Up next


⁣Ftesa e Ramës për Bashën, Meta: Si 17 maji!

8 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 15 Apr 2021 / In Lajme

Presidenti Ilir Meta ironizoi ftesën e Edi Ramës drejtuar Lulzim Bashës për bashkëpunim pas 25 prillit.

“Ftesa e Ramës është shumëë e sinqertë si gjithmonë! Siç ishte e 17 majit dhe siç janë të gjitha ftesat e tij”, tha Presidenti.

Meta sfidoi si Ramën, ashtu edhe Bashën që ta provojnë “koalicionin e madh”, por ta bëjnë këtë para zgjedhjeve. Sipas Presidentit, nëse bëhen bashkë humbjen e kanë të sigurtë.

“Ka moral dhe ka legjitimitet që ta shpallin që tani koalicionin, jo pas zgjedhjeve. Ta shpallin që tani koalicioni, PD, PS edhe LSI. Le të bëhen të trija bashkë, por të jenë të sigurt që do t’i mundë Boikeni (Abazi i Vetëvendosjes) i vetëm”, tha Meta.

Presidenti tha se kishte shkatërruar një plan për manipulimin e zgjedhjeve në Vlorë dhe njoftoi se në këtë qytet do të udhëtojë sërish të premten dhe po ashtu edhe ditën e zgjedhjeve do të jetë po atje. Ramës iu referua si “numri 8”.

“Nuk e di se ça bën numri 8 në Vlorë. Kishte një skenar për të marrë 9 mandate pa ndeshje fare. Ky skenar është djegur tani dhe kemi informuar për këtë edhe opozitën. Çunat problematikë nuk kanë vend në Vlorë. Nesër jam në Vlorë prap dhe pasdite jam në televizorin 6+1, mqs ka të dhëna damiani që shkoj fshehtas në Vlorë”, tha Presidenti.

Meta doli para gazetarëve për të denoncuar nbjë përpjekje, sipas tij, për të manipuluar zgjedhjet e 25 prillit përmes pajisjes me mjete identifikimit të personave të dyshimtë.

“Për mbrojtjen e zgjedhjeve të 25 Prillit i jam drejtuar zyrtarisht institucioneve të drejtësisë për të hetuar për një skandal të radhës që ka marrë përmasa ndërkombëtare duke përfshirë edhe Shqipërisë. Jam vënë në dijeni të disa fakteve ku rezulton se në disa bashki të qarkut të Korçës, disa shtetas të përfshirë në veprimtari kriminale janë pajisur me pasaporta të personave të tjerë pa probleme me ligjin", tha ai.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next