Up next

Meta i drejtohet Ramës: Mbaje njëherë fjalën se nuk bëhet kijameti

14 Shikime· 07/15/20
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Zhvillimet e fundit politike me përparimin e planit të mazhorancës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore kanë rikthyer në Presidencë Lulzim Bashën. Kreu i Partisë Demokratike zhvillon një takim me Presidentin Ilir Meta në orën 11:00.

Presidenti i parapriu takimit me kreun e PD-së me një mesazh të shpërndarë përmes rrjeteve sociale, që i drejtohej Edi Ramës. Meta poston me video një deklaratë të Kryeministrit të bërë në 2012, në atë kohë në opozitë, ku e pranon se në 2008 ndryshimet kushtetuese u bënë nxitimthi

“Sidoqoftë duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008. Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kijameti”, shkruan Meta.

Në videon në fjalë, Rama thotë se “askush nuk duhet të presë dhe të mendojë që Partia Socialiste do të ndërhyjë në Kushtetutë me nxitimin që ndërhyri 4 vite më parë”. “Në asnjë mënyrë jo! ne jemi të bindur se gjithmonë mund të bëjmë gabime, por ajo që e dallon një forcë të pjekur nga një forcë aventurash është se bën gjithmonë gabime të reja, jo të përsëritura”, deklaronte ai.

Takimi pritet që të shërbejë për koordinimin e qëndrimeve që do të mbahen në lidhje me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve dhe mbërrin një ditë pasi Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve miratuan në tërësi paketën e ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare dhe dërgimin e kësaj pakete për miratim në seancë plenare.

Lulzim Basha e ka cilësuar këtë akt si “tinëzar” dhe që prish marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik, ndërsa Presidenti Ilir Meta ka dalë me një deklaratë ku ditën e martë ku ka deklaruar se Parlamentit aktual i mungon legjitimiteti për të ndërhyrë në Kushtetutë.

Komisioni i Ligjeve miratoi me unanimitet të plotë ndryshimet që i hapin rrugë hapjes së dy të tretave të listave shumëemërore të kandidatëve duke ruajtur sistemin proporcional rajonal. Gjatë diskutimeve mazhoranca dhe opozita parlamentare ranë dakord që të mos e përfshinin në Kushtetutë togfjalëshin “ndalohen koalicionet parazgjedhore”, por thanë se vetë sistemi proporcional rajonal me lista të hapura e nënkupton këtë, pasi praktikisht është e pamundur që të menaxhohet një proces me koalicione parazgjedhore.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next