Other
Presidenti Ilir Meta thirri një konferencë me gazetarët për të ngritur shqetësimin e borxhit të lartë të vendit, por përballë pyetjeve të gazetarëve foli edhe për përballjen me koalicionin “Bravo-Brava”, duke nënkuptuar Edi Ramën me Lulzim Bashën, duke filluar që nga 6 marsi.
Meta i paralajmëroi që “të bëjnë kujdes me borxhin, se nuk ka borxh që nuk paguhet”, ndërsa tha se vendi mund të shkojë brenda një viti në zgjedhje të reja parlamentare.
“Unë do të marr pjesë në gara në emër të popullit të 2 marsit dhe përtej popullit të 2 marsit, që është shtuar. Të jenë të sigurt se pas ballafaqimit të parë, që do të jetë më e largëta në një vit, që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, por mund të ndodhë edhe më parë, koalicioni “Bravo-Brava, që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë dhe që e di teatër politikën dhe luftën kundër korrupsionit do t’i recitoj poezi, që e ka bërë vetë shefi i koalicionit, atë “Ina, Ina”, tha Meta.
“Ina, Ina” është pjesë e publicistikës “Triptiku i laryshisë” së Edi Ramës, ku mes rreshtave të rrëfimit ka edhe një pjesë “Ina, Ina hiqi brekët”.
“Do t’i recitoj atë poezinë Ina, Ina koalicionit Bravo-Brava, meqënëse e kanë me merak që të fitojnë me Ilir Metën. Do ta dëgjojnë brenda një viti në rastin më të mirë, por mund ta dëgjojnë edhe më shpejt. Ndaj ta kënë pak kujdes borxhin, se nuk ka borxh që nuk paguhet”, deklaroi Meta.
Meta ngriti shqetësimin se Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit në rajon dhe për më tepër, ky borxh i marrë nuk është përdorur për të rritur mirëqënien e qytetarëve. Këtu, mes rreshtave Meta akuzoi Bashën se ka shitur zgjedhjet te Edi Rama.
“Por siç do të marrë fund koha e gallatave me financave dhe borxhin që merret në emër të qytetarëve për të blerë mediat, se ajo gjuhë që përdoret për të rrëmbyer ishullin e vetëm që qenka jashtë kontrollit, është gjuha e përditshme që përdoret ndaj pronarëve të mediave dhe bizneseve, kështu do të përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura ende pa filluar”, u shpreh ai.
Si komunikon Flamur Noka me Lindita Nikollen dhe Ulsi Manjen, Alibeaj publikon videon
Operacioni i policisë "STORM" kundër një grupi kriminal në Tiranë
PD publikon video per Edi Ramen
Momenti i shpërthimit në shtëpinë e Dukës nga personi me "kapuç"
Tridhjetë ditë pas nisjes nga toka, teleskopi më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë nga njeriu, “James Webb” ka mbërritur në atë që do të jetë shtëpia e tij e re për të paktën pesë vitet e ardhshme 1.5 milion kilometra larg: pika Lagrange 2.
Pas pozicionimit në këtë orbitë, inxhhinierët dhe shkencëtarët nga Toka do të shpenzojnë tre muajt e ardhshëm për “kolaudimin” e teleskopit dhe aktivizimin e tij. Detyrat kryesore dhe më të vështira janë hapja dhe aktivizimi i katër instrumenteve të tij, bashkë me pasqyrat, në veçanti pasqyrën e madhe 6.5 metër të gjerë, që do të shërbejë si reflektuese.
“Do të kemi shumë punë për të bërë bashkë 18 segmentet dhe shndërruar ata nga gjendja aktuale drejt funksionimit si një pasqyrë e madhe e vetme, si dhe për të optimizuar pasqyrën e dytë në kushtet më të mira”, tha Charlie Atkinson, kryeinxhinieri i “Webb” në Northrop Grumman, kompania amerikane që bashkëudhëhoqi këtë projekt me NASA-n.
“Webb”, konsideruar si trashëgimtari i denjë i “Hubble” u lëshua më 25 dhjetor nga Guaiana Franceze përmes raketës së Agjencisë Hapësinore Europiane, Ariane 5. Objektivi i tij është kapja e yjeve në një distanca prej miliona vitesh dritë larg, që praktikisht në Tokë do ta shndërronte teleskopin një mekanizëm që na kthen pas në kohë.
Mes imazheve mund të jenë edhe fotografi të 13 miliardë viteve më parë, që nëse shkencëtarët do t’i kenë në dispozicion mund t’i ndihmojë të kuptojnë më mirë se çfarë forcash të jashtëzakonshme krijuan yjet, galaktikat, vrimat e zeza dhe planetët, duke përfshirë botët përtej Tokës që mund të mbështesin jetën.
Pika “Lagrange 2” është njëra nga pesë pikat e ekuilibrit gravitacional mes Diellit dhe Tokës, ku satelitët artificialë mund të ruajnë pozicionin e tyre me pak kosto e shpenzime karburanti për korrigjimin e trajektores.
Avantazhi tjetër është se në këtë pikë, Webb shmang temperaturat dhe dritën e fortë të Diellit, siç e pësojnë teleskopët e tjerë që vendosen në pozicione shumë më afër Tokës dhe Diellit. Kjo konsiderohet thelbësore në suksesin e këtij misioni, që është projektuar të skanojë universin me drita infrared, që kërkojnë kushte super të ftohta për të funksionuar.
Dritat infrared kanë valë më të gjata se drita e duksshme, që do t’i krijojë mundësinë teleskopit që të shohë përtej pluhurit kozmik dhe të gjejë yje, që me dritën normale do të ishin të padukshëm.
Webb tashmë do të orbitojë në pikën L2, duke ruajtur Tokën dhe Diellin në një vijë pothuajse të drejtë.
“L2 është pothuajse e qëndrueshme. Ekipi i operacioneve të Webb po përgatitet dhe do të ndërmarrë operacione të korrigjimit të trajektores, sipas përllogaritjeve tona çdo 20 ditë”, thotë Jean-Paul Pinaud, që drejton ekipin e inxhinierëve të Northrop përgjegjës për mbajtjen në trajketore të Webb.
Optika dhe instrumentet e tjera të Webb, të fshehura pas një mburoje kundër rrezeve të Diellit do të ftohen deri në -230 gradë celciues. Disa sektorë dhe instrumente të teleskopit, sipas inxhinierëve e kanë arritur tashmë këtë temperaturë.
Hetimet për shpërthimin në banesën e Armando Dukës
Policia rrethon zonën pas tritolit në banesën e Armand Dukës
Policia pas shpërthimit të tritolit në banesën e Armand Dukës
Armando Duka flet pas tritolit që iu vendos në banesë
Tirana mposht Dinamon 1-0 në derbin e kryeqytetit
Bora ka zbritur edhe buze Liqenit te Pogradecit
Siç shihet edhe nga këto foto e video, e gjithë rruga Krujë-Qafë Shtamë është e ngrirë nga akulli dhe në të duken qartë edhe shenjat e gomave që kanë lënë automjetet që kanë rr
Megjithë deklaratatat e
autoriteteve në vend se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, ka rrugë
aktualisht që janë një rrezik real për qarkullimin me automjete. Gazeta “Si” ka
siguruar foto e video të aksit Krujë-Qafë Shtamë, i cili në kushte normale është
një segment shumë i rrahur nga automjetet, por që sot është i bllokuar.
Fushe kruje tritol
Pamjet e dëborës buzë Liqenit të Pogradecit
Reshje të dendura dëbore në Pogradec
PD publikon videon e Kurbinit