Videot kryesore

Gazeta Si
117 Shikime · 5 years më parë

Në gjurmët e legjendës së Ciklopit, apo Pellgut të Zi të Skuterrës

Gazeta Si
114 Shikime · 5 years më parë

20 vite në liri, dita kur shqiptarët e Kosovës derdhën lot gëzimi

Gazeta Si
73 Shikime · 3 years më parë

⁣Vrasja e ish-policit në Laç, në gusht 2020 iu bë atentat djalit në mes të rrugës

Gazeta Si
33 Shikime · 3 years më parë

Kryeministri Edi Rama doli në konferencë për shtyp me temë bujqësinë, por përballë pyetjeve të gazetarëve foli gjatë edhe për përgjimet e anti-mafias italiane dhe akuzat e hedhura për përfshirjen e “Ndraghetas” në Shqipëri.

Ai i quajti “tymnaja të neveritshme të hedhura nga opozita dhe mediet, që sipas Ramës, citojnë në mënyrë selektive përfundimet e prokurorisë italiane. Sipas këtyre përfundimeve, Rama thotë se hetuesit italianë thonë se mafia italiane dështoi në përpjekjet e saj për zgjerimin e aktivitetit në Shqipëri.

"Nuk do të them për këtë duhet të flasë drejtësia, sepse në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion ekipi italian he po ua lexoj për të thënë pse është turp për të gjithë ju që në vend te merreni me fakte, bëni dezinformim. Në konkluzion, citoj prokurorinë italiane, pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njeri-tjetrin për investimet që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht dhe i vetmi investim është një dyqan i vogël, që në vitin 2018, sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja, ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje”, tha Rama.

Kryeministri thotë se nuk ka asnjë provë dhe se përgjimet e anti-mafias italiane po përdoren për qëllime politike.

“Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të mediave. Nuk e imagjinoj dot që të merret kohë nga koha e njerëzve për t'iu hedhur në fytyrë këtë lloj gjelle kuturbuese budallallëku dhe poshtërsie.. Është një mënyrë më e ulët se s'ka për të kërkuar avantazhe duke 'ia bërë nënë këtij vendi' përsëri, si gjithmonë”, deklaroi ai.

Në përgjimet e palës italiane përmendet edhe emri i Ilir Kullës, këshilltar i Presidentit Ilir Meta. Rama nënkuptoi se përmendja e emrit nuk e bën fajtor.

“Ju e dini se sa i gatshëm jam ta mbroj Metën aty ku nuk mbrohet, por nëse përmendet aty me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari i tij që njihet si tregtar lajmesh të rreme, e provuar nga gjykata italiane për t’i bërë nënë vendit këtu, është aty, unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata; po pastaj? Ata mund të kenë njohje direkte me ata njerëz, po pastaj? Prokuroria italiane e ka dhënë këtë konkluzion. Nuk ka fakte dhe as prova”, deklaroi ai.

Në “mbrojtje” mori edhe Bashën.

“Ai deputet dihet që është mik i Lulzim Bashës dhe PD dhe lidhjet e këtyre njerëzve janë me të djathtën. Po pastaj?! Çfarë duhet të them unë që Lulzim Basha priste këta njerëz që i çonin mafiozët dhe u jepte fjalën që do të ndihmonte mafiozët?! S’e them dot kurrë!”, tha Rama.

Në lidhje me këto përgjime një mbrëmjen e së hënës ka reaguar edhe ambasada italiane në Shqipëri, duke bërë thirrje që çështja t’i lihet në dorë drejtësisë. SPAK nga ana tjetër ka deklaruar se po të hënën do të vihej në kontakt me autoritetet italiane për këtë çështje.

Fillesa e përgjimeve janë pas një operacioni të antimafias italiane, ku u ekzekutuan 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove në kuadër të grupit mafioz "Ndrangheta". Aksioni pasoi një periudhë disavjeçare përgjimesh, që datojnë prej 2016-ës. Mes përgjimeve janë edhe telefonatat mes disa të arrestuarve për investime në Shqipëri.

Gazeta Si
84 Shikime · 1 year më parë

⁣Arrestimi i Ilir Pajës pas 5 vjetësh në arrati, i dënuar me 25 vite burg në Itali

Gazeta Si
36 Shikime · 1 year më parë

⁣Nis Vettingu në Policinë e Shtetit, hidhet shorti për 36 emrat e parë të drejtuesve

Gazeta Si
43 Shikime · 11 muaj më parë

Nga Tirana në Dhërmi për të shitur kanabis e kokainë, arrestohen 3 të rinj

Gazeta Si
96 Shikime · 5 years më parë

Dashuria e quajtur Korce

Gazeta Si
48 Shikime · 2 years më parë

Kryeministri Edi Rama mbërriti rreth orës 19:00 me orën tonë në selinë qendrore të Departamentit të Shtetit në Uashington, për të nisur takimin me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Rama ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka treguar çështjet kryesore që u diskutuan.

“Diskutuam lidhur me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, marrëdhëniet bilaterale, diskutuam për rajonin, ecurinë e reformave në Shqipëri. Në tërësi prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për këtë marrëdhënie, përfshirë edhe temën e të qenit bashkë në aleancën e NATO-s".

Rama shpjegoi edhe praktikën e "bashkëpengmarrjes" në KS mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Është një praktikë kur dy vende bëhen bashkë për të adresuar një apo disa dosje të caktuara dhe SHBA na propozoi ne këtë bashkëpunim, e pranuam me shumë kënaqësi dhe kjo na jep mundësi që në Këshillin e Sigurimit të luajmë një rol të veçantë. Për Ukrainën nuk është një çështje e Shqipërisë por e gjithë botës, e OKB", tha ai.

Rama ndodhet në SHBA për një vizitë 4-ditore, që nisi me një ceremoni të organizuar me rastin e marrjes nga ana e Shqipërisë së mandatit dyvjeçar si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit.

Rama e vlerësoi këtë si një arritje historike dhe plotësisht të merituar për Shqipërinë.

Ndërkohë, takimi me Blinken mbërrin në një periudhë të trazuar në kampin e opozitës së politikës shqiptare, ku Sali Berisha ka nisur prej shtatorit Foltoren për t’i marrë PD-në Lulzim Bashës, që e akuzon së bashku me Ramën si pjesë “të komplotit që e shpalli atë non grata nga DASH” me akuzën e korrupsionit madhor.

Berisha thotë se ka paditur në gjykatën korrektuese të Parisit Sekretarin e Shtetit, ndërsa deklaron se ai ka marrë një vendim krejtësisht politik e të shtyrë nga George Soros, pa asnjë provë e fakt kundër tij.

Gazeta Si
33 Shikime · 9 muaj më parë

⁣Sekuestrohen 47 mijë euro të padeklaruara në doganën e Kakavijës

Gazeta Si
12 Shikime · 4 years më parë

Aktivisti i të drejatve të kafshëve duke ushqyer viçin që i la amanet nëna lopë para se të largohej nga jeta

Gazeta Si
14 Shikime · 2 years më parë

Qeveria do t’i propozojë Kuvendit ndryshime në ligjin për noterinë, duke përfshirë kontrollin e pastërtisë së figurës dhe integritetin mes kushteve për të ruajtur dhe marrë licencën për këtë profesion.

Ndryshimet e propozuara janë një formë vettingut që do t’i nënshtrohen të gjithë noterët në vend, edhe ata që gëzojnë aktualisht këtë licencë. Kriteret, ndryshe nga vettingut i prokurorëve dhe gjyqtarëve do të jenë vetëm dy.

“Ndryshimet që propozohen sot jo vetëm vendosin kritere të reja në profesionin e noterit dhe zv.noterit, por është as më shumë dhe as më pak një proces vettingu për noterët që janë në këtë shërbim dhe që kanë të bëjnë me verifikimin e kontakteve të papërshtatshme, apo lidhje me krimin e organizuar, apo persona të dënuar për kryerjen e veprave të rënda penale, apo që janë pjesë e listës së personave të shpallur sipas legjislacionit në fuqi në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe pastrimit të parave”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Por, nëse për vettingun e prokurorëve dhe të gjyqtarëve u ngritën dy institucione të pavarura, vettingun e noterëve do ta realizojë vetë Qeveria.

“Ligji ka përcaktuar edhe mekanizmat e filtrimit të këtij shërbimi. Është edhe Ministria e Drejtësisë që përmes inspektimeve të planifikuara, apo hetimeve proaktive që do ta bëjë filtrimin e këtij sistemi”, sqaroi ministri Manja.

Projektligji i vettingut për noterët është një ide e hershme e Qeverisë. Ndryshimet janë propozuar që para zgjedhjeve të 25 prillit, duke shkaktuar reagimin kundër të komunitetit të noterëve. Por, në propozimin fillestar mes kritereve të rivlerësimit të noterëve ishte edhe ai i justifikimit të pasurisë, që në projektligjin e miratuar këtë të mërkurë nga Qeveria mungon, të paktën sipas deklaratave të ministrit Ulsi Manja.

Gazeta Si
88 Shikime · 2 years më parë

Kcimi i logut, Malesi e madhe

Gazeta Si
210 Shikime · 5 years më parë

Shtatë mrekullitë e lashta të botës janë rindërtuar kompjuterikisht dhe zbulohet se si do të kishin qenë ato nëse rrjedha e kohës nuk do i kishte rrënuar.

Gazeta Si
36 Shikime · 8 muaj më parë

⁣Megaoperacioni me mbi 200 të arrestuar, sekuestrohen miliona lekë, euro armë dhe drogë

Gazeta Si
27 Shikime · 4 years më parë

Lopa Fraser i lë amanet viçin aktivistit të kafshëve kur mendon se po largohet nga jeta

Gazeta Si
71 Shikime · 2 years më parë

⁣Filmi "Portreti i pambaruar" me regji nga Namik Ajazi në kinematë shqiptare

Gazeta Si
28 Shikime · 3 years më parë

Edi Rama foli për forca të errta të së shkuarës që po sfidojnë Kryeministrin dhe shtetin, por i paralajmëroi këto forca se i kanë bërë llogaritë gabim.

Kreu i Qeverisë foli nga Përmeti, ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve. Këtu ai ceku krizën e shpërthyer në Aeroportin e Rinasit, ku kontrollorët kanë firmosur kolektivisht deklaratën e paaftësisë për punë, duke refuzuar që të punojnë pa iu plotësuar kërkesat për pagën.

“Nuk ka shans që forca të verbra të së shkuarës, që duan me çdo kusht të marrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces (vaksinimin). I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë Kryeministrin”, tha Rama.

Kryeministri dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë deklaruar se pas protestës së kontrollorëve qëndron politike, duke drejtuar gishtin nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

Sipas Qeverisë, qëllimi politik i kësaj proteste është të ndalet procesi i vaksinimit, duke qenë se mbrëmjen e së mërkurës ishte parashikuar mbërritja e një sasie tjetër vaksinash, por që u anulua për shkak të protestës së kontrollorëe të Rinasit.

Gazeta Si
79 Shikime · 5 years më parë

Çdo herë e më shumë po rriten shifrat e pacientëve diabetik, sidomos të tipit dy. Kjo sëmundje është shumë e lidhur me stilin e jetesës rastet e të cilës janë dyfishuar në mbarë botën, pas viteve 90. Por, një zbulim teknologjik i kohëve të fundit, ka krijuar një fije shprese për të gjithë këta të sëmurë. Shkencëtarë kanë arritur të zhvillojnë një trajtim i cili kryhet më anë të një mase gjaku të pacientëve. Sipas tyre kjo është një tjetër arritje e madhe e mjekësisë.Trajtimi, i quajtur LeucoPatch, është provuar në më shumë se 200 spitale në Evropë. Ky trajtim kryehet me anë të një sasie gjaku të pacientit.

Gazeta Si
32 Shikime · 10 muaj më parë

⁣Xheladin Beqiri, Mjeshter i Madh




Showing 2 out of 14