⁣Zgjatja e vettingut, Kuvendi ka gati pyetjet për Venecian

2 Shikime· 08 Nov 2021
Gazeta Si
Gazeta Si
5 subscribers
0
In Lajme

Kuvendi i është drejtuar Komisionit të Venecias me disa pyetje në lidhje me zgjatjen e afateve të komisioneve të vettingut në drejtësi.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se zhvillimet sollën nevojën për t’iu adresuar këtij komisioni.

Balla mohoi se ka mosdakordësi mes socialistëve në lidhje me këtë temë, nisur nga fakti që deputeti Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar marrjen e opinionit nga Venecia. Xhafaj ka kërkuar që para se të vendoset për zgjatjen e mandatit të KPK-së duhet bërë një analizë se përse procesi u zvarrit.

"Ai mendon se Komisioni i Venecias ka pasur një opinion për të. Por kemi rënë dakord që të kemi një raport të ri, sepse ka pasur sensibilitete nga opozita dhe nga ekspertët. Pyetjet për Komisionin e Venecias janë hartuar dhe duhet të jenë nisur në mënyrë që të ecim përpara me kohën”, tha Balla.

Në opinionin e parë, Venecia vlerësoi nismën e PD-së si të ligjëruar nisur nga rrethanat në Shqipëri, por sugjeron që ky proces të mos parashikohet në nivel kushtetues, por në nivelet e një ligji, duke propozuar këtu edhe ligjin e dekriminalizimit.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By