⁣40 për qind e kutive të Beratit do të rinumërohen

24 ビュー· 05/20/21
Gazeta Si
Gazeta Si
1 加入者
1

Rreth 40 për qind e kutive të votimit të Qarkut të Beratit do të rinumërohen pas vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, që miratoi këtë të enjte kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Vendimi do të hapë dhe rinumërojë 114 kuti nga 277 kuti votimi që ka në total ky qark. Rinumërimi do të bëhet vetëm për partitë politike.

LSI e mbështeti kërkesën e vet në faktin se PS e ka marrë mandatin e pestë në këtë qark me vetëm 77 vota më shumë dhe pretendimeve për manipulim gjatë procesit të numërimit të fletëve.

Gjatë diskutimeve në mbledhjen e kësaj të enjteje, anëtarët e KAS ranë dakord që nëse do të vërehen parregullsi të tilla që mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve, të kërkohet hapja dhe rinumërimi i të gjitha kutive të votimit.

I pesti për Partinë Socialiste në Qarkun e Beratit është ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ndërsa i pari në listën e LSI-së është Ardit Çela.

もっと見せる

 0 コメント sort   並び替え