Other

Gazeta Si
4 Shikime · 3 years më parë

⁣Në një fshat të Zadrimës që quhet Hajmel, 250 vullnetarë të rinj dhe të rritur kanë krijuar një Betlehem të veçantë.

Gazeta Si
19 Shikime · 3 years më parë

Mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor të ngritur për çështjen e incineratorëve nuk u zhvillua për mungesë kuorumi për shkak të mungesës së anëtarëve socialistë të komisionit.

Nga Partia Demokratike akuzuan se bojkoti i mbledhjes nga ana e Partisë Socialiste është i qëllimshëm për të penguar hetimin e këtij koncesioni, që sipas opozitës është kryekëput korruptiv.

“Hetimi i Komisionit për Incinerëtorët u bllokua sot nga Partia Socialiste. Deputetët e saj nuk morën pjesë sot në mbledhjen e lajmëruar më herët nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku. Mospjesëmarrja e deputetëve socialistë ndikon në mosarritjen e kuorumit për shumicën, duke bllokuar kështu hetimin për incineratorët”, thuhet në deklaratën e PD.

Kjo do të ishte mbledhja e parë e këtij Komisioni pas arrestimit nga SPAK të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili akuzohet se ka marrë 3.7 milionë euro në këmbim që tenderin e incineratorit të Elbasanit t’ja jepte kompanisë Albtech Energy të Stela Gugallja, gjithashtu nën hetim nga SPAK së bashku me Klodian Zoton.

Gazeta Si
11 Shikime · 3 years më parë

⁣“Open Balkan”, Rama pret Vuçiç

Gazeta Si
7 Shikime · 3 years më parë

⁣ Protestuesit e PD para selisë në pritje të Sali Berishës

Gazeta Si
6 Shikime · 3 years më parë

⁣Forcat speciale rreth kryeministrisë para protestës së Berishës

Gazeta Si
15 Shikime · 3 years më parë

⁣Gati për “Open Balkan”: bulevardi vishet me flamuj shqiptarë, serb dhe maqedonas

Gazeta Si
3 Shikime · 3 years më parë

Berisha tek selia e PD

Gazeta Si
5 Shikime · 3 years më parë

Kuvend PD BASHA

Gazeta Si
1 Shikime · 3 years më parë

Video votim referendum pd

Gazeta Si
11 Shikime · 3 years më parë



Zv.Kryeministri dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj iu shmang pyetjeve në lidhje me arrestimin e Lefter Kokës për çështjen e incineratorit të Elbasanit.

Ish-ministri i Financave përjashtoi qeverinë dhe ministritë e tjera nga përgjegjësia kolektive në lidhje me këtë koncesion, në të cilin, sipas akuzës së SPAK, Lefter Koka ka përfituar 3.7 milionë euro ryshfet për t’i hapur rrugë ndërtimit.

“Përgjegjësia para drejtësisë është individuale, nuk është as kolektive dhe as politike”, tha Ahmetaj.

Ministri i Rindërtimit, që në kohën e dhënies së këtyre koncesioneve ka mbajtur postin e ministrit të Financave e shmangu fjalën “incinerator” dhe e cilësoi investimin në Elbasan si aset shtetëror.

Kontrata e koncesionit të incineratorit të Elbasanit përfundon ditën e enjte dhe pas kësaj faze u kalon bashkive të qarkut të Elbasanit për ta menaxhuar. Por si do të funksionojë tani që është nën sekuestro? Ahmetaj tha se ka një procedurë ligjore që e zgjidh këtë, pa dhënë më shumë detaje.

Gazeta Si
20 Shikime · 3 years më parë

⁣Zbulohet "shtëpia e barit’ e pajisur me llamba për rritjen e kanabisit në Durrës

Gazeta Si
14 Shikime · 3 years më parë

⁣Lefter Koka duke hyrë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Gazeta Si
16 Shikime · 3 years më parë

⁣U vra për radhën në market, publikohen pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit në Tiranë

Gazeta Si
17 Shikime · 3 years më parë

⁣ Sali Berisha në konferencë shtypi në seli pas Kuvendit për Rithemelimin e PD

Gazeta Si
2 Shikime · 3 years më parë

⁣ Mbështetësit e Berishës në hollin kryesor të selisë së PD

Gazeta Si
34 Shikime · 3 years më parë

Kryeministri Edi Rama u ndal në zonat e përmbytura nga Lumi i Vjosës në Fier dhe Vlorë, ku në takimet që pati me drejtuesit emergjencave civile, ata të pushtetit vendor dhe qytetarë tha se këto përmbytje janë edhe pasojë e mungesës së hidrocentraleve dhe digave në këtë lumë.

“Për sa kohë ku do të mbahet lumë i egër dhe ne duam ta mbajmë lumë të egër, përsa kohë asnjë hidrocentral dhe digë nuk do të lejohet kjo vetvetiu i ka ato risqet e veta. E bukur shumë është egërsia e lumit, por pastaj....”, tha Rama.

Vjosa është lumi i fundit i egër i Europës, që rrjedh në shtratin e vet natyror pa ndërhyrje devijuese nga dora e njeriut. Për këtë arsye, aktivistë dhe ambientalistë kërkojnë shpalljen e Vjosës Park Kombëtar përgjatë të gjithë gjatësisë së tij.


Megjithatë, në prill të këtij viti Rama është shprehur se Qeveria nuk mund të plotësojë kërkesën e aktivistëve dhe organizatave mjedisore vendore dhe ndërkombëtare për të shpallur Lumin e Vjosës si Park Kombëtar në të gjithë rrjedhën e tij.

Ai tha se ka qenë ai që e ka shtyrë përpara idenë për të mbrojtur këtë lum duke e kategorizuar si zonë të mbrojtur, por vlerëson se shpallja e tij Park Kombëtar në të gjithë rrjedhën është e pamundur.

“Idenë e Vjosës Park Kombëtar kemi qenë ne që e kemi promovuar. Zonë e mbrojtur është një kategorizim që e mbron qartësisht nga ndërhyrjet në shtratin e saj, që nuk lejon ndërtimin e digave për hidrocentrale, ndërsa koncepti Park Kombëtar duhet trajtuar në zonë në mënyrë të kujdesshme, sepse nuk mund të shtrihet në gjithë rrjedhën e saj. Duhet ndarë zona e mbrojtur nga ajo Park Kombëtar, si dhe nga zhvillimi i aktiviteteve që nuk kërcënojnë Vjosën vetë”, thotë Rama gjatë një interviste në “Ëake Up”.

Shoqata vendase e ndërkombëtare dhe aktivistë të mbrojtjes së mjedisit kanë ndërmarrë fushatën “Vjosa Park Kombëtar Tani”. Kësaj fushate i janë bashkangjitur edhe emra të njohur, mes të cilëve edhe aktori i famshëm Leonardi Di Caprio. Shpalljen e Vjosës Park Kombëtar në të gjithë rrjedhën e tij e ka mbështetur edhe Presidenti Ilir Meta, ndërsa këtë e ka kërkuar edhe Bashkimi Europian në raportin e fundit të progresit të miratuar nga PE.

Në këndvështrimin e Brukselit janë disa projekte të Qeverisë shqiptare që cenojnë zonat e mbrojtura dhe theksi vihet tek Valbona në veri dhe Vjosa në jug.

“I kërkojmë Qeverisë që të minimizojë ndikimin tek biodiversiteti duke ndaluar projektet për ndërtimin e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura, sidomos në zonat pranë lumenjve Valbonë dhe Vjosë”, thuhet në raport.

Valbona është shpallur Park Kombëtar dhe i njëjti status bëhet thirrje që t’i jepet Vjosës përgjatë të gjithë rrjedhës së tij.

“Të vendoset sa më shpejt shpallja e Vjosës Park Kombëtar përgjatë të gjithë rrjedhës së tij në përputhje me zotimin e bërë”, thotë raporti.

KE shpreh shqetësim se disa projekte kanë bërë dëm në mjedis në zonat e mbrojtura dhe i kërkon Qeverisë që të konsultohet ngushtë me shoqërinë civile dhe komunitetet vendore para se të vendosë për projekte të tilla në të ardhmen.

Gazeta Si
31 Shikime · 3 years më parë

⁣Niveli i prurjeve në lumin Vjosa përmbyti disa zona në Fier dhe Vlorë

Gazeta Si
22 Shikime · 3 years më parë


Vjosa ka dalë nga shtrati duke përmbytur qindra hektarë tokë në zonën e Fierit dhe të Vlorës dhe duke shkaktuar probleme në qarkullim. Situata është kritike në mjaft zona, ndërsa pjesë të aksit të vjetër që lidh Fierin me Vlorën janë plotësisht nën ujë.

Në Vlorë situata është edhe më dramatike. Vjosa ka përmbytur disa shtëpi në fshatin Fitore të njësisë së Novoselës, ndërsa mbi 300 banorë janë izoluar për shkak të dëmtimit të Urës së Mesaplikut.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj thotë se situata në Fitore është kritike pasi argjinatura në urën e Mifolit është çarë, duke kërcënuar të tjera banesa nga përmbytjet në orët në vazhdim.

Situatë problematike është paraqitur edhe në Fier ku në disa zona niveli i ujit ka shkuar në 50 cm deri në 1 m. Në Ferras dhe Çerven janë përmbytur serat dhe fermat duke dëmtuar tokat bujqësore, teksa uji ka hyrë deri në katin e parë të banesave. Kreu i emergjencave Civile, Haki Çako bëri me dije se janë evakuuar 13 familje, ndërsa tha s eniveli i ujit po bie dhe gjendja nuk paraqitet kritike.

Ndërkohë nënstacioni elektrik i Poçemit është ndalur që në orën 1:30 të natës dhe janë pa energji elektrike rreth 3700 familje. Pa energji janë fshatrat Hekal, Fratar, Selitë, Kutë. Reshjet e dëborës kanë sjellë probleme me energjinë elektrike në Bashkinë Maliq në Korçë. Sakaq, Në Pogradec prej 48 orësh dy Njësi Administrative, Dardhas dhe Trebinjë dhe 6 fshatra në njësinë Proptisht janë pa drita

Gazeta Si
10 Shikime · 3 years më parë

Të paktën 83 persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur nga seria e tornadove të fuqishme që goditi Kentakin në SHBA.

Tërbimi i natyrës ka lënë pas pamje apokaliptike të shkatërrimit. Rrugë që kalojnë mes banesave dhe ndërtesave të tjera të rrafshuara në shesh, makina të shkatërruar dhe dhimbje për të humburit.

Autoritetet thonë se janë në kërkim për të mbijetuarit, ndërsa guvernatori i shtetit i cilësoi tornadot më të ashprat që kanë goditur ndonjëherë Kentakin. Epiqendra e tornadove ka qenë në qytezën Mayfield

Gazeta Si
4 Shikime · 3 years më parë

⁣Shirat e vazhdueshem, permbytje ne Vlore e Fier




Showing 50 out of 51