topin e krosuar nga Aleks Sandro. Edhe më surprizuese ishte koha e qëndrimit në ajër e portugezit, 1.5 sekonda. Një veprim ateltik i jashtëzakonshëm nga kampioni i Juventusit, një ekzekutim që ka bërë xhiron e botës në pak minuta. Komentet dhe reagimet kanë qenë të shumta dhe nga më të ndryshmet.

Nuk mund të qëndronte pa thënë fjalën e saj motra e CR7, Katia Aveiro, mjaft entuziaste për atë gol të vallait të saj. Në rrjetet sociale ajo ka bërë një batutë, duke cituar Supermenin. “Është një zog? Është një avion? Jo, është Kristiano që kërcen mbi gjithë mbrojtësit për të mposhtur Sampdorian! Impresionuese!” – shkruan Katia në Instagram. Ajo është gjithmonë aktive në rrjetet sociale dhe gjithmonë është e para që mbron vallanë sa herë që ka kritika për të.

Termeti dhe pasojat sociale
Termeti dhe pasojat sociale Gazeta Si 60 Shikime • 6 years më parë

Te prekurit nga termeti kane frike se mos humbin punen

Ekstradohet 34-vjeçari nga Puka
Ekstradohet 34-vjeçari nga Puka Gazeta Si 33 Shikime • 6 years më parë

Interpoli, ekstradohet 34-vjeçari nga Puka

Protesta e gazetarëve
Protesta e gazetarëve Gazeta Si 14 Shikime • 6 years më parë

Paketa antishpifje në parlament, gazetarët në protestë

media (1).mp4
media (1).mp4 Gazeta Si 23 Shikime • 6 years më parë

“Last Christmas” mbush 35 vjeç, video rikthehet në versionin e restauruar

Shkencëtarët zbulojnë kanionin më të madh nën Antarktidë
Shkencëtarët zbulojnë kanionin më të madh nën Antarktidë Gazeta Si 17 Shikime • 6 years më parë

Pavarësisht përpjekjeve të shkencëtarëve për të zbuluar më shumë për nëntokën e pllakave akullnajore të Antarktidës me radar, madhësia dhe largësia e kontinentit ka vështirësuar ndër vite punën e tyre.

Por kjo ndryshoi këtë javë, falë një hartë të re, të quajtur “BedMachine Antarctica”, e cila bën një pasqyrim të të gjithë pllakave të tokës në kontinentin e akullt.

Kjo hartë e realizuar nga Unioni Gjeofizik Amerikan, përdor rrjedhën dhe vëllimin e akullit për të konstatuar tokën poshtë tij. Ajo ka zbuluar kanionin më të thellë në sipërfaqen e Tokës, i cili shkon deri në 3.5 kilometra nën nivelin e detit.

Shpjegimi i hedhjes se te dhenave.mp4
Shpjegimi i hedhjes se te dhenave.mp4 Gazeta Si 39 Shikime • 6 years më parë

Video e plotesimit te formularit online te demeve nga termeti, i prezantua rnga ministri i Bujqesise

Frika nga tërmeti, qytetarët dalin të tmerruar nga lokali në Durrës
Frika nga tërmeti, qytetarët dalin të tmerruar nga lokali në Durrës Gazeta Si 25 Shikime • 6 years më parë

Frika nga lëkundjet e vazhdueshme apo një tërmet tjetër shkatërrimtar vazhdon të përndjekë shumë qytetarë, sidomos në Durrës, aty ku në 26 nëntor edhe u shënuan edhe dëmet më të mëdha.

Basha ne durres 14 dhjetor.mp4
Basha ne durres 14 dhjetor.mp4 Gazeta Si 44 Shikime • 6 years më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është rikthyer Thumanës, zonës së prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Basha duke inspektuar banesat e dëmtuar i ka kerkuar banoreve qe te mos jetojnë aty, pasi iu rrezikohet jeta.

shembja ubt.mp4
shembja ubt.mp4 Gazeta Si 56 Shikime • 6 years më parë

Forcat xhenierët e ushtrisë që ndihmuan forcat e IKMT-së të shembin me eksploziv ndërtesën e dëmtuar. Ky u realizua me ane te nje shperthimi te kontrolluar

ardian_dvorani_deklarata_2298.mp4
ardian_dvorani_deklarata_2298.mp4 Gazeta Si 22 Shikime • 6 years më parë

Deklaratae kreut te KED, Ardian Dvorani pas daljes nga Prokuroria. Ndaj presidenti Meta ka ngritur nje padi penale duke e akuzuar per marrjen e tejkalim te kompetencave sa i takon emerimit te anetareve te Gjykatës Kushtetuese.

SPAK, SHBA: Paprekshmërisë së korrupsionit në nivele të larta po i vjen fundi
SPAK, SHBA: Paprekshmërisë së korrupsionit në nivele të larta po i vjen fundi Gazeta Si 42 Shikime • 6 years më parë

Ambasada Amerikane në Tiranë thotë se Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

“Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur”, thotë përfaqësia diplomatike e Uashingtonit në Tiranë përmes një videomesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Basha falenderon Italinë përmes Di Maios: Shteti ynë është i papërgatitur
Basha falenderon Italinë përmes Di Maios: Shteti ynë është i papërgatitur Gazeta Si 11 Shikime • 6 years më parë

Në përfundim të takimit me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kishte biseduar me të për vendosmërinë e opozitës për të dhënë ndihmën e saj në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri sipas 9 kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman dhe zgjedhjeve të parakohshme.

“Përmes reformës zgjedhore dhe zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe të ndershme për të rikthyer legjitimitetin kaq shumë të munguar, që ka lënë pasoja të mëdha në shkatërrimin e kapaciteteve shtetërore për të mirëqeverisur apo edhe për t’iu përgjigjur fatkeqësive natyrore sikurse ishte 26 nëntori”, deklaroi Basha.

Kreu i PD-së tha se tragjedia nxorri në pah se sa i papërgatitur është shteti shqiptar për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tragjedia, edhe sot e kësaj dite.

“Larg qoftë sikur diçka e tillë të përsëritej, prapë edhe sot jemi të papërgatitur dhe prapë të njëjtat dëme do të kishim dhe prapë në të njëjtën situatë do të ishim. Ky është një rrezik që nuk mund të pranohet. Ndaj, për këtë kam kërkuar dhe dua të insistoj që të kalohet nga fjalët, shfaqjet dhe sjelljet e papranueshme, intimiduese ndaj medias, ndaj gazetarëve, ndaj analistëve, ndaj qytetarëve, duket se janë një produkt me tepricë dhe totalisht i panevojshëm, në këtë kohë krize, të kalohet urgjentisht në veprat të cilat janë detyrë e qeverisë”, tha Basha.

Kryedemokrati përsëriti propozimet e opozitës për daljen nga kriza, mes të cilave edhe anulimi i 10 koncesioneve me vlerë 150 milionë euro. Për anulimin e tyre, Basha tha se Rama mund të përdorë ligjin për emergjencat civile.

Basha ritheksoi qëndrimin e tij se ftesa e Ramës për t’u ulur në një tryezë për situatën aktuale jo vetëm që nuk është e dobishme, por edhe kundërproduktive.

“Dialogu politik për reformën zgjedhore, zhbllokimi i dialogut politik për reformën zgjedhore sipas propozimit të shtatorit. Reforma zgjedhore dhe vullneti i qytetarëve përcaktojnë cilësinë e demokracisë, jo fotot dhe shfaqjet midis kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës”, tha kreu i opozitës.

Presidenti Meta publikon videon kundër Ardian Dvoranit
Presidenti Meta publikon videon kundër Ardian Dvoranit Gazeta Si 16 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta pasi u paraqit në Prokurorinë e Tiranës ku dha shpjegime në lidhje me padinë e ngritur ndaj kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka publikuar një video shpjeguese.
Sipas Presidentit, në video shpjegohet se si Ardian Dvorani, kreu i KED, është përdorur në pengimin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.
“Të nderuar qytetarë,
Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan presidenti Meta në “Facebook”.

“Lotus Evija”, britanikët sfidojnë me supermodelin elektrik
“Lotus Evija”, britanikët sfidojnë me supermodelin elektrik Gazeta Si 37 Shikime • 6 years më parë

Kompanite britanike të prodhimit të automjeteve janë shumë prapa në krahasim me koleget e tyre amerikane dhe gjermane sa i takon modeleve elektrike.

Këtë diferencë synon që ta shkurtojë kompania Lotus me modelin e saj “Evija”.

Bëhet fjalë për të parën makinë britanike krejtësisht elektrike me një kosto që pritet të shkojë rreth 2.5 mln euro.

Kompania premton se “Evija” do të jetë makina më e fuqishme elektrike në botë, me kapacitetin për të kapur 300 kilometra në orë për më pak se 9 sekonda dhe një shpejtësi maksimale mbi 340 kilometra për orë.

Tërmeti, Rama kërkon ndihmë në Turqi: Dëmet të papërballueshme nga ne
Tërmeti, Rama kërkon ndihmë në Turqi: Dëmet të papërballueshme nga ne Gazeta Si 37 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama shtriu dorën për ndihmë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Turqia në Stamboll për investimet publike e private. Rama thotë përmes postimit në rrjetet sociale, se fjalën e mbante me ftesë të Presidentit turk, Recep Taip Erdogan.

Pasi falenderoi për mbështetjen e dhënë deri më tani dhe pasi përshkroi shkurtimisht pasojat e tërmetit në humbje njerëzore dhe materiale, Rama kërkoi ndihmë, duke cituar edhe islamin.

“Qëndroj përpara jush për t’ju kërkuar ndihmë. Cila është vërtetë fytyra më e bukur në islam? Sipas profetit të Zotit, paqja qoftë mbi të, të ushqesh atë që është në nevojë, të përshëndesësh dhe të shpëtosh ata që njeh dhe ata që nuk njeh. Dëshiroj t’u falenderoj secili nga vëllezërit tanë që deri më tani kanë qenë shëmbëllim i kësaj fytyre dhe dua të falenderoj paraprakisht të gjitha ata që duan të bëhen shëmbëlltyra e këtyre fjalëve. Qoftë bamirësia juaj e pranuar!”, deklaroi Rama.

Kryeministri njohu të pranishmit me fondet e dhuruara nga qytetarët shqiptarë, por nënkuptoi se ato janë të pamjaftueshme.

“Besoj që me ndihmën tuaj do të arrijmë që të bëjmë me Durrësin atë që Turqia bëri me Izmirin pas tërmetit të 1999. Të dhënat tona paraprake janë tronditëse dhe shumica e ndërtesave janë të shkatërruara. Janë banesa të ndërtuara me ndërtime të dobëta. Shumica e këtyre janë struktura shumëkatëshe, që strehojnë dhjetra familje. Kjo është arsyeja se përse nuk kemi një shifër finale zyrtare. Besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj që është njerëzisht e përballueshme prej nesh. Pra pa kontribute nga jashtë koha që do të na duhet për të shëruar plagët tona do të jetë shumë e gjatë”, tha Kryeministri.

Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe
Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe Gazeta Si 51 Shikime • 6 years më parë

Çfarë shije ka një banane e ngjitur në mur në instalacionin e artistit italian Mauricio Cattelan, e që sipas galerisë “Art Basel Miami Beach” është vlerësuar të paktën 120 mijë dollarë? Këtë e zbuloi një tjetër artist.

David Datuna, një artist gjeorgjian me origjinë, por që e ushtron profesionin e tij në Nju Jork prej kohësh, hyri si vizitor në galerinë ku ekspozohej vepra e kolegut të tij italian dhe pa u menduar dy herë e shqiti atë nga muri, e zhveshi dhe e hëngri. Të gjithë këtë e bëri në sy të kameras.

“Artisti i uritur! Performancë e imja. E dashuroj veprën e Maurizio Cattelan dhe më pëlqen instalimi i tij. Është shumë i shijshëm”, shkroi ai në Instagram duke ironizuar si të mbivlerësuar veprën e artistit italian.

Organizatorët ndërhynë duke e zëvendësuar bananen e ngrëne me një tjetër, ndërsa veprimi i shkaktoi jo pak telashe artistit gjeorgjian me stafin e galerisë “Arta Basel Miami Beach”.

“Çmenduri! Shumë çmenduri”, i drejtohet njëra nga organizatoret e ekspozitës.

Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe
Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe Gazeta Si 29 Shikime • 6 years më parë

Çfarë shije ka një banane e ngjitur në mur në instalacionin e artistit italian Mauricio Cattelan, e që sipas galerisë “Art Basel Miami Beach” është vlerësuar të paktën 120 mijë dollarë? Këtë e zbuloi një tjetër artist.

David Datuna, një artist gjeorgjian me origjinë, por që e ushtron profesionin e tij në Nju Jork prej kohësh, hyri si vizitor në galerinë ku ekspozohej vepra e kolegut të tij italian dhe pa u menduar dy herë e shqiti atë nga muri, e zhveshi dhe e hëngri. Të gjithë këtë e bëri në sy të kameras.

“Artisti i uritur! Performancë e imja. E dashuroj veprën e Maurizio Cattelan dhe më pëlqen instalimi i tij. Është shumë i shijshëm”, shkroi ai në Instagram duke ironizuar si të mbivlerësuar veprën e artistit italian.

Organizatorët ndërhynë duke e zëvendësuar bananen e ngrëne me një tjetër, ndërsa veprimi i shkaktoi jo pak telashe artistit gjeorgjian me stafin e galerisë “Arta Basel Miami Beach”.

“Çmenduri! Shumë çmenduri”, i drejtohet njëra nga organizatoret e ekspozitës.

Hungaria një vend i “pushtuar” nga uji
Hungaria një vend i “pushtuar” nga uji Gazeta Si 51 Shikime • 6 years më parë

Uji i qetë që rrjedh në Hungari është si asnjë vend tjetër. Në Budapest, lumi Danub është një arterie e qytetit e përshkruar me ura ku kalojnë kalimtarët dhe admirojnë lëvizjen e anijeve. Liqeni Balaton është vendi i preferuar i hungarezëve për pushime. Banjat termike mund të gjenden në të gjithë vendin dhe kjo kulturë ka ndjekur hungarezët prej kohësh duke përfituar nga vetitë shëruese të tyre. Budapesti është një nga qytetet më të dashura të Europës, me bukuritë arkitektonike si Parlamenti neo-gotik, Kalaja e madhe Buda dhe Ura e Zinxhirit Szechnyi.

Showing 128 out of 129