Video të fundit

Video/ Dhunon barbarisht arbitrin, arrestohet basketbollisti i Tiranës
Video/ Dhunon barbarisht arbitrin, arrestohet basketbollisti i Tiranës Gazeta Si 38 Shikime • 6 years më parë

<!-- wp:paragraph -->
<p>Pamje të turpshme në Pallatin e Sportit të Durrësit, “Ramazan Njala”. Dhunë barbare ndaj arbitrit të ndeshjes së basketbollit për meshkuj, Teuta-Tirana, jo nga tifozët, por nga një sportist. Bruno Daliu i Tiranës i është vërsulur me grushte arbitrit Jurgen Muho, duke e hedhur në tokë të gjakosur, siç e tregojmë edhe pamjet filmike. Një skenë vërtet e frikshme dhune. Një sjellje skandaloze nga një sportist, i cili ka irrituar tifozët në sallë që e kanë sharë në kor. Në këtë moment ndeshja është ndërprerë. </p>
<!-- /wp:paragraph -->

<!-- wp:paragraph -->
<p>Basketbollisti i Tiranës është arrestuar nga Policia e Durrësit. Me ndryshimet e bëra në Kodin Penal, Daliu rrezikon deri në 5 vjet burg. Saktësisht, në Nenin 274/a për “Goditjen e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”, thuhet: “Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive më shumë se një herë, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”. </p>
<!-- /wp:paragraph -->

<!-- wp:paragraph -->
<p>Në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësti për këtë ngjarje, shkruhet: “Arrestohet në flagrancë një 34-vjeçar për veprën penale "Goditja e sportistit,trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv". Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin: B.D., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala", ka goditur me grushte gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M.,26 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”.</p>
<!-- /wp:paragraph -->

Shqiptaret festojne pavaresine ne Nju Jork
Shqiptaret festojne pavaresine ne Nju Jork Gazeta Si 41 Shikime • 6 years më parë

Këshilli i bashkisë së Nju Jorkut organizoi mbrëmë një ceremoni festive për 107 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Me rastin e Ditës së Flamurit, këshilli nderoi disa prej veprimtarëve të dalluar të qytetit. Ne kete video kengetari nga Kosova, Ilir Shaqiri këndon këngën "Rrjedh në Këngë e ligjërime"”,

Pinoku
Pinoku Gazeta Si 62 Shikime • 6 years më parë

Traileri i Pinokut

Ndryshimet Klimatike
Ndryshimet Klimatike Gazeta Si 1 Shikime • 6 years më parë

Qeveritë globale po planifikojnë të prodhojnë 120 përqind më shumë lëndë djegëse fosile deri në vitin 2030, në kundërshtim me kufirin e ngrohjes globale, për të cilën kanë rënë dakord në “Marrëveshjen e Klimës” në Paris, në vitin 2015. Të gjitha vendet kryesore prodhuese të lëndëve djegëse fosile përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë, Arabinë Saudite, Indinë dhe vende të tjera kanë plane ambicioze për të rritur prodhimin, sipas një raporti të ri nga organizata kryesore kërkimore në Kombet e Bashkuara.

E rrethuar nga flakët, thirrja për ndihmë e koalas (Video)
E rrethuar nga flakët, thirrja për ndihmë e koalas (Video) Gazeta Si 45 Shikime • 6 years më parë

E rrethuar nga flakët dhe me tymin e lëshuar prej tyre që i mbushte mushkëritë, një koala u zvarrit në një pemë gjysmë të djegur dhe prej andej lëshonte thirrjet për ndihmë për t’i shpëtuar ferrit që e rrethonte.

Me këtë përshkrim një grua australiane e identifikuar më vonë me emrin Toni rrëfeu për mediat vendase sesi u gjend përpara një dileme; ose të sfidonte flakët duke rrezikuar edhe jetën e vet dhe të shpëtonte koalan, ose të qëndronte në distancë dhe të shihte sesi flakët merrnin jetën e kafshës së gjorë.

Mes të parës dhe të dytës triumfoi e dytë dhe një pjesë nga veprimi heroik i gruas është filmuar nga partneri i saj, që qëndroi në distancë.

Në videon që qarkullon në internet shihet koala që në përpjekje për t’u ikur flakëve dhe tymit kalon në anën tjetër të një rruge. Por, as në anën tjetër situata nuk është më e mirë. Nga lëvizjet e kafshës shihet se shpuza e lënë pas nga flakët po i digjte këmbët, ndërkohë që më herët flakët kishin lënë gjurmë edhe në gjysmën e trupit të saj.

Fill pasi e largon në një distancë sigurie nga zjarri, çifti që e shpëtoi i ofron për të pirë ujë dhe i lag djegiet e shkaktuara nga zjarri. Mediat australiane thonë se çifti e dorëzoi koalan në një spital veterinar, ku kafsha po merr mjekim për djegiet e pësuar.

Uellsi Jugor në Australi është përfshirë prej ditësh nga zjarre masive, që këtë vit mbërritën shumë më herët. Flakët kanë lënë pesë persona të vdekur dhe kanë shkatërruar me qindra hektarë pyll, që shërbente si habitat i koalave.

Ekstradohen drejt Italisë tre të kërkuar
Ekstradohen drejt Italisë tre të kërkuar Gazeta Si 40 Shikime • 6 years më parë

Autoriteteti shqiptare kanë ekstraduar në drejtim të Italisë tre shtetas të dënuar nga drejtësia italiane për vjedhje, vrasje dhe trafik droge.

Policia njofton se ka ekstraduar shtetasin e lindur në Elbasan me inicialet S.T, 50 vjeç. Ndaj këtij personi ka që në mars të 2017 një urdhër-arrest ndërkombëtar nga pala italiane pasi është dënuar për vrasje me paramendim.

Personi tjetër i ekstraduar është një 37-vjeçar me inicialet R.K., lindur në Fier. Urdhër-arresti për të është lëshuaar në janar të 2018 me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale të trafikut të drogës.

I fundit është një 47-vjeçar i lindur në Krujë, që është dënuar me 6 vite burg për veprën penale të vjedhjes me armë.

Në muajin gusht mori fund ngërçi i ekstradimeve, pas një vendimi të organeve të reja të drejtësisë që deleguan gjyqtarë të Apelit në Gjykatën e Lartë për të zhbllokuar këtë mekanizëm. Alarmi u dha që në pranverë, ku disa të shumëkërkuar nga vendet e Bashkimit Europian rrezikohej që të liroheshin para ekstradimit për përfundim afatesh.

Andrea Marko ne boten e kafsheve
Andrea Marko ne boten e kafsheve Gazeta Si 237 Shikime • 6 years më parë

Andrea Marko ne boten e kafsheve

Andrea, biografia e fshatit Dhermi dhe lidhja me "disidentin" Petro Marko
Andrea, biografia e fshatit Dhermi dhe lidhja me "disidentin" Petro Marko Gazeta Si 0 Shikime • 6 years më parë

Andrea, biografia e fshatit Dhermi dhe lidhja me "disidentin" Petro Marko

Femrat dikur dhe femrat e sotme te Andrea Markos
Femrat dikur dhe femrat e sotme te Andrea Markos Gazeta Si 117 Shikime • 6 years më parë

Andrea Marko per Gazeten Si

Tituj personal te Andrea Markos, letrat dhe momentet interesante
Tituj personal te Andrea Markos, letrat dhe momentet interesante Gazeta Si 124 Shikime • 6 years më parë

Andrea Marko, gazeta "Si"

Andrea Marko karriera me ekipin e Dinamos
Andrea Marko karriera me ekipin e Dinamos Gazeta Si 144 Shikime • 6 years më parë

Rrëfimi i Andrea Markos për Gazetën "Si".

Shkëlzen Doli luan Himin e Kosovës para ndeshjes me Anglinë
Shkëlzen Doli luan Himin e Kosovës para ndeshjes me Anglinë Gazeta Si 32 Shikime • 6 years më parë

Kosova humbi një ndeshje, por fitoi simpatinë e anglezëve, në këto kohë kur ka kaq shumë nevojë për mbështetjen e Anglisë, pikërisht asaj Anglie që me Tony Blair nuk qëndroi duarkryq atëherë kur Kosova kishte më shumë nevojë.

Tifozët e Kosovës ngrenë flamuj anglezë gjatë himnit
Tifozët e Kosovës ngrenë flamuj anglezë gjatë himnit Gazeta Si 30 Shikime • 6 years më parë

Kosova humbi një ndeshje, por fitoi simpatinë e anglezëve, në këto kohë kur ka kaq shumë nevojë për mbështetjen e Anglisë, pikërisht asaj Anglie që me Tony Blair nuk qëndroi duarkryq atëherë kur Kosova kishte më shumë nevojë.

Një flamur kombëtar për çdo tifoz, “Kuqezinjtë” nisin festën që në rrugë
Një flamur kombëtar për çdo tifoz, “Kuqezinjtë” nisin festën që në rrugë Gazeta Si 32 Shikime • 6 years më parë

Tifozët “Kuqezinj” kanë nisur që prej mesditës festën që i paraprin takimit të fundit për eliminatoret e Euro2020.

Shqipëria nuk ka asnjë mundësi që të kualifikohet dhe ndeshja ndaj Francës është sa për statistikë. Por, kjo nuk ka qenë aspak pengesë që 22 mijë biletat të shterojnë me shpejtësi për këtë takim, ndërkohë që rreth orës 19:00 tifozët iu drejtuan stadiumit “Air Albania”.

Para fillimit të takimit do të ketë një ceremoni përurimi, që pritet të zgjasë rreth 15 minuta. Si pjesë e koreografisë së kësaj ceremonie, por edhe përgjatë ndeshjes në të gjitha shkallët e stadiumit është shpërndarë nga një flamur kombëtar.

Një flamur kombëtar për çdo tifoz, “Kuqezinjtë” nisin festën që në rrugë
Një flamur kombëtar për çdo tifoz, “Kuqezinjtë” nisin festën që në rrugë Gazeta Si 42 Shikime • 6 years më parë

Tifozët “Kuqezinj” kanë nisur që prej mesditës festën që i paraprin takimit të fundit për eliminatoret e Euro2020.

Shqipëria nuk ka asnjë mundësi që të kualifikohet dhe ndeshja ndaj Francës është sa për statistikë. Por, kjo nuk ka qenë aspak pengesë që 22 mijë biletat të shterojnë me shpejtësi për këtë takim, ndërkohë që rreth orës 19:00 tifozët iu drejtuan stadiumit “Air Albania”.

Para fillimit të takimit do të ketë një ceremoni përurimi, që pritet të zgjasë rreth 15 minuta. Si pjesë e koreografisë së kësaj ceremonie, por edhe përgjatë ndeshjes në të gjitha shkallët e stadiumit është shpërndarë nga një flamur kombëtar.

Edi Reja i tregon defektin Edi Rames
Edi Reja i tregon defektin Edi Rames Gazeta Si 33 Shikime • 6 years më parë

Shqipëria mbyll sonte në mbrëmje me sfidën ndaj Francës kualifikueset Euro2020. Kualifikimi është një temë e mbyllur prej kohësh, ndaj ndeshja pritet që t’i shërbejë trajnerit Edi Reja për të testuar “Kuqezinjtë” përballë kampionëve të botës në fuqi, të cilët në ndeshjen e parë na mundën 4-1.

Pavarësisht yjeve që do të ketë përballë, tekniku italian shprehet optimist.

“Nuk mendoj se taktika është më e rëndësishmja në ndeshjen me Francën, janë protagonistët ata që vendosin fatin e saj. Shqipëria ka mënyrën e saj të të luajturit dhe më atë mënyrë kemi mundësitë tona në çdo ndeshje dhe ndaj çdo kundërshtari, edhe ndaj Francës. E kemi të qartë se ku mund të na vërë më shumë në vështirësi Franca, por dimë edhe ku mund ta rrezikojmë ne. E rëndësishme është që të jemi të gatshëm për të shfrytëzuar çdo rast që mund të na krijohet”, deklaroi ai në konferencën për shtyp të shtunën.

Konferenca nisi pasi trajneri priti në stadiumin e ri Kryeministrin Edi Rama, ku mes batutash foli për një defekt të kreut të Qeverisë. “Vetëm një problem ka, është tifoz i Juves”, tha Reja. Më pas, i shoqëruar nga kreu i FSHF-së, Armand Duka, Rama zbriti në fushë ku mori rolin e trajnerit. Nga futbollistët nuk kërkoi fitoren ndaj Francës. “Këtu duhet të jepni maksimumin. Kaq! Rezultati pak rëndësi ka”, u shpreh ai.

Ndeshjes do t’i paraprijë ceremonia 15 minutëshe e përurimit të stadiumit të ri, që mori emrin “Air Albania”. Drejtimi i saj i është lënë Ardit Gjebreas dhe në fushën e blertë do të përformojnë edhe këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare. Para tifozëve fillimisht do të dalë Era Istrefi me këngën zyrtare të Kupës së Botës, “Live it up”.

Më pas Flori Mumajesi do të këndojë këngën “Kuqezi je ti”. Kënga e tretë do të jetë “Xhamadani vija vija” dhe do të interpretohet nga Aurela Gaçe, ndërsa Himni Kombëtar i Shqipërisë do të këndohet nga Juliana Pasha.

“La Marseillaise”, Himni i Francës i është besuar Besa Kokëdhimës.Ceremonia mendohet të zgjasë rreth 15 minuta dhe do të fillojë në orën 20:30, ndërsa ndeshja nis në 20.45.

Masat, në stadium nuk lejohen as farat

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë se Shtetit dhe Drejtoria Vendore e Policisë në Tiranë, kanë deklaruar se do të marrin një sërë masa për të siguruar qetësinë publike. Në kuadër të këtyre masave, policia ka bërë me dije se për të gjithë tifozerinë, si vendase dhe atë të ekipit të Francës do të merren disa masa ndaluese, mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit. Për lëvizjen e automjeteve në zonën në afërsi të stadiumit “Arena Kombëtare”, do të jenë të lira vetëm akset rrugore “Rruga e Elbasanit” dhe Unaza, në të dy drejtimet e lëvizjes së saj, më pas në të gjitha rrugët e tjera hyrëse në këtë zonë nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve. Ndërkohë, të gjitha automjetet që janë parkuar brenda zonës së mësipërme do të duhet të largohen që nga ora 12:00, ndërsa tifozët do të futen në stadium në orën 18:30.

Për sa u përket automjeteve të autorizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit, ato duhet të jenë të pajisura me shenjën dalluese në xhamin e përparmë dhe do të hyjnë vetëm nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, tek Ura e Lanës, Libri Universitar dhe Presidenca, me drejtim sheshin “Nënë Tereza”. Gjithashtu, do të ketë një kontroll antieksploziv për çdo automjet.

Këto janë masat e sigurisë së Policisë, ndërsa vetë FSHF ka një rregullore të detajuar për tifozët që do të hyjnë në stadiumin e ri, ku mes parashikimeve është edhe ndalimi i farave.

PD: Fëmijët u lanë pa shkollë për ceremoninë e stadiumit
PD: Fëmijët u lanë pa shkollë për ceremoninë e stadiumit Gazeta Si 39 Shikime • 6 years më parë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi thotë se qindra fëmijë janë lënë pa shkollë prej ditësh për t’u përgatitur për ceremoninë e përurimit të stadiumit kombëtar.

Vokshi thotë se fëmijët e disa shkolla të Tiranës, Ata janë të detyruar të marrin pjesë në provat e ceremonisë së përurimit të projektit, sipas saj, korruptiv të familjes kryeministrore, stadiumit me kullë.

“Pamjet në video janë xhiruar 3-4 ditë më parë, në orën 9 të mëngjesit. Në vend që të shkojnë në shkollë për të mësuar historinë, gjeografinë, gjuhën shqipe, fizikën apo kiminë, fëmijët mësohen të kërcejnë për të mbushur propagandën e Edi Ramës me spektakël rinor”, shkruan ish-deputetja.

Vokshi i krahason pamjet me ato që mbërrijnë nga Kina.

“Këto video e foto të shfrytëzimit të fëmijëve si në spektaklet kineze komuniste është një arsye më shumë për t’i dhënë fund kësaj qeverie, që u mbyll gojën mësuesve me një kërcënim për largim nga puna dhe që vendos sistemin e arsimit në shërbimin e propagandës për të mbuluar vjedhjen dhe korrupsionin qeveritar”, mbyll reagimin e saj ish-deputetja e PD-së.

Transportuesi i operacioneve speciale ushtarake amerikane ulet në Kuçovë
Transportuesi i operacioneve speciale ushtarake amerikane ulet në Kuçovë Gazeta Si 45 Shikime • 6 years më parë

Prej më shumë se dy dekada, avionët e vetëm që janë ulur në Aeroportin e Kuçovës kanë qenë avionët luftarakë. Por, së fundmi është ulur në këtë bazë një avion transportues ushtarak, i përmasave të mëdha, siç është “MC-130J Commando II” i Forcave Ajrore Amerikane.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njoftoi se prej disa ditësh, dy avionë të këtij llojit që janë mbështetës të Operacioneve Speciale Ajrore amerikane përdorën bazën e Kuçovës dhe atë të Rinasit.

“Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë”, thotë Xhaçka.

Policia bllokon qarkullimin në të dyja kahet e Unazës së Re
Policia bllokon qarkullimin në të dyja kahet e Unazës së Re Gazeta Si 28 Shikime • 6 years më parë

Shpallja e fituesit për lotin 1 të Unazës së Madhe nga aksi “Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” çliroi nga pengesat ligjore Inspektoriatin e Kombëtar Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat e tjera shtetërore për të vazhduar prishjen e ndërtesave, punë e lënë përgjysmë që pas shpërthimit të skandalit “DH Albania”.

Sipas dëshmive që banorë të zonës dhanë për gazetën “Si”, fadromat e IKMT-së u shfaqën pranë “Rrethrrotullimit Shqiponja” në kahun e brendshëm të Unazës së Re rreth orës 5 të mëngjesit të së martës (12 nëntor). Mbërritjes së mjeteve të rënda u kishte paraprirë policia me forca të shumta, që nga grupet e forcave “Shqiponja” deri tek Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Aksioni përqëndrohej në një zonë të kufizuar në rreth 300 metra vijë lineare. Nga një verifikim i gazetës “Si” në terren, në këtë zonë nuk preken më shumë se 10 banesa dhe po kaq ndërtesa që shfrytëzohen për aktivitet biznesi.

Shengeni Ballkanik,  Rama ndihet i tradhtuar nga Kosova
Shengeni Ballkanik, Rama ndihet i tradhtuar nga Kosova Gazeta Si 19 Shikime • 6 years më parë

Krijimi i zonës së lirë ekonomike në Ballkanin Perëndimor ka nisur të prodhojë përçarjen e shqiptarëve. Në Tiranë, nisma e Ramës me Vuçic dhe Zaev ka hasur në një rezistencë minimale, por në Prishtinë klasa politike është shprehur thuajse njëzëri kundër.

Dukshëm duke marrë shkas nga qëndrimet dhe reagimet kundër që mbërritën nga Kosova, në fjalën e mbajtur në përfundim të samitit të Ohrit, mesazhi i Kryeministri Edi Rama adresohej për në Prishtinë. Rama qortoi udhëheqësit kosovarë se rruga e vetëpërjashtimit dhe e vetë izolimit nuk sjell dobishmëri. Kundër nismës ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Rama nuk e përmendi në emër, por mes rreshtave e replikoi me të për qëndrime të dyfishta.

“Do të më lejoni që të mos i shmangem elefantit që është këtu në dhomë, që lidhet me Kosovën. Me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, apo nuk duan ta kuptojnë, këtu është momenti për të thënë se së pari në kujtesën time jemi takuar dhe dakordësuar për gjithçka që shkruhet e zeza mbi të bardhë, tani jo si dokument, por si plan në këtë nismë mes liderësh të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, Londër, Poznan, Berlin, Vjenë, Durrës, Shkup. Me sa unë kujtoj nuk më rezulton se në të gjithë këto takime, Serbia apo Bosnja e kishin njohur Kosovën, por kjo nuk e ka penguar as Presidentin dhe as kryeministrat që të marrin pjesë dhe të flasin në emër të Kosovës si të barabartë me të tjerët”, tha ai.

Kritikët akuzojnë se pas kësaj nisme qëndron ambicia e Serbisë për të rindërtuar Jugosllavinë. Rama i cilësoi si qesharake dhe me të njëjtën fjali iu përgjigj edhe kritikave që në Serbi i adresohen Presidentit Vuçiç, që akuzohet se me anë të kësaj nisme po ngre Shqipërinë e Madhe.

“Nuk ka mundësi që unë të jem edhe minijugosllav, edhe shqiptaro-madh. Unë jam thjesht një qytetar europian dhe nuk po bëj asgjë përveçse po marr pjesë në një proces që e kam kërkuar vetë prej vitesh”, tha Kryeministri.

Rama kërkoi që të mos sulmohej qeveria dhe politika e Tiranës, pasi sipas tij, kjo nuk i sjell asgjë të mirë Kosovës, ndërsa në konferencën e shkurtër për shtyp me gazetarët shqiptarë që e shoqëronin në Ohër shprehu më shumë habinë me qëndrimin e kreut të LDK-së, Isa Mustafa i cili iu bashkua qëndrimeve që paralajmërojnë rrezikun e krijimit të Jugosllavisë së re.

“Kam respekt për Isa Mustafën, por jam i befasuar nga deklarata e tij. Të flasësh për këtë proces si një proces që rikrijon Jugosllavinë dhe të ma thuash mua këtë që as kam punuar në administratën e Jugosllavisë,më duket e tepërt dhe jo fort elegante”, deklaroi ai.

Rama e cilësoi paradoks refuzimin e Kosovës dhe kujtoi faktin se deri para ca vitesh, ideja e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në rajonin e Ballkanit kundërshtohej fort nga Serbia dhe vetë BE.

“Serbia e ka refuzuar gjithnjë sepse e ka parë si një kërcënim të shqiptarëve, sot kur Serbia lëshon në këtë drejtim, sepse sheh me interes që të përfitojë nga aspektet ekonomike, ne kundërvihemi?!”, vijoi Rama.

Kryeministri shpreson se me ngritjen e Qeverisë së re në Prishtinë, ku Kryeministër është projektuar Albin Kurti, do të ndryshojë edhe mendimi për “Shengenin Ballkanik” dhe Kosova do të marrë pjesë që në takimin e radhës më 21 dhjetor të përcaktuar në Durrës.

“Kam dëgjuar nga Albin Kurti që tha se është mirë qëKosova të jetë në të gjitha tryezat.Por unë nuk marr përsipër të bëj më të madhin dhe të bind liderët e Kosovës. Janë ata që vendosin dhe unë i respektoj vendimet e tyre edhe kur nuk i mirëkuptoj”, u shpreh Rama.

Në takimin e thirrur për në Durrës pritet që të jetë i pranishëm edhe Përfaqësuesi i ri i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josef Borrell. Rama konfirmoi pjesëmarrjen e tij dhe përsëriti se ftesa do të mbërrijë edhe në Prishtinë për pjesëmarrje.

21 dhjetori nuk është larg dhe përtej asaj se çfarë do të arrihet në kuadër të nismës për Shengenin Ballkanik, me interes të madh do të pritet nëse Kosova do të përfaqësohet, apo krisja Tiranë-Prishtinë, e nisur që në takimin e parë të Novi Sadit dhe e thelluar në takimin e Ohrit e rezultojë një ndarje pa kushte rreth këtij projekti.

Showing 124 out of 125