Videot kryesore

Gazeta Si
23 Shikime · 2 years më parë

Kuvendi u mblodh të enjten në seancën e jashtëzakonshme për të miratuar ndryshimet në Qeveri, por në këtë seancë nuk mbeti pa u cekur edhe kërkesa e Autoritetit të Dosjeve për të ndryshuar ligjin dhe hapur rrugë verifikimit të dosjes me inicialet I.M., apo dosje të tjera të politikanëve të lartë.

Enkelejd Alibeaj mirëpriti nismën e Autoritetit të Dosjeve.

“Autoriteti i Dosjeve nuk e ka të drejtën e nismave ligjore, megjithatë sa herë që ka kërkesa për ndryshime ligjore, duhet të jetë fillimi e instalimi i një procedure të re që çdo nismë të diskutohet”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Taulant Balla nga ana tjetër shprehu gatishmërinë e socialistëve për të vepruar sa më shpejt dhe ndryshuar ligjin ashtu siç e kërkon Autoriteti i Dosjeve.

“Shpresoj që edhe zoti Alibeaj ta mbajë fjalën deri në fund, por ne si grup parlamentar i Partisë Socialiste jemi gati që të votojmë ndryshimet, edhe në Kodin Zgjedhor siç i propozon Autoriteti i Dosjeve”, deklaroi ai.

Në vazhdën e këtij qëndrimi, deputetëve të grupit parlamentar socialist u është lënë porosia që të jenë në gatishmëri, pasi Kuvendi mund të mblidhet sërish në një seancë të jashtëzakonshme, qoftë kjo edhe në muajin gusht, muaji zyrtar i pushimeve, për të miratuar këto ndryshime.

Autoriteti i Dosjeve ka propozuar shfuqizimin e pikës 4 të nenit 29 të ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas Autoritetit, ky nen pengon atë që të verifikojë politikanët e lartë që janë të pajisur me certifikata pastërtie figure nga dy komisionet Mezini e Bezhani në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000.

Propozimi tjetër është ndërhyrja në Kodin Zgjedhor që të detyrojë kandidatët për zgjedhje vendore e qendrore që të dorëzojnë formularët e pastërtisë së figurës pranë këtij autoriteti 70 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Gazeta Si
36 Shikime · 2 years më parë

51 Shikime · 2 years më parë

⁣Momenti pas aksidentit tragjik të fëmijës në Himarë, ku pushuesit debatojnë me komisarin

Gazeta Si
28 Shikime · 2 years më parë

⁣Protesta e dytë për tragjedinë e Himarës

Gazeta Si
28 Shikime · 2 years më parë

Me thatësirën e gjatë që ka përfshirë vendin, reshjet e shiut janë të mirëpritura. Megjithatë, jo intensiteti i këtyre reshjeve.

Meteorologu dhe profesori i Universitetit të Reading në Britaninë e Madhe, Simon King shpjegon me një shembull të thjeshtë ilustruese përmes kësaj videoje se përse shiu i dendur pas një thatësire të gjatë mund të shkaktojë përmbytje.

Eksperimenti i tij është i thjeshtë. Ai merr tre gota me ujë. Të parën e kthen përmbys në një terren me barë dhe të lagur, të dytën në një terren normal dhe të fundit në terrenin e tharë nga mungesa e reshjeve.

Rezultati: toka thith më shpejt ujin kur është e lagësht, më pak në terren normal dhe shumë ngadalë në terrenin e ngurtësuar nga thatësia e pazakontë. Kjo është arsyeja, shpjegon meteorologu, se pse shirat e furishëm të verës, ndonëse zgjasin pak shkaktojnë përmbytje të mëdha në shumë vende, sidomos në Mesdhe.

Gazeta Si
35 Shikime · 2 years më parë

Shi dhe bresher ne Tirane

Gazeta Si
33 Shikime · 2 years më parë

Shi dhe bresher ne Tirane

Gazeta Si
26 Shikime · 2 years më parë

Mes mijëra turistëve të raportuar nga INSTAT-i që kanë hyrë në vendin tonë në qershor të këtij viti ishte edhe një turist i veçantë.

Ai nuk është pjesë e atij që quhet ‘turizëm elitar’, por me përfshirjen e Shqipërisë në hartën e aventurës personale që ka nisur prej 2018-s është një promovim i mirë i vendit tonë.

Bëhet fjalë për Thair Abud, austriaku që ecën prej prillit të 2018-s. Ai ka ndërmarrë një udhëtim në këmbë për të bashkuar dy kepet në dy hemisfera. Në prill të 2018-s u nis nga Nordkapp në Norvegji për të zbritur ngadalë në jug me destinacion final, Cape Toën në Afrikën e Jugut.

Është një distancë mbi 26 mijë kilometra, ku 818 prej tyre Abud i ka ecur vetëm përmes Shqipërisë.

Në Shqipëri ai është futur nga kufiri me Malin e Zi në datë 13 qershor, ka ecur në jug në drejtim të Tiranës, Fierit, Beratit, Gjirokastrës e më pas në Butrinti për të dalë nga pika kufitare e Qafës së Botës më 8 gusht dhe vazhduar më pas ecjen në Greqi.

“Pata dy muaj të mrekullueshëm në Shqipëri”, thotë ai në lidhje me përshtypjet që pati gjatë ecjes në vendin tonë.

Thair Abud, me profesion inxhinier thotë se ka nisur të ecë në vitin 2012, kohë kur la duhanpirjen.

Gazeta Si
30 Shikime · 2 years më parë

Trafik në autostradën Tiranë-Durrës, radhë kilometrike në Vorë

Gazeta Si
69 Shikime · 2 years më parë

⁣Me veshje kamuflazhi, momenti i arrestimit të dy çekëve në uzinën ushtarake të Poliçanit në Berat

Gazeta Si
28 Shikime · 2 years më parë

Ilir Meta thotë se nuk përbën asnjë shkelje ligjore fakti që ai ka firmosur dokumente shtetërore me mbiemrin ‘Meta’ dhe jo ‘Metaj’ siç rezulton i regjistruar në gjendjen civile.

Ish-Presidenti doli në një konferencë për shtyp, ku u pyet nga gazetarët nëse përbënte shkelje ligjore fakti që ka firmosur dokumente zyrtare me një tjetër mbiemër nga ai që është i regjistruar në gjendjen civile.

“Jo, sepse duhet të keni parasysh që çdo dokument e firmë e titullarëve është e shoqëruar me vulë protokolli, vulë institucioni dhe 500 verifikime nga ana formale, që konfirmojnë në mënyrën më të qartë përgjegjshmërinë, apo autenticitetin e personit që ka bërë këtë”, deklaroi Meta.

Kjo ishte gjysma e përgjigjes për pyetjen. Gjysmën tjetër ja kaloi për përgjigje Petrit Vasilit. Ky i fundit u ndal te Edi Rama.

“Pse ndaleni te kjo, ne kemi një rast shumë interesant dhe pak i investiguar. Kemi dekrete Presidenti për emërimin e ish-ministrit të Kulturës, Edi Rama dhe të zgjedhur si kryetar bashkie. Ju e dini që në 2002 Edi Rama e ka ndërruar emrin nga Edvin Kristaq Rama në Edi Rama. Ky është i vetmi njeri që kemi një problem shumë të madh ligjor. Është rasti më tipik Edi Rama dhe i provuar e zeza mbi të bardhë. Një njeri me identitet krejt tjetër ka mbajtur poste shumë të rëndësishme”, u shpreh Vasili.

Ndërkohë, Ilir Meta iu shmang pyetjes nëse ka deklaruar të dy mbiemrat në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ.

“Unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë, Ilir Rexhep Metaj, i lindur më 24 mars në Çepan të Skraparit dhe nuk kam asnjë arsye që të mos jem krenar për emrin e mbiemrin tim”, tha ai.

Gazeta Si
35 Shikime · 2 years më parë

Dy persona kanë gjetur vdekjen në rrugën "Islam Alla" në Tiranë, që lidh Rrugën e Kavajës me Rrugën Myslym Shyri.

Nga të shtënat dyshohet se autori është një burrë që ka qëlluar për vdekje vëllanë dhe kunatën e tij.

Nga informacionet e para, ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të një agjencie turistike.

Policia nuk ka dalë ende me një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Gazeta Si
22 Shikime · 2 years më parë

⁣Në 22 operacione, 132 të arrestuar në një javë nga Policia e Shtetit

Gazeta Si
33 Shikime · 2 years më parë

⁣Me armë zjarri dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga tre persona

Gazeta Si
36 Shikime · 2 years më parë

⁣Pedonalja e Shkodrës përmbytet, kthehet në lumë të rrëmbyeshëm gjatë natës

Gazeta Si
32 Shikime · 2 years më parë

⁣Ka zgjatur rreth dy orë takimi mes kryeministrit Edi Rama
dhe homologut të tij, Albin Kurti.

Takimi mes dy liderëve u mbajt në vilën qeveritare 31,
ndërsa nuk dihen detaje se për çfarë diskutuan dy kryeministrat.

Gazeta Si
30 Shikime · 2 years më parë

⁣Tre Tenoret per Ukrainen, koncert ne TKOB

Gazeta Si
40 Shikime · 2 years më parë

⁣Sekuestrohet 2 tonë naftë e futur kontrabandë në Tiranë

Gazeta Si
31 Shikime · 2 years më parë

⁣Dëme në infrastrukturë në Pukë për shkak të motit të keq

Gazeta Si
8 Shikime · 1 year më parë

⁣Kryeministri Edi Rama përplaset me deputetët e opozitës gjatë seancës në Kuvend

Showing 97 out of 100