Up next

Fasonët marrin masat, instalojnë tunelin e dezinfektimit

31 Shikime· 04/20/20
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Sabina Veizaj- Donika Mici është e para sipërmarrëse e sektorit fason që ka instaluar tunelin e dezinefektimit.

“Ditët e fundit ka pasur të infektuar në fabrikat fason dhe ne vendosëm të shtojmë masat e parandalimit. Blemë tunelin e dezinfektimit. Është i njëjtë me atë që ka vendosur qeveria tek tregu i Kombinatit. E kemi blerë tek e njëjta shoqëri.” – Shprehet Donika Mici për gazetën “Si”.

Tuneli i dezinfektimit kushton 1300 euro dhe sot e kanë instaluar pas znj. Mici edhe dy sipërmarrje të tjera fason.

“Pasi unë e bëra prezent tek shoqata, ishin interesuar dhe 30 fabrika të tjera. Ky tunel dezinfektimi nuk largon virusin, sigurisht, nuk është për ata që janë të infektuar, por luan rolin e larjes së duarve dhe rrobave. Dezinfekton nga këmbët deri tek koka.” Shpjegon znj Mici.

Edhe Florian Zekja thotë se po interesohet për fabrikën e tij për të shtuar masat dhe po mendon për tunelin e dezinfektimit.

Ata kundërshtojnë mendimin e opozitës për mbyllje të mundshme të fabrikave fason.

“Në këto fabrika sot ushqehen 70 mijë familje, Imagjinoni ti kishte edhe këto në kurriz shteti. Edhe në Itali e cila u godit më fort se cilido shtet tjetër europian, nuk u mbyllën fasonët. Ne nuk jemi mbyllur as në 1997-ën. Është ndër të vetmit biznes që nuk mund të mbyllet për shkak të peshës socio-ekonomike që ka. Siç ka të infektuar në fabrikat fason, ka kudo. U infektua edhe drejtori i Urgjencës, duhej mbyllur urgjenca? U infektua kryeministri i Anglisë, çfarë duhet të bënin anglezët?”- pyet Zekja.

Kurse znj. Mici sugjeron si e vetmja zgjidhje për të parandaluar përhapjen në masë në bizneset fason dhe biznese të ngajshëm ku ka shumë punëtorë është bërja e testeve.

“Qeveria nuk i mbylli bë pikun e sëmundjes, do ti mbyllë tani. Ajo që duhet të bëjë qeveria është të bëjë teste masive në këto biznese”- shprehet znj. Mici.

Zekja gjykon se duhen shtuar masat mbrojtëse, por jo mbyllja, pasi është një moment që duhet menduar rimëkëmbja.

“Tani e për shumë gjatë maskat do të jenë një aksesor i rëndësishëm në të gjithë botën dhe ne do të kemi punë, si brenda vendit dhe jashtë vendit sepse kostoja e maskave që bëhen në Shqipëri është shumë më e ulët se në Gjermani përshembull.”- thotë Zekja.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next