Up next

Masat kufizuese mbeten në fuqi, MSH publikon planin për përballimin e shtimit të rasteve

6 Shikime· 06/23/20
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Me përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk do të përfundojnë masat kufizuese të ndërmarra për mospërhapjen e infeksionit të koronavirusit, tashmë jo të bazuara tek aktet normative të Qeverisë, por tek ligji për sëmundjet infektive.

“Do të vijojnë të mbeten të ndaluara grumbullimet si rrezik i lartë për përhapjen e infeksionit, do të vijojë të mbetet karantinimi si rregull dhe do të jenë të gjitha masat në fuqi për të kufizuar përhapjen e këtij infeksioni. Strukturat e task forcës anti-COVID do të vijojnë të jenë në punë 24 orë me kapacitet të plotë në të gjithë territorin dhe çdo thyrje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ministrja bëri publik edhe planin e autoriteteve për të përballuar fluksin e shtuar të të infektuarve.

“Ne jemi duke u përgatitur për fazën e dytë për të hapur spitalin e ish-kirurgjive në QSUT për të përballuar flukset në rritje dhe jemi gati duke përfunduar rekrutimin e stafit mjekësor dhe infermieror në këtë spital. Nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapim Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në skenarin tjetër, nëse shifrat kalojnë këto kapacitete, do të shkojmë drejt hapjes së spitalin Covid 4 në aksin Tiranë-Durrës”, tha Manastirliu.

Po në këtë njoftim, Manastirliu njoftoi edhe rinisjen e transportit publik, si një vendim i Komitetit të Ekspertëve. Ajo tha se rinisja e këtij aktivitetit do të fillojë me masa dhe protokolle sigurie, ku si për pasagjerët, ashtu edhe për personelin do të jetë me detyrim mbajtja e maskës.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next