Up next

“Pray for Albania”, inkurajim kuqezi nga Spanja dhe Kroacia

38 Shikime· 11/30/19
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Situata e vështirë në vendin tonë për shkak të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, që shkaktoi dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur, ka sjellë reagimin edhe të botës së sportit, kryesisht me mesazhe sensibilizimi dhe inkurajimi, por edhe me ndihmë në vlerë monetare, siç kanë bërë lojtarët e Kombëtares.

Disa nga lojtarët e Kombëtares në aktivitet këtë fundjavë, nuk kanë qëndruar pasivë. Ata kanë dhënë mesazhe inkurajimi simbolike. Malaga e Keidi Bares dhe Armando Sadikut, për shembull, ka zbritur në fushë para ndeshjes me Numacian me fanella të bardha me mbishkrimin: “Pray for Albania” (Lutu për Shqipërinë). Të dy lojtarët kuqezi ishin titullarë në këtë ndeshje, që u mbyll në barazim, 0-0.

Kuqezinj të tjerë, Myrto Uzuni, Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj, të cilët luajnë në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit, kanë pasur fanella të bardha me flamurin shqiptar poshtë uniformës së ekipit të tyre. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kosovari Lirim Kastrati, edhe ai titullar në fitoren e thellë 4-0 ndaj Goricës, si dhe Indrit Tuci, i aktivizuar si zëvendësues. Uzuni dhe Kastrati shëuan në këtë ndeshje dhe festuan duke treguar fanellën me flamurin kuqezi. Vlen të veçohet fakti se klubi i Lokomotivës së Zagrebit ia ka dedikuar fitoren Shqpërisë. “Ua dedikojmë këtë fitore të madhe miqve tanë të dashur nga Shqipëria”. Ky ishte postimi i bërë në rrjetet sociale nga klubi kroat.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By