Video të fundit

PD: Covid-19 rrëzoi propagandën e shëndetësisë falas
PD: Covid-19 rrëzoi propagandën e shëndetësisë falas Gazeta Si 15 Shikime • 5 years më parë

Partia Demokratike thotë se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ka shembur fasadën e propagandës në sistemin e shëndetësisë.

“Në “shëndetësinë falas” të Edi Ramës, shqiptarët blejnë vetë nga ushqimi deri tek respiratorët. Pandemia nga COVID ka shfaqur para syve të të gjithëve sa e mjeruar është gjendja në spitalet tona, sa i madh është dështimi i qeverisë, sa e rrezikshme është kjo qeveri për shqiptarët. Kontrasti mes propagandës së qeverisë dhe realitetit është i jashtëzakonshëm”, tha ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri.

Ish-deputetja demokrate e shoqëron këtë reagim me një video, që thotë se janë dëshmitë e të afërmve të pacientëve që po kuron ndaj Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sipas këtyre dëshmive, situata në këtë spital është krejt tjetër nga ajo që pretendon Qeveria.

“Kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë flasin për spitale si në Zvicër, por qytetarët në hall në dyert e spitaleve tregojnë të vërtetën e dështimit të “shëndetësisë falas”. Ata blejnë vetë nga ushqimi i përditshëm deri tek respiratorët”, vijoi Pampuri.

PD thotë se Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë dhe ndër katër vendet e para për vdekje ditore dhe numrin më të lartë të përhapjes së infeksionit.

Udhëtonte me mjet bujqësor në autostradë, përplaset për vdekje 71-vjeçari
Udhëtonte me mjet bujqësor në autostradë, përplaset për vdekje 71-vjeçari Gazeta Si 43 Shikime • 5 years më parë

Një 71-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në orët e mëngjesit në rrugën Tiranë-Fushë Krujë.

Viktima është shtetasi Halim Tufa. Ai është përplasur për vdekje nga një autoveturë tip Mercedes Benz. 71-vjeçari po udhëtonte me një motozape (mjet bujqësor) kur është goditur dhe marrë zvarrë për rreth 50 metra nga autovetura.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si kryqëzimi i Rinasit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Benz, Luan Koçi, 37 vjeç, ndërsa thotë se po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pamjet nga spitalit “Shefqet Ndroqi” tregojnë gjendjen e pacientëve. Mjekët bëjnë thirrje për kujdes
Pamjet nga spitalit “Shefqet Ndroqi” tregojnë gjendjen e pacientëve. Mjekët bëjnë thirrje për kujdes Gazeta Si 15 Shikime • 5 years më parë

Pamjet nga spitalit “Shefqet Ndroqi” tregojnë gjendjen e pacientëve. Mjekët bëjnë thirrje për kujdes

Zbardhet ngjarja në Tushemisht, shkon në 7 numri i të arrestuarve
Zbardhet ngjarja në Tushemisht, shkon në 7 numri i të arrestuarve Gazeta Si 72 Shikime • 5 years më parë

Zbardhet ngjarja në Tushemisht, shkon në 7 numri i të arrestuarve

Situatë kaotike në Kakavijë
Situatë kaotike në Kakavijë Gazeta Si 13 Shikime • 5 years më parë

Situatë kaotike në Kakavijë

Situatë kaotike në Kakavijë
Situatë kaotike në Kakavijë Gazeta Si 29 Shikime • 5 years më parë

Situatë kaotike në Kakavijë

Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen kuksiani në Pogradec
Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen kuksiani në Pogradec Gazeta Si 40 Shikime • 5 years më parë

Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen kuksiani në Pogradec

Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Gazeta Si 37 Shikime • 5 years më parë

Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Gazeta Si 78 Shikime • 5 years më parë

Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Gazeta Si 45 Shikime • 5 years më parë

Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Atentati në Pogradec/ Zbardhet ngjarja, dy në pranga
Atentati në Pogradec/ Zbardhet ngjarja, dy në pranga Gazeta Si 54 Shikime • 5 years më parë

Atentati në Pogradec/ Zbardhet ngjarja, dy në pranga

2 atentate në 1 javë, qëllohen me breshëri disa mjete në parkingun e një hoteli
2 atentate në 1 javë, qëllohen me breshëri disa mjete në parkingun e një hoteli Gazeta Si 20 Shikime • 5 years më parë

2 atentate në 1 javë, qëllohen me breshëri disa mjete në parkingun e një hoteli

Rradhe ne Ambasada
Rradhe ne Ambasada Gazeta Si 46 Shikime • 5 years më parë

Rradhe ne Ambasada

Stuhi me reshje shiu
Stuhi me reshje shiu Gazeta Si 48 Shikime • 5 years më parë

Stuhi me reshje shiu, çfarë ndodhi në jug të vendit

Stuhi me reshje shiu, çfarë ndodhi në jug të vendit
Stuhi me reshje shiu, çfarë ndodhi në jug të vendit Gazeta Si 57 Shikime • 5 years më parë

Stuhi me reshje shiu, çfarë ndodhi në jug të vendit

Kurban Bajrami, kreu i KMSh-së uron me kujdesin kundër Covid-19
Kurban Bajrami, kreu i KMSh-së uron me kujdesin kundër Covid-19 Gazeta Si 68 Shikime • 5 years më parë

Në mesazhin e urimit me rastin e Kurban Bajramit, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu apelon që kjo festë të shërbejë për të ripërtërirë ndjenjën e dashurisë, respektit, vëllazërisë faljes dhe përkujdesjes mes njerëzve.

“Kurban Bajrami është dita kur ne me buzëqeshje, gëzim e paqe, shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit. T’i shohim të gjithë njerëzit me syrin e dashurisë, ashtu siç na sheh ne Zoti dhe le të bëhemi pjesë e gëzimit të tyre duke ndarë së bashku mirësitë e Kurban Bajramit”, thotë Spahiu.

Për shkak të pandemisë, këtë vit pelegrinazhi i Hashit nuk mundësohet dhe kreu i KMSh-së bën thirrje për përkujdes maksimal që festimet të mbahen duke respektuar të gjitha masat e duhura për parandalimin e Covid.

“Gjatë këtyre ditëve të jemi të kujdesshëm në festimet tona, duke marrë të gjitha masat e duhura për të shmangur infektimet e mundshme nga Covid-19. Shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë në fenë tonë. Kështu që e kemi për detyrë të kujdesemi për veten, familjen, dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë. Me lutjet drejtuar Allahut dhe me kujdesin tonë edhe kjo pandemi do të largohet nga mesi ynë”, tha ai.

Kreu i KMSh-së deklaron se Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit.

“Në Kuranin famëlartë Allahu na mëson që tek Ai nuk arrin as mishi as gjaku i kurbanit, por përkushtimi ynë që kemi për të. Pra Kurbani është një mjet që na afron më shumë me Zotin dhe duke ndarë mishin e kurbanit me njerëzit në nevojë ne jemi më afër pëlqimit të Tij”, vijon mesazhi i urimit.

Spahiu bëri thirrje për përkujdesje ndaj njerëzve në nevojë dhe të moshuarve.

Miratohet raporti “Meta”, nuk kërkohet shkarkimi. Rama: Por Presidenti e shkeli Kushtetutën
Miratohet raporti “Meta”, nuk kërkohet shkarkimi. Rama: Por Presidenti e shkeli Kushtetutën Gazeta Si 25 Shikime • 5 years më parë

Votimi i raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar, të ngritur një vit më parë për hetimin e veprimtarisë së Presidentit Ilir Meta, tkurri votat e mazhorancës si rrallë herë që prej largimit të PD-së dhe LSI-së nga Kuvendit, në shkurt të 2019.

Raporti, ku theksohen një sërë shkeljesh të Presidentit Ilir Meta me vendimet dhe veprimet për zgjedhjet e 30 qershorit dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese u miratua me 78 vota pro dhe 17 kundër.

“Komisioni arriti në përfundimin se dekreti i Presidentit për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por edhe dekreti për emërimin e Marsida Xhaferllarit gjyqtare Kushtetuese janë akte antikushtetuese”, deklaroi Ulsi Manja, që drejtoi Komisionin Hetimor.

Megjithatë, duke iu referuar dy opinioneve të Komisionit të Venecias, dhënë fillimisht për përplasjen për 30 qershorin dhe më pas për përplasjen për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Manja tha se shkeljet jo domosdoshmërisht çojnë tek kërkesa për shkarkim. “Por janë të një natyre që diktojnë marrjen e masave për plotësimin e kuadrit ligjor me mekanizma të qartë për të shmangu situata bllokuese në të ardhmen”, vijoi ai.

Për shkelje të shumëfishta të Kushtetutës nga ana e Presidentit Ilir Meta foli edhe Kryeministri Edi Rama.

“Uji i venecias nuk e ka nxjerrë të larë Presidentin, por ka nxjerrë në pah një nga një të gjitha shkeljet, shkelje që janë të një natyre që lidhet me një vullnet politik për ta ushtruar detyrën në mënyrë të njëanshme dhe për t’u sjellë në zyrën e Presidentit të Republikës si tutor i opozitës, sepse kjo është e vërteta”, deklaroi Kryeministri.

Por, pengesë për të kërkuar shkarkimin, sipas kreut të mazhorancës, ishte mungesa e një përkufizimi dhe përcaktimi në kuadrin ligjor vendas se çfarë cilësohet “shkelje e rëndë” dhe “çfarë cilësohet shkelje e lehtë”. Ai nënkuptoi se vullneti i shumicës nuk përputhej me votimin në këtë rast.

“Ne nuk kemi një përkufizim të shkeljes së rëndë, por mesazhi që japim ne duke iu referuar të ardhmes dhe jo të shkuarës në këtë rast dhe duke e parë këtë rast si një mundësi për të adresuar për të ardhmen ato që rezultojnë të jenë hapësira për abuzim, është që ne nuk jemi këtu për të ushtruar vullnetin e shumicës pa marrë në konsideratë asgjë përtej këtij vullneti, që do të thotë se në respekt të Venecias, ne do të qëndrojmë tek ajo se çfarë do të bëjmë më tutje”, u shpreh ai.

Ajo që do të bëhet më tutje është nisma për rregullimin me një ligj organit të institucionit të Presidentit dhe ndryshime në ligjet e tjera, që sipas Ramës, do të qartësojnë kompetencat formale dhe thelbësore të Presidentit.

Gjatë diskutimeve të raportit në këtë Komision, nuk munguan debatet mes vetë socialistëve. Bashkim Fino kërkoi që në raportin përfundimtar, Komisioni ose të kërkonte shkarkimin, ose t’i kërkonte falje Presidentit.

Ndërkohë, ajo që këmbënguli në shkarkimin e Metës ishte opozita parlamentare. Mendimi i opozitës u paraqit nga deputeti Halit Valteri, si relator i pakicës dhe Kuvendit nuk i’u paraqit si raport më vete, por si mendim pakice brenda raportit të shumicës.

Rama: 30 korriku nuk lëviz! Listat hapen, koalicionet ndryshojnë
Rama: 30 korriku nuk lëviz! Listat hapen, koalicionet ndryshojnë Gazeta Si 22 Shikime • 5 years më parë

Zyrtarisht Partia Socialiste thotë se do t’i kthejë përgjigje ditën e martë propozimit të Partisë Demokratike për hapje të plotë të listave, me kushtin e mosndryshimit të formulës së koalicioneve dhe të formulës aktuale të përllogaritjes së mandateve.

Por, jozyrtarisht një ide se cili do të jetë qëndrimi i socialistëve në mbledhjen e radhës të Këshillit Politik e dha Kryeministri Edi Rama, që mes rreshtave iu drejtua si PD-së, ashtu edhe Presidentit, por edhe duke garantuar për opozitën parlamentare se nuk do ta prekë paktin e nënshkruar me ta.

“Përsëris apelin për PD-në që të mos lodhet duke kundërshtuar 30 korrikun. 30 korriku është kry! Është marrëveshje e nënshkruar, është e mbyllur! Për 30 korrikun, Presidenti nuk ka asnjë të drejtë për ndryshimet kushtetuese, as nuk i kërkohet që të ketë një opinion. Thjeshtë duhet ta pranojë, sikur do ta pranojnë të gjithë. Ashtu si në ’98, Kushtetutën do ta njohin dhe do t’i nënshtrohen ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut të gjithë. 30 korriku nuk lëviz!”, tha ai.

Kryeministri u tregua elastik sa i takon sasisë së hapjes së listave, por jo tek formula e koalicioneve.

“Hapja e listave patjetër mund të jetë edhe 100%. Koalicionet? Jo, të drejtën për t'u bashkuar në çadër nuk do ta heqim, por do ta sanksionojmë. Listat do të hapen dhe koalicionet do të ndërtohen si kudo në Europë", u shpreh ai.

Me shpejtësi 166 km/orë, Policia arreston një 32 vjeçar, iu heq patentën 15 të tjerëve
Me shpejtësi 166 km/orë, Policia arreston një 32 vjeçar, iu heq patentën 15 të tjerëve Gazeta Si 27 Shikime • 5 years më parë

Me shpejtësi 166 km/orë, Policia arreston një 32 vjeçar, iu heq patentën 15 të tjerëve

Të shtëna me armë në Velipojë, dyshohet për të plagosur
Të shtëna me armë në Velipojë, dyshohet për të plagosur Gazeta Si 62 Shikime • 5 years më parë

Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, dyshohet për të plagosur

Showing 106 out of 107