La musique


Mbrëmjen e të martës është arritur të parandalohet një
ngjarje e rëndë në një familje, në fshatin Kus të Tiranës.
Policia, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kus, një
person po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre dhe posedonte armë zjarri,
kanë organizuar punën për kapjen e tij.


Edhe pse temperaturat kanë shkuar në minus dhe
era e fortë është kthyer në problem në Pogradec, asnjëra nga këto nuk e kanë
penguar një qytetar që të bëjë sërf.
Ai shihet teksa bën sërf në Tushemisht në
liqenin me dallgë dhe erë të fortë.


Prindër, nxënës dhe qytetarë të shumtë kanë
dalë sot për herë të tretë në protestë që pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin
Cani nga një bashkëmoshatar i tij në dyert e shkollës ‘Fan Noli’. Përpos kërkesave
që i kanë bërë publike që në protestën e parë, ku më kryesoret janë dorëheqja e
ministres së arsimit Ogerta Manastirliu dhe sigurisë në shkolla, këtë herë
qytetarët bëjnë thirrje edhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes që tronditi
gjithë vendin.


Me lopata, kova dhe maska, dhjetëra mijëra
njerëz kanë mbajtur radhën për të dhënë ndihmën e tyre në Valencia, Spanjë e cila
u godit nga një prej përmbytjet më të mëdha në histori.


Reshjet e shiut kanë pushtuar vendin, duke
krijuar përmbytje në disa qytete ndërkohë që qarkullimi në qytete të tjera është
vështirësuar për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugë.


Pas një muaji në arrati, është vënë në pranga Bledar
Trëndafili, autori i ngjarjes së rëndë të 31 Gushtit, ku pasi e leu me benzinë,
i vuri flakën bashkëshortes së tij me të cilën ishte në proces divorci.


Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër ka
zhvilluar censusin e dallëndyshes së detit faqebardhë.
Për të 5-tin vit radhazi është kryer Censusi i
Dallëndyshes së Detit Faqebardhë (Chlidonias hybrida) në brigjet e Rezervatit
Natyror të Menaxhuar.
Për vitin 2024 janë numëruar 734 individë ose
e përkthyer në çifte, 367 çifte të cilët janë në prag folenizimi.


Një shpërthim i fuqishëm ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjes.
Si pasojë e shpërthimit pas vinçierit, Landi Verçani, mësohet se ka humbur jetën edhe djali i tij 24 vjeçar i cili po transportohej drejt Traumës.
Bëhet me dije se i riu ka qenë brenda vinçit kur mjeti i punës ka rënë në kontakt me rrjetin e tensionit të lartë elektrik.