Lajme

Gazeta Si
30 Shikime · 4 years më parë

Komisioni Rregullator shpalli moskompetencën për vendosjen e modelit të fletës së votimit dhe ja kaloi këtë detyrë Komisionerit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Rregullatori u mblodh mbrëmjen e kësaj të mërkure në përpjekjen e radhës për të vendosur për njërën nga tre modelet e dorëzuara nga Ilirjan Celibashi për miratim, ku dy janë me emra dhe një me numër.

Përfaqësuesi socialist në këtë mbledhje, Eridian Salianji tha se Rregullatori nuk mund të vendosë për këtë çështje dhe duke cituar nenet e Kodit Zgjedhor u kërkoi anëtarëve të këtij Komisioni që t’ja kthejnë atë sërish Celibashit.

Pas hedhjes në votim nëse kjo ishte apo jo kompetencë e Rregullatorit, anëtarët e këtij komisioni votuan unanimisht që jo.

Ndërkohë, anëtari i Rregullatorit, Dritan Çaka i kërkoi Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi që të nisë menjëherë hetimet në lidhje me dyshimet se vaksinat po përdoren nga mazhoranca për fushatë elektorale.

“Komisioneri të ndalojë menjëherë propagandën dhe përdorimin e burimeve publike në mbështetje të një subjekti zgjedhor. Në aktin normativ për vaksinat parashikohet se vaksinat do të mbulohen nga buxheti, pra nga taksapaguesit shqiptarë. Pra, çfarë merite ka kryetari i PS dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës për vaksinat?! Ftoj Komisionerin të ndëmarrë një hetim të plotë, të thelluar dhe të menjëhershëm”, tha Çaka.

Ilirjan Celibashi iu përgjigj se do ta marrë në konsideratë menjëherë këtë çështje.

Komisioni Rregullator u mblodh edhe gjatë paradites së të mërkurës për të vendosur për modelin e fletës së votimit. Në këtë mbledhje, Celibashi ka deklaruar se i takon Komisionit Rregullator të vendosë.

“Ju kam sjellë tre variante. Dy me emra kandidatësh dhe një ku kandidatët përfaqësohen me numra. Ju takon juve të vendosni”, tha Celibashi.


t

Gazeta Si
31 Shikime · 4 years më parë

“Shqipëria është një! Ne do të krijojmë mirëkuptimin në të gjithë vendin që njerëzit të shikojnë nga njëri-tjetri, të përqafohen me njëri-tjetrin dhe të mos shikohen me gjuhën e armëve dhe të tankeve”.

Këto ishin fjalët e para të Bashkim Finos pas dekretimit nga Presidenti Sali Berisha si Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në ato ditë të vrullshme të marsit 1997.

Aleksandër Meksi ishte dorëhequr 10 ditë më parë, si pjesë e marrëveshjes së vështirë mes palëve politike për të qetësuar gjakrat dhe shmangien e përshkallëzimit të dhunës, që deri në atë kohë mbetej ende një konflikt civil, megjithëse kishte nuancat e një lufte civile, që rrezikonte të ndante vendin në veri-jug.

Bashkim Fino u përzgjodh si emri konsensual. Ishte pak më shumë se 30 vjeç dhe merrte frenat e Qeverisë me përvojën e drejtimit të Gjirokastrës si kryebashkiak për katër vite. Në ato ditë, shteti kishte nën kontroll dhe funksiononte vetëm në Tiranë, ndërsa zonat e tjerë të vendit ishin krejtësisht jashtë kontrollit.

Programi i shpalosur ishte i thjeshtë dhe me katër pika në përmbajtje, por më shumë se i vështirë në zbatim. Pika e parë dhe më emergjente ishte rivendosja e rendit dhe shtrirjen e kontrollit të shtetit në të gjithë vendin.

Për shkak të jetëgjatësisë, Qeveria “Fino” pak mund të bënte në këtë drejtim, por ajo hodhi bazat e planit kombëtar të çarmatosjes së qytetarëve. Kryeministri i ri ishte i vetëdijshëm për vështirësinë dhe për kapacitetet e Qeverisë së re për të bërë zap me forcë grupet e armatosura që kontrollonin territoret e vendit.

“Rebelëve kjo Qeveri duhet t’u drejtohet me thirrje dashamirëse, mirëkuptim dhe dialog, që ata të dorëzojnë vullnetarisht armët, sepse me urdhër nuk bëhet asgjë”, deklaronte ai.

Pika e dytë e programit ishte stabilizimi ekonomik e financiar i vendit dhe furnizimin e popullatës me ushqime dhe ilaçe. Dëmtimet dhe vjedhjet krijuan vështirësi në furnizimin e popullit me produktet me të domosdoshme.

“Për te normalizuar ketë situatë, Qeveria do të dialogojë me te gjithë qytetarët, që të kontribuojnë në funksionimin e rrjetit tregtar dhe industrial. Objekte të rëndësishme private e shtetërore të këtij rrjeti do të shpallen të rëndësisë së veçantë, e do te merren në mbrojtje nga organet e rendit. Gjithashtu Qeveria do te krijojë kushte që te normalizohet importi i mallrave ushqimore e industriale të rëndësisë jetike nga ato shtete prej të cilave është kryer deri tani”, thuhet në plan.

Plani përfshinte edhe thirrjet për ndihmë adresuar BE-së dhe SHBA për nidhma humanitare.

Pika e tretë e planit lidhej me vënien nën kontroll të financave të shtetit. Fino premtoi transparencë, hartimin dhe miratimin e buxhetit të shtetit për vitin 1997, vënien në funksion të sistemit bankar në rrethe dhe te gjithë sistemin financiar te vendit, si dhe atë të doganave, të tatimeve dhe të institucioneve të tjera në te gjithë vendin.

Pika e fundit lidhej me krijimin e kushteve dhe marrjen e të gjithë masave të tjera të domosdoshme për realizimin e zgjedhjeve të reja.

“Qeveria do të kërkojë nga Kuvendi, me konsensusin e tryezave të forcave politike përmirësimin e kuadrit ligjor, për të garantuar zgjedhje të qeta, të lira dhe transparente. Në këtë drejtim ajo do të punojë që të eliminojë çdo mangësi, apo precedent që mund të çojë në tensionimin e situatës, apo në manipulime të zgjedhjeve”, thuhej në këtë pikë.

Zgjedhjet e reja u mbajtën më 29 qershor 1997 dhe Partia Demokratike akuzoi shpejt Qeverinë e Pajtimit Kombëtar se kishte dështuar në përmbushjen e pikës së katërt të programit të saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në të gjithë vendin.

Në fund të korrikut 1997, kjo Qeveri u largua për t’i lënë vendin qeverisë së re të drejtuar nga Fatos Nano.

Gazeta Si
18 Shikime · 4 years më parë

Kryeministri Edi Rama premton se sezoni turistik do ta gjejë vendin pa masa kufizuese dhe të hapur plotësisht për turistët nga e gjithë bota.

"Hotelet, restorantet, klubet, çdo plazh e çdo mal i Shqipërisë do të jenë të hapura pa masa kufizuese", thotë ai.

Kreu i Qeverisë shpërndau këtë të diel një spot të shkurtër në rrjetet sociale, ku thotë se Shqipëria siguroi vaksina kundër Covid kundrejt të gjitha parashikimeve.

Spoti është i ngjashëm me atë të publikuar disa ditë më parë e të lexuar nga aktori Robert Ndrenika me ndryshimin se këtë herë Rama është vetë narratori.

Gazeta Si
103 Shikime · 4 years më parë

Kryeministri Edi Rama u kërkoi shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen masivisht në censusin e popullsisë, duke mos neglizhuar atë që ai e cilësoi një betejë të vogël, por që mund të sjellë humbje të mëdha.

Rama u kujton se nga numri i shqiptarëve atje varet edhe pushteti që do të kenë ata në shtet-formimin e Maqedonisë së Veriut.

“Nga numri i shqiptarëve të regjistruar varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptar të asaj republike mbi pjesëmarrjen apo vendimmarrjen e shqiptarëve atje. Nuk ju kërkohet të merrni pushkën dhe të dilni në mal dhe as lopatën e të dilni në fushë, por veç të harxhoni 5 minuta për të klikuar adresën dhe për të shkruar me krenari emrin tuaj dhe gjakun tuaj prej shqiptari", u shpreh Rama.

Gazeta Si
21 Shikime · 4 years më parë

⁣Kryeministri Edi Rama i bëri një interpretim ndryshe vendimit të Komitetit Teknik që ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave në ambiente të hapura, ose të mbyllura.
Kreu i Qeverisë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse hapja e fushatës e socialistëve e shkel apo jo vendimin e Komitetit.
Rama thotë se ligji ndalon grumbullimet e më shumë se 10 vetave në të njëjtin vend dhe jo grumbullimin e më shumë se dhjetë vetave në vende të ndryshme…të të njëjtit shesh.
“Është çështje imagjinate. Grumbullimi sipas ligjit është i kufizuar në të njëjtin vend dhe nëse këtu jemi 10 dhe nëse 20 metra më tutje janë 10 të tjerë, kjo nuk përbën shkelje të ligjit, por aftësi krijuese për të mundësuar që në shesh të jenë më shumë se 10 veta, por të grumbulluar të mos jenë më shumë se 10 veta”, tha Rama.
Kjo deklaratë e kreut të Qeverisë nënkupton se gjatë hapjes së fushatës së socialistëve, në orën 18:00 të pranishëm mund të ketë edhe qytetarë dhe mbështetës së partisë, përveç kandidatëve.
Më herët, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj tha se përveç atyre që do të jenë të pranishëm, në këtë hapje fushate do të jenë edhe qindra mbështetës të partisë të lidhur përmes platformave të komunikimit online.

Gazeta Si
48 Shikime · 4 years më parë

anë mbushur 22 vjet që nga dita kur avionët e NATO-s filluan sulmet ajrore kundër Serbisë. Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, pasi kishte dhënë urdhër për këtë sulm, kishte doli në një deklaratë televizive, duke e treguar gjendjen në Kosovë dhe duke i përmendur arsyet e fillimit të bombardimit si mënyrë e vetme e përfundimit të luftës. Bombardimet zgjatën 78 ditë.

Sulmet ajrore zgjatën deri më 9 qershor 1999 dhe u ndalën me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës. Dy ditë më vonë, forcat serbe filluan të tërhiqeshin nga Kosova. Më poshtë mund ta lexoni fjalimin e plotë të presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton:

Bashkëkombasit e mi amerikanë, sot forcat tona të armatosura u bashkuan me aleatët tanë të NATO-s në sulme ajrore kundër forcave serbe përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Ne kemi vepruar me vendosmëri për disa arsye.

Ne veprojmë për të mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga një ofensivë ushtarake në rritje.

Ne veprojmë për të parandaluar një luftë më të gjerë, për të shpërndarë një kuti pluhuri në zemër të Evropës, e cila ka shpërthyer dy herë më parë në këtë shekull me rezultate katastrofike.

Ne veprojmë të qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë për paqe. Duke vepruar tani, po i mbajmë vlerat tona, duke mbrojtur interesat tona dhe duke avancuar shkakun e paqes.

Sonte dëshiroj të flas me ju për tragjedinë në Kosovë dhe pse ka rëndësi për Amerikën që ne të punojmë me aleatët tanë për t’i dhënë fund asaj.

Së pari, më lejoni t’ju shpjegoj se për çfarë po i përgjigjemi. Kosova është një provincë e Serbisë, në mes të Evropës Juglindore dhe rreth 160 milje në lindje të Italisë. Kjo është më pak se distanca midis Uashingtonit dhe Nju Jorkut, dhe vetëm rreth 70 milje në veri të Greqisë.

Njerëzit e saj janë kryesisht shqiptarë etnikë dhe kryesisht myslimanë.

Në 1989 kreu i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, i njëjti lider i cili nisi luftërat në Bosnje dhe Kroaci dhe u zhvendos kundër Sllovenisë në dekadën e fundit, e hoqi Kosovën nga autonomia kushtetuese, duke mohuar kështu të drejtën e tyre për të folur gjuhën e tyre shkolla, formojnë jetën e tyre të përditshme. Për vite të tëra, kosovari luftoi në mënyrë paqësore për t’i kthyer të drejtat e veta. Kur Presidenti Millosheviç i dërgoi trupat dhe policët për t’i shtypur ato, lufta u bë e dhunshme.

Vjeshtën e kaluar, diplomacia jonë, e mbështetur nga kërcënimi i forcës nga aleanca jonë e NATO-s, ndaloi luftimet për pak kohë dhe shpëtoi dhjetëra mijëra njerëz nga ngrirja dhe uria në kodra ku kishin ikur për të shpëtuar jetën e tyre. Dhe muajin e kaluar, me aleatët tanë dhe Rusinë, ne propozuam një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftimeve për mirë. Krerët kosovarë nënshkruan atë marrëveshje javën e kaluar.

Edhe pse nuk u jep atyre gjithçka që duan, megjithëse populli i tyre po vazhdonte të luftonte, ata panë se një paqe e drejtë është më e mirë se një luftë e gjatë dhe e pamposhtur.

Krerët serbë, nga ana tjetër, refuzuan madje të diskutonin elementët kryesorë të marrëveshjes së paqes. Ndërsa kosovarët po thoshin po për paqen, Serbia stacionoi 40,000 trupa në dhe rreth Kosovës në përgatitje për një ofensivë të madhe dhe në shkelje të qartë të angazhimeve që kishin bërë.

Tani ata kanë filluar të lëvizin nga fshati në fshat, duke i sulmuar civilët dhe duke ndezur shtëpitë e tyre. Ne kemi parë njerëz të pafajshëm të marrë nga shtëpitë e tyre, të detyruar të bie në gjunjë në pluhur dhe të mbuluar me plumba. Burrat kosovarë u tërhoqën nga familjet, etërit dhe djemtë së bashku, u rreshtuan dhe qëlluan me gjak të ftohtë. Kjo nuk është luftë në kuptimin tradicional. Është një sulm nga tanket dhe artileria për një popull shumë të pambrojtur, udhëheqësit e të cilit tashmë kanë rënë dakord për paqen.

Përfundimi i kësaj tragjedie është një domosdoshmëri morale. Është gjithashtu e rëndësishme për interesat kombëtare të Amerikës. Hidhni një sy në këtë hartë. Kosova është një vend i vogël, por ajo qëndron në një vijë madhore midis Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme, në vendin e takimit të Islamit dhe të degëve perëndimore dhe ortodokse të krishterimit.

Në jug janë aleatët tanë, Greqia dhe Turqia. Në veri, aleatët tanë të rinj demokratikë në Evropën Qendrore. Dhe në të gjithë Kosovën, ka vende të tjera të vogla, duke luftuar me sfidat e tyre ekonomike dhe politike, vende që mund të përmbysen nga një valë e re e madhe e refugjatëve nga Kosova.

Të gjithë përbërësit për një luftë të madhe janë atje. Ankesat e vjetra, duke luftuar demokracitë dhe mbi të gjitha, një diktator në Serbi, i cili nuk ka bërë asgjë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, por fillon luftëra të reja dhe derdh benzinë ​​në flakët e ndarjes etnike dhe fetare.

Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjës fqinje, është vendi ku filloi Lufta e Parë Botërore. Lufta e Dytë Botërore dhe Holokausti e përfshinë këtë rajon. Në të dy luftërat Evropa ishte e ngadaltë për të njohur rreziqet, dhe Shtetet e Bashkuara pritën edhe më gjatë për të hyrë në konflikte. Vetëm imagjinoni nëse liderët në atë kohë kishin vepruar me mençuri dhe në fillim, sa shumë jetë mund të ishin shpëtuar? Sa amerikanë nuk do të duhej të vdisnin?

Mësuam disa nga mësimet e njëjta në Bosnjë vetëm pak vite më parë. Bota nuk veproi sa më herët për ta ndalur atë luftë. Dhe të mos harrojmë se çfarë ka ndodhur. Njerëz të pafajshëm u futën në kampe, fëmijët u vranë nga snajperët gjatë rrugës për në shkollë, fushat e futbollit dhe parqet u shndërruan në varreza. Një e katërta e një milion njerëzve u vranë, jo për shkak të ndonjë gjëje që kishin bërë, por për shkak se kush ishin. Dy milionë boshnjakë u bënë refugjatë.

Ky ishte gjenocid në zemër të Evropës, jo në vitin 1945, por në vitin 1995. Jo në disa lajme të prera nga koha e prindërve dhe gjyshërve tanë, por në kohën tonë, duke sfiduar njerëzimin tonë dhe vendosmërinë tonë.

Në atë kohë, shumë njerëz besonin se asgjë nuk mund të bëhej për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Bosnje. Ata thanë: “Po, kjo është ashtu siç janë ata njerëz në Ballkan”. Por, kur ne dhe aleatët tanë u bashkuam me boshnjakë të guximshëm për të qëndruar deri tek agresorët, ne ndihmuam t’i japim fund luftës. Mësuam se në Ballkan, mosveprimi përballë brutalitetit thjesht fton brutalitetin. Por vendosmëria mund të ndalojë ushtritë dhe të shpëtojë jetën.

Ne duhet ta zbatojmë atë mësim në Kosovë, para se të ndodhë në Bosnje, ndodh edhe atje.

Gjatë muajve të fundit, ne kemi bërë gjithçka që mundëm për të zgjidhur këtë problem në mënyrë paqësore. Sekretarja Albright ka punuar pa u lodhur për një marrëveshje të negociuar. Z.Millosheviç ka refuzuar.

Të dielën kam dërguar Ambasadorin Dik Holbrooke në Serbi për t’i bërë të qartë atij përsëri në emër të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë të NATO-s se ai duhet të respektojë zotimet e tij dhe të ndalë represionin e tij ose të përballet me veprime ushtarake. Përsëri, ai refuzoi.

Sot, ne dhe 18 aleatët tanë të NATO-s pranuan të bënin atë që thamë ne do të bënim, çfarë duhet të bëjmë për të rivendosur paqen. Misioni ynë është i qartë – për të demonstruar seriozitetin e qëllimit të NATO-s, në mënyrë që udhëheqësit serb të kuptojnë domosdoshmërinë e ndryshimit të kursit, për të penguar një ofensivë edhe më të përgjakshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë dhe nëse është e nevojshme të dëmtojë seriozisht kapacitetin e ushtrisë serbe për të dëmtuar popullit të Kosovës.

Shkurt, nëse Presidenti Millosheviç nuk do të bëjë paqe, ne do ta kufizojmë aftësinë e tij për të bërë luftë.

Tani dua të jem i qartë me ju, ka rreziqe në këtë aksion ushtarak – rreziku për pilotët tanë dhe njerëzit në terren. Mbrojtja ajrore e Serbisë është e fortë. Ajo mund të vendosë të intensifikojë sulmin e saj ndaj Kosovës, ose të kërkojë të na dëmtojë neve ose aleatët tanë kudo tjetër. Nëse po, ne do të japim një përgjigje të fortë.

Shpresojmë se zoti Millosheviç do të kuptojë se kursi i tij i tanishëm është vetëshkatërrues dhe i paqëndrueshëm. Nëse vendos të pranojë marrëveshjen e paqes dhe të çmilitarizojë Kosovën, NATO ka rënë dakord të ndihmojë për ta zbatuar atë me një forcë paqeruajtëse.

Nëse NATO është e ftuar ta bëjë këtë, trupat tona duhet të marrin pjesë në atë mision për të mbajtur paqen, por unë nuk kam ndërmend t’i fus trupat tona në Kosovë për të luftuar një luftë.

A i justifikojnë interesat tona në Kosovë rreziqet për forcat tona të armatosura? Mendova shumë dhe shumë për këtë pyetje. Unë jam i bindur se rreziqet e veprimit janë shumë më të mëdha se rreziqet e mos veprimit – të rrezikshme për njerëzit e pambrojtur dhe për interesat tona kombëtare.

Nëse ne dhe aleatët tanë do të lejonin që kjo luftë të vazhdonte pa përgjigje, Presidenti Millosheviç do ta lexonte hezitimin tonë si një licencë për të vrarë. Do të ketë shumë masakra, dhjetëra mijëra refugjatë, viktima që qajnë për hakmarrje. Tani për tani, qëndrueshmëria jonë është e vetmja shpresë që populli i Kosovës duhet të jetë në gjendje të jetojë në vendin e vet pa patur frikë për jetën e vet.

Mos harroni, ne i kërkuam të pranonin paqen dhe ata bënë. Ne i kërkuam atyre që të premtonin të vendosnin krahët e tyre dhe ata ranë dakord. Ne u zotuam që ne, Shtetet e Bashkuara dhe 18 vendet e tjera të NATO-s do të rrinë pranë tyre nëse ata do të bënin gjënë e duhur. Nuk mund t’i lëmë ata tani.

Mendoni se çfarë do të ndodhte nëse ne dhe aleatët tanë do të vendosnin të shihnin mënyrën tjetër, pasi këta njerëz u masakruan në pragun e NATO-s. Kjo do të diskreditonte NATO-n, gur themeli në të cilin siguria jonë është mbështetur për 50 vjet.

Ne gjithashtu duhet të kujtojmë se ky është një konflikt pa kufij natyral kombëtar. Më lejoni t’ju kërkoj të shikoni përsëri në një hartë. Pikat e kuqe janë qytete që serbët kanë sulmuar. Shigjetat tregojnë lëvizjen e refugjateve ne veri, lindje dhe jug. Tashmë, kjo lëvizje po kërcënon demokracinë e re në Maqedoni, e cila ka pakicën shqiptare dhe një pakicë turke.

Tashmë, forcat serbe kanë bërë përpjekje në Shqipëri nga të cilat kosovarët kanë gjetur mbështetje. Shqipëria ka një pakicë greke. Le të digjet një zjarr këtu në këtë zonë dhe flakët do të përhapen.

Përfundimisht, aleatët kryesorë të SH.B.A.-së mund të tërhiqen në një konflikt më të gjerë – një luftë që do të detyrohemi të përballemi më vonë, vetëm me rrezik shumë më të madh dhe me kosto më të madhe.

Unë kam një përgjegjësi si president për t’u marrë me probleme të tilla si kjo para se të bëjnë dëm të përhershëm për interesat tona kombëtare. Amerika ka një përgjegjësi të qëndrojë me aleatët tanë kur ata përpiqen të shpëtojnë jetën e pafajshme dhe të ruajnë paqen, lirinë dhe stabilitetin në Evropë. Kjo është ajo që po bëjmë në Kosovë.

Nëse ne kemi mësuar ndonjë gjë nga shekulli duke u afruar, është se nëse Amerika do të jetë e begatë dhe e sigurtë, ne kemi nevojë për një Evropë që është e begatë, e sigurtë, e pandarë dhe e lirë.

Ne kemi nevojë për një Evropë që po bashkohet, jo duke u ndarë. Një Evropë që ndan vlerat tona dhe ndan barrën e udhëheqjes. Ky është themeli mbi të cilin varet siguria e fëmijëve tanë. Prandaj unë e kam mbështetur bashkimin politik dhe ekonomik të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne solli Poloninë, Hungarinë dhe Republikën Çeke në NATO, dhe ripërcaktuan misionin e saj. Dhe arriti në Rusi dhe Ukrainë për partneritete të reja.

Tani cilat janë sfidat për atë vizion të një Evrope të qetë, të sigurt, të bashkuar dhe të qëndrueshme? Sfida e forcimit të një partneriteti me Rusinë demokratike, që pavarësisht nga mosmarrëveshjet tona, është një partner konstruktiv në punën e ndërtimit të paqes. Sfida e zgjidhjes së tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë, dhe ndërtimin e urave me botën islamike.

Dhe së fundi, sfida e përfundimit të paqëndrueshmërisë në Ballkan, në mënyrë që këto hidhur, problemet etnike në Evropë të zgjidhen nga forca e argumentit, jo nga forca e bombave. Kështu që brezat e ardhshëm të amerikanëve nuk duhet ta kalojnë Atlantikun për të luftuar një tjetër luftë të tmerrshme. Është kjo sfidë që ne dhe aleatët tanë po përballen në Kosovë.

Kjo është arsyeja pse ne kemi vepruar tani – sepse ne kujdesemi për shpëtimin e jetës së pafajshme, sepse kemi një interes për të shmangur një luftë edhe më të ashpër dhe më të kushtueshme dhe për shkak se fëmijët tanë kanë nevojë dhe meritojnë një Evropë të qetë, të qëndrueshme dhe të lirë.

Mendimet dhe lutjet tona sonte duhet të jenë me burrat dhe gratë e forcave tona të armatosura, të cilët po ndërmarrin këtë mision për hir të vlerave tona dhe të ardhmërisë së fëmijëve tanë.

Perëndia i bekoftë ata dhe Perëndia e bekoftë Amerikën!

Gazeta Si
49 Shikime · 4 years më parë

Kryeministri Edi Rama tha se pret një përgjigje zyrtare dhe publike nga Komisioni Europian nëse komisionerët e BE-së kanë të drejtë të bëhen palë në një proces zgjedhor, apo jo. Përgjigjja zyrtare dhe publike, siç Rama e kërkon ndoshta do të mbërrijë në ditën në vazhdim, por një precedent i verës së 2020-ës sinjalizon përmbajtjen e saj.

Bëhet fjalë për debatin e ndezur pas shfaqjes të as më pak dhe as më shumë, por të vetë Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke u bërë palë në zgjedhjet qendrore në Kroaci në krah të partisë së kryeministrit Andrej Plenkoviç.

Presidentja e KE-së është filmuar në muajin korrik të 2020-ës, dy ditë para se kroatët të votonin për qeverinë e tyre të re. Ajo shfaqet me në krah zëvendësen e saj, Dubrakva Suica dhe politikanë të tjerë europianë të qendrës së djathtë, si kancelari austriak, Sebastian Kurz teksa përsërisin sloganin e partisë së Kryeministrit Andrej Plenkoviç, “Sigurna Hrvatska”, e përkthyer në shqip “Kroacia e sigurtë”.

Pjesëmarrja e Presidentes së KE, përfshirë këtu dakordësia e dhënë për t’u filmuar nga zyrat dhe selia e Komisionit për të përçuar mesazhin në mbështejte të një pale në zgjedhjet kroate nga ngjalli reagime dhe kritika që mbërritën deri në zyrën e Avokatit të Popullit të BE-së, Emily O’Reilly.

Përmes një letre dorëzuar Komisionit më 14 korrik 2020, O’Reilly e vë në dijeni këtë institucion se kritikat dhe shqetësimet e ngritura ishin të bazuara.

“...dhe nën dritën e këtyre shqetësimeve, përfshirë këtu edhe nga publiku i gjerë, vlerësoj me rëndësi që Komisioni të sqarohet mbi këtë çështje”, thuhej ndër të tjera në letrën e saj.

Avokatja e BE-së ngrinte pyetjet nëse Kodi i Sjelljes dhe Etikës mbi bazën e të cilit ushtrojnë funksionet e tyre komisionerët dhe zyrtarët e tjerë të lartë të këtij institucioni ishte mjaftueshëm i qartë në këtë pjesë? Nëse ishte e nevojshme ndërhyrja tek ky Kod dhe nëse rregullat zbatoheshin nga Presidentja e KE?

Kodi i Sjelljes dhe Etikës u lejon komisionerëve që të marrin pjesë aktive në politikë-bërjen e vendeve anëtare të BE-së, por gjithashtu thekson se “nëse kandidojnë në zgjedhje, ose luajnë një rol aktiv në fushata zgjedhore, duhet që më parë të dorëhiqen, ose pezullohen nga detyra dhe posti që mbajnë te Komisioni përsa kohë zgjat ky aktivitet, ose të paktën përgjatë fushatës zgjedhore”.

Një zëdhënës i von der Leyen reagoi në atë kohë duke u mbrojtur se klipi me mesazhin e përçuar prej saj në mbështetje të hapur për Andrej Plenkoviç në Kroaci ishte përçuar jo në emër të institucionit që ajo drejton, por si qëndrim personal i saj, pavarësisht se në mesazh kjo nuk sqarohej.

Më vonë, Komisioni i thotë Avokates O’Reilly se ishte në përgjegjësinë dhe vlerësimin e çdo anëtari të Komisionit nëse dëshiron që të angazhohet në një fushatë elektorale të një vendi anëtar, por duke plotësuar kushtet e përcaktuara në nenin 9 të Kodit të Sjelljes.

“...mund të bëhen pjesë e politikës së vendeve anëtare, organizatave, ose fushatave elektorale, përfshirë këtu për zgjedhje vendore ose qendrore, por duke siguruar që ky angazhim nuk cenon dhe pengon detyrën e tyre si pjesë e Komisionit”, thuhet në këtë artikull.

Reagimi dhe sqarimi i KE-së u mirëprit, por ndezi debatin për ndërhyrje në Kodin e Sjelljes, ku disa propozime janë që të ndalohet plotësisht pjesëmarrja e tyre në fushatat zgjedhore të vendeve anëtare.

E në mes të këtij debati, Komisioni njoftoi në fillim të këtij viti se do të rishikojë këto rregulla me synim qartësimin e kushteve dhe rrethanave se kur një komisioner mund të përfshihet në fushata elektorale në vendet anëtare.

Deri më tani, rregullat ende nuk kanë ndryshuar dhe komisionerëve u lejohet pjesëmarrja në fushatat elektorale...të paktën në ato për vendet anëtare. Për vendet kandidate, siç është Shqipëria, nuk ka një parashikim konkret.

Gazeta Si
35 Shikime · 4 years më parë

Shtëpitë e rreth 280 mijë shqiptarëve nuk mund të legalizohen për shkak të pengesave të shumfishta. Shifra është bërë publike nga kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame.

Lame doli këtë të hënë në një konferencë për shtyp për të paraqitur një raport mbi punën e institucionit që drejton, për të folur për ecurinë e procesit të legalizimeve dhe problematikave të tjera të ASHK-së.

“Janë rreth 94 mijë familje që e kanë të pamundur që t’u legalizohen shtëpitë dhe që kalojnë te procesi tjetër, që është ai i kompensimit të vlerës së investimit”, tha Lame.

Sipas të dhënave të INSTAT të vitit 2019-të, familja shqiptare ka mesatarisht 3 anëtarë. Duke e konvertuar këtë shifër të dhënë nga Artan Lame në numër qytetarësh që preken nga kjo, numri shkon mbi 282 mijë qytetarë.

Lame foli për sfidat që kanë Kadastrat sot dhe njëra prej tyre së fundmi është shndërruar regjistrimi i tokës sipas ligjit 7501.

“Kadastrat po përmbyten me kërkesat që po vijnë nga fshati, po ndodh ajo që ndodhi me legalizimet në 2014”, tha Lame.

Problematikë tjetër që u ngrit nga Lame është mosregjistrimi i pronave shtetërore. Ai tha se aktualisht janë rreth 4 për qind e tyre të regjistruara në Kadastër dhe mosregjistrimin ndër vite thotë se ka qenë i qëllimshëm.

“Janë të regjistruara në Kadastër vetëm rreth 4 për qind e pronave shtetërore. Ky proces ka të bëjë me shpëtimin e pronës shtet nga abuzimi dhe që është lënë me qëllim për t’u kafshuar ndër vite”, tha ai.

Kreu i Kadastër hodhi poshtë akuzat e opozitës se po përdoren legalizimet për qëllime elektorale. Ai tha se mesatarisht bëhen 2500 legalizime në muaj në të gjithë vendin dhe kjo shifër nuk ka diferencë të madhe për muajt janar-shkurt të këtij viti me të njëjtën periudhë të vitit të kaluaar.

Pyetjes se kur përfundon ky proces, një premtim që në 2013 socialistët zotoheshin ta mbanin brenda 2 mandateve, Lame iu përgjigj duke thënë “asnjëherë”.


“Legalizime në Shqipëri do të ketë gjithmonë, sepse ndërtime pa leje do të ketë gjithmonë. Këtu po flasim për masivitet”, u shpreh ai.

Sa për situatën në Kadastrën e Vlorës, Lame këmbëngul se ajo i është rikthyer normalitetit.

“Vlora prej kohësh nuk po ndryshon drejtor. Drejtori aktual e ka justifikuar veten dhe nuk besoj që të ndodhë ndonjë traumë e madhe pas zgjedhjeve në Drejtorinë e Vlorës. Ka një dyndje problematikash të mbartura në Vlorë që ka ambingarkuar punonjësit”, u shpreh ai.

Megjithatë, nevojë për ndërhyrje dhe ndryshime në disa drejtori, Lame tha se ka, por këto ndërhyrje i premtoi për pasa zgjedhjeve.

“Pas zgjedhjeve ka nevojë te disa drejtori të Kadastrës për t’u parë me thellësi organizimi dhe riorganizimi i tyre për shkak të problematikave që nuk kanë qenë në gjendje që t’u japin rrugëzgjidhje. Janë drejtoritë ku përqëndrimi i problematikave, interesave dhe nevojave ka qenë i madh që kanë vuajtur nga problematika të mbartura kohë pas kohe. Ka drejtori rajonale që janë problematike dhe kanë nevojë për të rishikuar të gjithë organizimin e tyre dhe mënyrën se si funksionojnë”, u shpreh ai.

Gazeta Si
40 Shikime · 4 years më parë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi “rrezik” për trazira në zgjedhjet e 25 prillit sa vjen e shtohet, duke e lidhur këtë me humbjen, sipas tij, të opozitës.

“Rreziku i destablizimit të procesit zgjedhor për shkak të humbjes që afron gjithnjë e më shumë është i pranishëm”, deklaroi Rama.

Kreu i Qeverisë foli nga Fieri gjatë ceremonisë së takimit dhe prezantimit të kandidatëve për këtë qark. Rama nuk sheh si “kërcënim” Lulzim Bashën.

“Lulzim Basha nuk është rrezik për demokracinë dhe drejtësinë, por mishëron rrezikun si përfaqësues i atyre që e kanë Bashën një manekin në duart e tyre, Saliu, Iliri dhe Monika”, tha ai.

Si provë të asaj që e quan “pengmarrje” të kreut të Partisë Demokratike Rama sheh marrëveshjen e koalicionit paszgjedhor mes PD-së dhe LSI-së.

“Nënshkruan një kontratë absurde mes dy forcave politike që hyjnë në zgjedhjeve veç e veç dhe bëjnë përpara koalicionin zgjedhor. Për ç’arsye?! Për të noterizuar aktin e pengmarrjes së tij (Bashës)”, deklaroi Rama.

Kryeministri u bëri thirrje mbështetësve të PD-së që të votojnë Partinë Socialiste dhe taksën progresive, duke deklaruar se me taksën e sheshtë do të paguajnë më shumë.

Gazeta Si
27 Shikime · 4 years më parë

Pasi Erion Veliaj “gjeti” kushëririn e parë të Lulzim Bashës, që u anëtarësua në Partinë Socialiste, pak më shumë se një muaj më vonë, Lulzim Basha “zbuloi” kushëririn e dytë të Edi Ramës që nuk do të votojë Partinë Socialiste.

Në të dyja rastet, kushërinjtë shfaqen të zhgënjyer dhe besimhumbur tek të afërmit e tyre politikanë. Qëllimi duket i qartë; për të treguar se kundërshtari ka humbur besimin tek njerëzit e tij dhe kur themi njerëzit e tij, jo tek militantët besnikë të partisë, por tek njerëzit me lidhje gjaku.

“S'të voton as gruaja, as lagjja, as rrugica madje! Kur ju them unë që këta s'bëjnë dot as votat e shtëpisë, jo më të qytetit ku s'ngulën një gozhdë. Basha nuk gëzon as besimin e familjarëve. Djali i xhaxhait të tij i bashkohet PS-së Nj. 8”, deklaronte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pas lajmit se kushëriri i parë i Lulzim Bashës kishte marrë teserën e anëtarësimit në PS.

“Familja e tij janë oligarkët! Familja ime jeni ju!”, i drejtohej Lulzim Basha një qytetari në Vlorë, që iu prezantua si kushëriri i dytë i Edi Ramës e të cilin e akuzonte se i kishte marrë pronat për t’ja dhënë oligarkëve.

Kjo është merkato e deritanishme e “kushërinjve”, një garë se kush i merr kujt më shumë kushërinj që mund të rezultojë si flakë kashte që nuk shkon dot përtej prodhimit të lajmit të ditës. Fenomeni i kësaj parafushate elektorale, ku politika po “zbulon” kushërinjtë që mendojnë ndryshe më shumë mund të sjell humor, sidomos në rrjetet sociale, sesa vota më 25 prill.

Mund të ndodhë që “kështu t’i dojë mushka drutë” dhe kështu po i ofron politika, që në të gjitha sondazhet është në nivelin më të ulët të besimit që gëzon tek qytetarët. Madje, ajo nuk besohet më për premtimet që jep as nga biznesi, të paktën sipas një sondazhi të realizuar nga Konfindustria.

E me besimin e humbur te qytetarët dhe humbjen e besimit në vetvete se mund të bëhet e besueshme në sy të qytetarëve, ajo po luan me karta që për shqiptarët nuk duhet të përbënin lajm, se fundja të gjithë e kemi nga një kushëri/të afërm që mendon politikisht ndryshe nga ne e ndaj s’duhet tw habitemi pse tw tillw kanw edhe Rama, edhe Basha!

Gazeta Si
15 Shikime · 4 years më parë

Të shtënat midis një polici dhe një gruaje me ngjyrë në Nashville, Amerikë kanë shkaktuar një tjetër debat të madh në vend.

Nika Holbert përplasi makinën e saj pasi oficeri Josh Baker e qëlloi nga një distancë e afërt pas një ndalimi trafiku të premten në mëngjes. Gruaja 31-vjeçare më vonë vdiq nga plagët e marra. Baker pritet të shërohet. Por ishte gjithçka që ndodhi ajo që ka hapur një debat të madh se kush kishte faj.


Baker ndaloi Holbert sepse makina që ajo po ngiste ishte e regjistruar në emrin e një burri me precedent penale.

Këtu filloj gjithçka. Baker lejoi Holbertin të përdorte telefonin e saj celular dhe të bënte një telefonatë. Kur Baker shkoi për të prangosur Holbert pasi gjeti një qese të vogël me "pluhur" ajo rezistoi dhe iku, rreth makinës së saj dhe pastaj përsëri në anën e shoferit, ku ajo hyri.

Gjithë ngjarja u kap nga kamera e trupit të Bake dhe kamera që ndodhet në makinën e tij të policisë.

Pamjet tregojnë se Baker po i afrohej Holbert, e cila në fillim ishte e qetë dhe e lejoj oficerin të kontrollonte çantën e saj i cili gjeti një qese të vogël mariuhanë. Baker e mori atë, i ktheu shpinën Holbert për të shkuar te makina e tij për të siguruar qesen e mariuhanës para se të kthehej te shoferja, e cila po qëndronte atje duke e pritur.

Në këtë moment Holbert tentoj të largohej duke hipur në makinën e saj.

Me derën akoma të hapur, Baker përdori paralizuesin e tij për ta ndaluar por pa sukses. Ky është momenti kur, sipas Departamentit të Policisë Metropolitane në Nashville, Holbert zgjati dorën për një armë, duke e nxitur Baker të nxirrte armën e tij dhe të qëllonte mbi të nga rreth dy metra larg. Departamenti tha se Holbert gjuajti gjithashtu me armë dhe goditi Baker në bark me një të shtënë që kaloi nën jelekun e tij antiplumb.

Kamera nga kroskoti i Baker tregoi Holbert që hidhte një armë dhe largohej përpara se të përplasej aty pranë. Nuk është e qartë nëse dëmtimet vdekjeprurëse u bënë gjatë përplasjes apo nga të shtënat e Bakerit.

Departamenti lëshoi ​​pamjet më vonë të njëjtën ditë të premten.

Ndërsa shumë njerëz thonë se Holbert duhej të respektonte ndalimin, të tjerë në mediat sociale thonë se nuk kishte nevojë që ndalimi të ishte përshkallëzuar deri aty.

Zyra e Prokurorit të Qarkut në Nashville njoftoi verën e kaluar se nuk do të ndiqte më penalisht për posedim të më pak se 14 gram mariuhanë. Sasia që Holbert kishte dukej se ishte një sasi e vogël. Meqenëse Holbert nuk ishte personi që Baker dyshonte se po ngiste makinën, Baker madje mund të dëgjohet duke thënë në radio policie se "ai nuk është këtu", po ata kritikë të mediave sociale thonë që oficeri duhej ta kishte lënë të shkonte me një paralajmërim ose më së shumti një gjobë.

Të tjerët argumentuan se Baker humbi mundësi të shumta për të kapur në mënyrë adekuate dhe të sigurt Holbertin në vend që ta lejonte atë të bënte siç dëshironte, të tilla si të hynte dhe dilte nga makina e saj në disa raste para se të ndodhnin të shtënat.

Sipas ligjit në Nashville, shoferët "duhet të qëndrojnë në automjetet e tyre në çdo kohë, përveç nëse u thuhet të bëjnë ndryshe dhe nuk mund të kundërshtojnë".

Argumenti është se nëse Baker do e kishte kapur në kohën e duhur, ajo kurrë nuk do të kishte qenë në gjendje të ikte, aq më pak të hynte në makinën e saj, t'i rezistonte paralizuesit, të zgjaste një armë dhe ta qëllonte atë.

Familja e Holbert thuhet se i ka kërkuar Departamentit të Policisë Metropolitane Nashville të hetojë Bakerin për "përdorimin e forcës së tepruar ndërsa bënte një ndalim trafiku", duke treguar pamjet video si provë.

Të shtënat në Nashville erdhën disa ditë pas publikimit të një raporti që zbuloi se shumica e rasteve të dhunës vdekjeprurëse të policisë në ShBA vitin e kaluar ndodhën gjatë rasteve kur nuk u raportua anjë krim, si me rastin e Holbert. Më shumë se 120 njerëz u vranë pasi një oficer i ndaloi ata për një shkelje të trafikut në vitin 2020.

Gazeta Si
15 Shikime · 4 years më parë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përçuar një mesazh me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.

Mesazhi është shpërndarë nga zëdhënësi i DASH-, Ned Price.

“Më 15 mars 1991, SHBA dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Sot kujtojmë këtë përvjetor dhe zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe për t’iu bashkuar bashkësisë euro-atlantike. Kemi shumë për të festuar. Në 30 vitet e fundit, Shqipëria dhe SHBA kanë ndërtuar një marrëdhënie të fortë të bazuar tek vlerat e përbashkëta, objektivat e njëjtë dhe lidhjet mes njerëzve. Shqipëria është një aleate e palëkundur e NATO-s. I jemi mirënjohës Shqipërisë për rolin e saj në nxitjen e sigurisë rajonale dhe globale përmes kontributit si anëtare e NATO-s. Së bashku do të vazhdojmë progresin për vizionin tonë të përbashkët dhe të rrisim marrëdhënien dypalëshe të gjallëruar. Shqipëria nuk ka asnjë vend tjetër partner, aleat apo mik më shumë se SHBA. Ne mirëpresim se çfarë mund të arrijmë së bashku në 30 vitet e ardhshme”, thuhet në mesazhin e DASH.

Gazeta Si
13 Shikime · 4 years më parë

Presidenti Ilir Meta iu rikthye gjuhës së ashpër të 2019-ës dhe marsit të 2020 ndaj Qeverisë. Ai foli për grupe paramilitare që po bëjnë fushatë për socialistët, për banda ndërkombëtare e vendore që duan të shtypin një popull e për Qeveri që ka dalë garante e Ndraghetës për t’i pastruar paratë e krimit.

Meta u shpreh se ka një plan të qartë për të mbrojtur votën e shqiptarëve më 25 prill dhe se ndryshe nga 2017-të, këtë herë do të flasë dhe të veprojë para se, sipas tij, zgjedhjet të mbahen me standardet e Shijakut dhe të Dibrës.

Presidenti interpretoi edhe incidentin e ndodhur në Elbasan, ku u përplasën mbështetësit e Ramës dhe të Bashës. Përgjegjës bëri Ramën, ndërsa nënkuptoi se në radhët e PS-së ishin persona të botës së krimit, që i quajti grupe paramilitare. Presidenti përsëriti se vendi është nën kërcënimin e bandave, që tha se janë ndërkombëtare dhe lokale.

“Pse i përplasin takimet në të njëjtën kohë?! Eksperimente të tilla me grupe paramilitare nuk duhet të ekzistojnë, sepse do të ketë veprime të paimagjinueshme ndaj kujtdo që kërkon të shkelë shqiptarë, për t’i treguar vendin kujtdo që mendon se mund të shtypë me këmbë popullin shqiptar, sipas porosive të marra nga bandat ndërkombëtare dhe lokale, siç i patë ata të Elbasanit, që janë me tendera dhe kriminelë”, tha Meta.

“Nuk lejon Ilir Meta instalimin e një junte në Shqipëri. Është detyrë e presidentit që t’i dalë për zot Kushtetutës. E pësuam njëherë në zgjedhjet e 2017-ës dhe mos prisni që Presidenti të reagojë pasi të bëhen zgjedhjet me standardet e Shijakut, Dibrës dhe të bandës së Bashkisë së Tiranës”, tha ai.

Gazeta Si
15 Shikime · 4 years më parë

Presidenti Ilir Meta iu rikthye gjuhës së ashpër të 2019-ës dhe marsit të 2020 ndaj Qeverisë. Ai foli për grupe paramilitare që po bëjnë fushatë për socialistët, për banda ndërkombëtare e vendore që duan të shtypin një popull e për Qeveri që ka dalë garante e Ndraghetës për t’i pastruar paratë e krimit.

Meta u shpreh se ka një plan të qartë për të mbrojtur votën e shqiptarëve më 25 prill dhe se ndryshe nga 2017-të, këtë herë do të flasë dhe të veprojë para se, sipas tij, zgjedhjet të mbahen me standardet e Shijakut dhe të Dibrës.

Presidenti interpretoi edhe incidentin e ndodhur në Elbasan, ku u përplasën mbështetësit e Ramës dhe të Bashës. Përgjegjës bëri Ramën, ndërsa nënkuptoi se në radhët e PS-së ishin persona të botës së krimit, që i quajti grupe paramilitare. Presidenti përsëriti se vendi është nën kërcënimin e bandave, që tha se janë ndërkombëtare dhe lokale.

“Pse i përplasin takimet në të njëjtën kohë?! Eksperimente të tilla me grupe paramilitare nuk duhet të ekzistojnë, sepse do të ketë veprime të paimagjinueshme ndaj kujtdo që kërkon të shkelë shqiptarë, për t’i treguar vendin kujtdo që mendon se mund të shtypë me këmbë popullin shqiptar, sipas porosive të marra nga bandat ndërkombëtare dhe lokale, siç i patë ata të Elbasanit, që janë me tendera dhe kriminelë”, tha Meta.

“Nuk lejon Ilir Meta instalimin e një junte në Shqipëri. Është detyrë e presidentit që t’i dalë për zot Kushtetutës. E pësuam njëherë në zgjedhjet e 2017-ës dhe mos prisni që Presidenti të reagojë pasi të bëhen zgjedhjet me standardet e Shijakut, Dibrës dhe të bandës së Bashkisë së Tiranës”, tha ai.

Gazeta Si
26 Shikime · 4 years më parë

Akuzave të opozitës së nuk ka një program qeverisës për vendin, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke prezantuar më në hollësi atë që e quan “Plan veprim 2030” për pagat, taksat dhe biznesin dhe duke akuzuar programin e Partisë Demokratike si të parealizueshëm dhe tufë premtimesh për vota.

“Plani ynë është program qeverisës, programi i tyre elektoral një menu dëshirash të miletit që ta hajë kush ta hajë, si gjithmonë në të gjitha etapat dhe ndeshjet zgjedhore në këto 30 vite. Ne e themi në planin tonë të veprimit atë që do të bëjmë dhe kohën kur do ta bëjmë. Ne kemi një program qeverisës për të jetësuar premtimet në 2030, ata thonë gjithçka për elektorat anë e kënd. Shembulli perfekt është ulim kontributet dhe rrisim pensionet; joshje elektorale me premtime kap ça të kapësh në votime”, deklaroi Kryeministri.

Në këndvështrimin e Ramës shqiptarët e kanë shumë të thjeshtë të zgjedhin më 25 prill.

“Përballë shqiptarët kanë një vizion për Shqipërinë e vitit 2030 dhe një program elektoral i njëjtë si sot e 30 vite. Ne kemi plan veprimi 2021-2025, ndërsa programi i tyre elektoral mbështet nga e njëjta nevojë në 30 vite, nevoja për pushtetin si qëllim në vetvete dhe jo si mjet për realizimin e qëllimeve të mëdha kombëtare dhe shoqërore”, tha ai.

Në peshore vendosi edhe taksën progresive dhe propozimin për taksën e sheshtë 9 për qind që qëndron si një nga shtyllat e programit të Partisë Demokratike.

“Taksa e sheshtë është rreziku më i madh për ata që paguhen nën 1.2 mln lek në muaj. Bëni kujdes me taksën e sheshtë 9 për qind të propozuar nga KÇK. Do të duhet të paguajnë për shtetin më shumë se ç’paguajnë sot nga paga e tyre falë taksimit progresiv”, tha ai.

Rama kërkon votën edhe përmes bilancit të reformave të ndërmarra. Ai thotë se vetëm Partia Socialiste është në gjendje që të ndërmarrë reformat e vështira që duhet të ishin kryer shumë vitë më paarë.

“Reforma e energjisë, reforma administrative e territoriale, reforma e shërbimeve për qytetarët përmes revolucionit digjital, reforma e pronës që është futur në rrugë të drejtë përmes ligjit të ri për pronën mbështetur qartësisht edhe nga Strasburgu, reforma e reformave, ajo e drejtësisë që ka hapur më në fund shtegun e daljes nga kthetrat e gjykatave të korruptuara nga paraja e zezë dhe interesat e lidhura me politikën”, u shpreh Kryeministri.

Gazeta Si
39 Shikime · 4 years më parë

Në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e pijeve alkoolike, një 34-vjeçar ka terrorizuar për orë me radhë familjarët dhe banorët e fshatit Mëhallë të njësisë administrative Gradishtë në Bashkinë e Divjakës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, kur Artan Kaboçi ka nisur të qëllojë me armë automatike në oborrin e banesës së tij. Të shtënat kanë alarmuar familjarët dhe fqinjët e tij. Shkak i “tërbimit” të të riut nga policia e Lushnjes thonë se ka qenë një zënkë e autorit me babait dhe vëllain me aftësi ndryshe.

Pas debateve me ta, 34-vjeçari ka marrë armën, që e mbante pa leje dhe ka dalë në oborrin e shtëpisë duke qëlluar në ajër. Më pas ai u ka kërkuar familjarëve që të largohen menjëherë nga shtëpia nën kërcënimin se në të kundërt do t’i vriste.

Fatmirësisht familjarët janë larguar, duke shmangur një tragjedi të mundshme, ndërsa Artan Kaboçi nuk e ka lënë me kaq. Me armën në dorë ai ka dalë në rrugët e fshatit dhe me sende të forta ka dëmtuar disa automjete.

Policia thotë se menjëherë ka marrë njoftim nga banorët e fshatit që u bënë dëshmitarë pamorë të terrorit të 34-vjeçarit dhe drejt vendit të ngjarjes është nisur një patrullë e policisë së Divjakës.

Por, me të mbërritur para banesës së Artan Kaboçit, patrulla e policisë ka hasur në rezistencën e tij. Dyshimet janë se ai i ka kapur të papërgatitur efektivët e policisë, që menjëherë pasi janë paraqitur me automjet para shtëpisë së tij janë shndërruar në shënjestër të plumbave të tij.

Nën kërcënimin e armës, Kaboçi u ka kërkuar efektivëve të policisë fillimisht që të shtrihen barkas dhe më pas që të largohen duke e lënë makinën në vendin e ngjarjes. Efektivët e policisë i janë bindur thirrjeve të tij duke u larguar dhe më pas duke kërkuar përmes telefonave përforcime nga policia e Lushnjes dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit. Dëshmitarët thonë se pas kësaj, Kaboçi vetë i është afruar makinës së braktisur nga policët duke e goditur atë me gurë, duke i thyer xhamat.

Ndërkohë, thirrjes për përforcime i është përgjigjur FNSH e Fierit, por që edhe kjo e fundit është zënë e papërgatitur nga 34-vjeçari. Dyshimet janë se duke përfituar nga errësira, mosnjohja e terrenit nga ana e FNSH-së dhe kërcënimi me armë, Artan Baboçi ja ka dalë mbanë që të “neutralizojë” edhe grupin e dytë të policëve, madje këtyre të fundit duke u marrë edhe furgonin e punës.

Me dështimin e FNSH-së është kërkuar ndërhyrja e Forcave RENEA, të cilat pas kanë lokalizuar vendndodhjen e njeriut që terrorizoi për orë me radhë zonën arritën që ta arrestojnë atë pranë fshatit Spolat.

Policia thotë se 34-vjeçari Baboçi njihet në zonë si njeri problematik dhe i dhunshëm ndaj familjarëve dhe banorëve të tjerë të fshatit ku jeton.

Gazeta Si
46 Shikime · 4 years më parë

⁣Meta kujton 2 marsin: Kur Qeveria ka frikë nga populli...

Kreu i shtetit kthehet një vit pas në kohë, duke risjellë pamjet nga mitingu i 2 marsit të vitit të kaluar për të përcjellë me zë dhe figurë dhe ndoshta për t’i rikujtuar popullit dhe Qeverisë një mesazh të përcjellë në atë kohë.

“Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka liri! Aty ka drejtësi!”, thotë Meta.

Gazeta Si
56 Shikime · 4 years më parë

⁣Përpjekjet e Bashkisë së Tiranës për të marrë zyrat e Frymës së Re Demokratike hasën në një rezistencë të papritur; përballë Policisë Bashkiake u vendos fizikisht as më pak dhe as më shumë, por vetë Presidenti i Republikës.

Ilir Meta, i shoqëruar nga këshilltarë të tij është shfaqur befasisht tek zyrat e kësaj partie. Në derë që e priste nuk gjeti vetëm kryetarin e FRD-së, Sali Shehun, por edhe punonjës të policisë bashkiake, që prej orëve të paradites kishin bllokuar hyrjen e drejtuesve të FRD-së në katin e tretë të godinës, aty ku kanë zyrat.

Përballë kamerave, Meta u kërkon policëve bashkiakë që t’i hapin rrugën e të lirojnë godinën, madje duke i paralajmëruar se në të kundërt “do t’iu çoj me duart e mia në burg”. Pas momentesh tensionesh e shtyrjesh fizike mes punonjësve të bashkisë nga njëra anë me shoqëruesit e Presidentit dhe drejtuesit e FRD-së nga ana tjetër, Ilir Meta ka ndërhyrë personalisht.

Duke u bërtitur, Presidenti u është drejtuar fizikisht me thirrjet: Dilni përjashta! Përjashta të gjithë! Sipas Metës, vendimi i Policisë Bashkiake në kryeqytet, është i paligjshëm dhe ka prapavijë politike.

“E konsideroj si një përpjekje për grusht shteti. T’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD dhe partitë e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, t’i sjellësh një shkresë të tillë që nuk ka as vulë, as emër titullari për të mbajtur përgjegjësi nesër, të bërë me vrap e nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht, por edhe psikologjikisht çdo forcë opozitare”.

Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i kërkoi të heqë dorë nga veprime të tilla, policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake që të respektojnë ligjin, pasi do të përfundojnë “nën këmbët e popullit si policët e Mubarakut”, ndërsa një thirrje e pati edhe për Lulzim Bashën.

“I bëj thirrje të gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës. Do të jetë vonë edhe për të jo vetëm për qytetarët në rast se do të tolerojë partinë bandë”, tha Meta.

Kryetari i FRD-së, Sali Shehu tha se Policia Bashkiake u ka ndaluar hyrjen në këtë godinë me argumentin se është e amortizuar, por sipas tij kjo është një goditje politike në mes të fushatës. Shehu shprehet se do të bëjë kallëzim për Bashkinë e Tiranës dhe Policinë Bashkiake.

Kjo seli ka qenë e PD-së, e cila në prill të 2016, siç është shprehur Shehu, i ka kaluar me ligj FRD-së.

Më herët, Bashkia e Tiranës shpjegoi përmes një letre dërguar kreut të partisë, Sali Shehu që më 3 mars, se duhen liruar zyrat për të bërë ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen, pasi hapësira është pronë e saj.

Më herët, Bashkia e Tiranës shpjegoi përmes një letre, dërguar kreut të partisë, Sali Shehu, se duhen liruar zyrat për të bërë ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen, pasi hapësira është pronë e saj.

Gazeta Si
55 Shikime · 4 years më parë

Komisioni i Ligjeve diskutoi këtë të enjte ndryshimin e emrit të Bashkisë së Urës Vajgurore në Bashkia Dimal. Megjithëse në dukje ishte një proces formal dhe i thjeshtë, diskutimet nuk kaluan pa debate.

Si deputet i zonës, vendimin e Këshillit Bashkiak të Urës Vajgurore e mbrojti deputeti Blendi Klosi, ndërsa relator ishte deputeti Spartak Braho. Klosi tha se ndryshimi i emrit nuk pasonte ndryshime të tjera në territor të bashkisë dhe ajo do të vazhdonte të ishte me 4 njësi administrative sa aktualisht.

Por, deputeti Spartak Braho kërkoi sqarimin nëse Bashkia Dimal shndërrohej me 5 njësi, ku përfshihej si njësi edhe Ura Vajgurore, apo do të qëndronte me 4 njësi. Amullia u zgjidh edhe me përpjekjen e Blendi Klosit duke sjellë si shembuj ndarjet administrative të Bashkisë së Dibrës dhe asaj të Skraparit.

Shpjegimi i kërkuar nga Spartak Braho “e bëri për ujë” deputetin Klosi, që kërkon një gotë ujë gjatë bisedës me mikrofona hapur. Veç ujit i ofrohet edhe një gotë raki, por ai e refuzon.

Gazeta Si
22 Shikime · 4 years më parë

Me doza të forta ironie e sarkazme, Kryeministri Edi Rama vendosi përballë disa kandidatë socialistë me kandidatët e ofruar nga opozita për zgjedhjet e 25 prillit, për të ilustruar se përse, sipas tij, më në këtë zgjedhje duhet votuar Partia Socialiste.

Sali Berishën e vendosi përballë Luljeta Bozos dhe Najada Çomos, Evis Kushin në Elbasan përballë një filxhani kafeje, që simbolizonte Monika Kryemadhin, Bujar Leskajn me kryesuesen e listës së PS-së në Vlorë, për të vazhduar më pas me Shpëtim Idrizin, Mesila Dodën, Agron Dukën, Edi Palokën, Dashamir Shehin e Bujar Leskajn.

Krahasimit nuk i shpëtoi as Presidenti Ilir Meta, megjithëse ky i fundit nuk garon më 25 prill. Përballë Metës kishte vendosur ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Përzgjedhja nuk ishte e rastësishme. Rama tha se Meta është akuzuesi i Etilda Gjonajt për reformën në drejtësi dhe shtoi se ata që mendojnë se Presidenti nuk është kandidat në këto zgjedhje gabohen.




Showing 14 out of 15