Up next

⁣Dhoma Amerikane e Tregtisë për Amnistinë Fiskale: Lë hapësira për pastrimin e parave

37 Shikime· 06/27/22
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Other

Dhoma Amerikane e Tregtisë nuk ka një opinion përfundimtar në lidhje me nismën e Qeverisë për amnistinë fiskale e penalë, por thotë se nga një vëzhgim paraprak i draftit, ai lë hapësira për pastrimin e parave të pista.

“E dimë që ka një draft së fundmi, që është futur në konsultimin publik. Ky është draft, duam pak më tepër kohë për ta analizuar. Megjithatë, drafti ekzistues ka ndryshime nga draftet e mëparshme, por ndryshimet nuk janë thelbësore. Problemet kanë qenë në 2-3 parime. Së pari, krijon hapësira për pastrimin e parave dhe për të bërë evazion fiskal”, deklaroi në konferencën vjetore me gazetarët, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço.

Dhoma thotë se do ta mbështesë nismën nëse ajo merr dritën jeshile nga partnerët ndërkombëtarë.

“Nëse ligji ka marrë aprovimin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, strukturave si FMN, BE, apo MoneyVal atëherë edhe ne do ta mbështesnim. Shqetësimet tona janë shumë serioze në lidhje me këtë ligj dhe lidhen me konkurrencën e pandershme dhe hapësirave që ky ligj krijon”, vijoi Jaço.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, Shqipëria duhet të përqëndrohet në luftën kundër korrupsionit, sidomos me tenderat. Këtu, Jaço tha se do t’i propozohet Kuvendit një paketë ligjore, që synon parandalimin e korrupsionit.

“Paketa nuk ka shkuar për miratim në Parlament. Ne mendojmë që duhet çuar në Parlament. Është me rëndësi që të kemi një efekt parandalues të akteve korruptive kur ndodhin. Fokusi kryesor ka qenë me efekt prapaveprues, por ajo që vendet e avancuara kanë është parandalimi. Është propozim për të cilin grupet e punës po punojnë”, tha Presidenti i AmCham.

Problematik, sipas Dhomës, është edhe kuadri ligjor i prokurimeve publike, që lë hapësira për abuzime, korrupsion e spekulime. Jaço propozon që i gjithë kuadri ligjor ekzistues për tenderat duhet të reformohet me synim thjeshtimin e procedurave dhe përfshirjen sa më pak të administratës shtetërore.

Dhoma u shfaq kritike edhe për projektligjin për tatimin e të ardhurave, që sipas Jaços nuk përmbush tre nga katër parimet kryesore që propozon Dhoma Amerikane e Tregtisë.

“Kemi vënë re që ka shpenzime të pranuara që janë jashtë strukturave të fiskalitetit. Ka një kontradiktë. Ligji mund të ketë një qëllim të mirë, por kjo është periudha që të konsultohet. Draft ligji nuk përmbush tre nga katër kriteret tona kryesore, s’përmbush standardet e kontabilitetit ndërkombëtar, nuk nxit formalizimin e ekonomisë dhe nuk përmbush elementin e konkurrueshmërisë”, tha ai.

Jaço kërkoi që të kufizohen pagesat me para në dorë, që sipas tij do të forconte luftën kundër pastrimit të parave. Dhoma mendon gjithashtu se ligji për konsultimin publik duhet të ndryshojë për të zgjatur afatet, ndërsa problematikën në këtë ligj nuk e lidh me përmbajtjen e tij, por me moszbatimin.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next