Jetë & Stil

E rrallë, foka ‘viziton’ bregdetin e Sarandës
E rrallë, foka ‘viziton’ bregdetin e Sarandës Gazeta Si 373 Shikime • 16 days më parë

⁣Një specie e rrallë për bregdetin shqiptar është filmuar në bregdetin
e Sarandës. Në videon e siguruar nga Gazetasi.al shihet një fokë duke notuar në
afër bregut të qytetit, e pa shqetësuar nga zhurmat përreth, duke notuar rreth
detit. Në një moment, në video shihet edhe kur foka ha një peshk.

Në Himarë babagjyshi vjen nga deti
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti Gazeta Si 35 Shikime • 5 muaj më parë

⁣Në Himarë, babagjyshi ka ardhur nga deti, për
ta shndërruar ditën e shenjtë të Krishtlindjes, në një festë magjike të mbushur
me dhurata për fëmijët e qytetit bregdetar.

“Bëjmë jetë qejfi e luksi, para Laçi, para Kukësi”/ Ilir Meta dhe Bes Kallaku ia marrin këngës në Va
“Bëjmë jetë qejfi e luksi, para Laçi, para Kukësi”/ Ilir Meta dhe Bes Kallaku ia marrin këngës në Va Gazeta Si 54 Shikime • 8 muaj më parë

⁣Kreu i Partisë së Lirisë vazhdon turin e tij
veror ku ditët e fundit është ndalur në Valbonë. Me qeleshe në kokë, Meta këndon
së bashku me Bes Kallakun pjesë nga një këngë e këtij të fundit.

Në videon e postuar nga vetë Meta, shihen të
dy bashkë teksa këndojnë me entuziazëm “Bëjmë jetë qejfi, bëjmë jetë luksi, e
para Laçi e para Kukësi”.

Lundrimi natën me gjysmë nëndetësen në Gjirin e Sarandës
Lundrimi natën me gjysmë nëndetësen në Gjirin e Sarandës Gazeta Si 197 Shikime • 3 years më parë

⁣Lundrimi natën me gjysmë nëndetësen në Gjirin e Sarandës

Ujërat ushqyes të Sllovenisë
Ujërat ushqyes të Sllovenisë Gazeta Si 71 Shikime • 5 years më parë

Ujërat ushqyes të Sllovenisë, Sllovenia është një vend i përcaktuar nga uji, me më shumë se 60 lumenj dhe përrenj, 300 liqene artificiale dhe natyrore dhe 7.500 burime ujërash të ëmbla

“Holta ime ha bateri ‘Duracell’ për mëngjes”
“Holta ime ha bateri ‘Duracell’ për mëngjes” Gazeta Si 39 Shikime • 5 years më parë

Tentuam më tej të largoheshim nga politika, duke e filluar bisedën me Nerin, lidhur me familjen e tij...e normale, duke e filluar se si e përjetoi tërmetin kur dihet se kryesisht, Neri është pothuajse gjatë gjithë kohës, i larguar me punë e larg shtëpisë. Ai përgjigjet se, për fat të mirë a të keq, atë mbrëmje ndodhej në shtëpi, ku dolën me vrap, pasi Holta ishte me shërbim.

“Jetoj në pallat të lartë, e shtëpia shkonte si traget. Joni, djali i vogël, nuk u zgjua fare, por me Markun, u ndodhëm në korridor, të dy me pizhame...e të dy të frikësuar”, rrëfen ai.

Kur e pyet për dashurinë e tij të madhe, Holtën, ai përgjigjet se: “ka qenë vërtet goditje rrufeje”, apo Kupidi, siç e shpjegon ai me fjalë të tjera.

Të dy jeni energjik. Ku e gjeni atë “stopimin”?

“Askund. Edhe në gjumë, jemi energjikë!. Holta është edhe ca më energjike se unë, saqë unë i them që ti ha çdo mëngjes bateri ‘Duracell’, se s’ka mundësi”.

Neri tregon sesi janë njohur.

“Asokohe isha asistent pedagog tek Akademia e Arteve e Holta kishte miqësi me ata të kursit ku unë jepja mësim. Erdhi një ditë të shikonte provimin me atë energjinë e vet. U eklipsova nga energjia, gazi, hareja, e i them një mikut tim, kush është ajo. E njëjta gjë kishte ndodhur dhe me të. Pastaj ndërruam numrin e telefonit, filluam të frekuentoheshim. Pra, 23 vite më parë, pikërisht në vitin 1997, në atë vit të tmerrshëm, unë gjeta dashurinë e jetës sime”, tregon ai.

Dhe kur është përvjetori?

“Ah, ne nuk kemi asgjë të tillë...as unaza, as përvjetor e as dasma, e po ashtu, të dy nuk jemi të tipit nishane, kafet e vogla dhe të mëdha. Kapemi prej dore, ashtu si ditën e parë...”, shton aktori.

Çfarë ndodh midis dy tipave energjikë?

“Shumë adrenalinë, shumë qyfyre, shumë gallatë...por edhe sherre. Edhe kur zihemi, rrallë, tundet gjithë pallati. Janë të gjitha me tepricë dhe me shaka them se, provova të ndërtoj një familje dhe më doli një familje Adams, e përzierë më Flinstones. Është pra, një familje shumë larg kornizave të zakonshme. Jemi natyra të lira dhe është shumë e bukur, siç është. Perfekt!”, tregon Liçaj.

E për çunat që tashmë kanë shkuar 16 dhe 14 vjeç? (Që kur jemi njohur, jemi bërë edhe ne “të lashtë”?) “...edhe ty të kam njohur pa rrudha, pa thinja, e sot...”. Çfarë keni menduar për të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri, në këtë situatë politike apo ekonomike të paqartë?

“Të dy, edhe unë edhe Holta, nuk kemi menduar t’u bëjmë jetën fëmijëve, e as t’ua drejtojmë. Detyra jonë është të nxjerrim në jetë dy qytetarë dhe faktikisht i kemi orientuar drejt sportit e artit, e para dëshira për garë dhe arti që zbukuron mendjen dhe shpirtin. Të dyja formojnë një njeri të denjë pasi në fund fare, fëmijët e mi të mos jenë më poshtë se një fëmijë francez, apo gjerman. A kam frikë? Hap pas hapi, përpiqemi të jetojnë të denjë edhe këtu, pastaj, jetojnë jashtë, apo këtu. Është e drejta e tyre, ndonëse asnjë prind nuk i do fëmijët larg. Kemi për detyrë, t’i edukojmë”.

E ndjekin babin ende edhe sot?

“Vijnë ngaherë në shfaqje, ekspozita, lexojmë libra bashkë, shkojmë në plazh, deri edhe nja dy vjet kur të thonë, pse me plakun e plakën do të shkoj në plazh unë?! Bëj shaka. Por gjithsesi, së bashku me ta, rritemi edhe ne. E nga ana tjetër të them të drejtën, familja shqiptare është shpërbërë paksa...e ne këtë pikërisht, nuk duam të bëjmë. Familja është e para”.

Hungaria një vend i “pushtuar” nga uji
Hungaria një vend i “pushtuar” nga uji Gazeta Si 45 Shikime • 5 years më parë

Uji i qetë që rrjedh në Hungari është si asnjë vend tjetër. Në Budapest, lumi Danub është një arterie e qytetit e përshkruar me ura ku kalojnë kalimtarët dhe admirojnë lëvizjen e anijeve. Liqeni Balaton është vendi i preferuar i hungarezëve për pushime. Banjat termike mund të gjenden në të gjithë vendin dhe kjo kulturë ka ndjekur hungarezët prej kohësh duke përfituar nga vetitë shëruese të tyre. Budapesti është një nga qytetet më të dashura të Europës, me bukuritë arkitektonike si Parlamenti neo-gotik, Kalaja e madhe Buda dhe Ura e Zinxhirit Szechnyi.

Nga Gjipeja n+½ Santa Quaranta, ku t+½ huajt pushtojn+½ gjiret
Nga Gjipeja n+½ Santa Quaranta, ku t+½ huajt pushtojn+½ gjiret Gazeta Si 74 Shikime • 6 years më parë

Nga Gjipeja, Santa Quaranta. Të huajt pushtojnë gjiret

Ngjitja përmes shkallëve më të frikshme në botë
Ngjitja përmes shkallëve më të frikshme në botë Gazeta Si 88 Shikime • 6 years më parë

Ngjitja përmes shkallëve më të frikshme në botë

Qyteti i harruar Maja në mes të pyllit Tropikal
Qyteti i harruar Maja në mes të pyllit Tropikal Gazeta Si 60 Shikime • 6 years më parë

Qyteti i harruar Maja në mes të pyllit Tropikal

Në brendësi të veturës së parë të garave që është vetë lëvizëse
Në brendësi të veturës së parë të garave që është vetë lëvizëse Gazeta Si 65 Shikime • 6 years më parë

Roborace është konkursi i parë në botë për ekipet e makinave vetë lëvizëse. Është një platformë e re për markat, organizatat dhe individët që të testojnë zhvillimin e sistemeve të tyre të automatizuar të makinave të garave. Secili prej ekipeve përmban një programues përgjegjës për personalizimin e logaritmeve brenda softuerit të vetë drejtimit që, kontrollon automjetet autonome./BusinessInsider/

BottleCapChallenge
BottleCapChallenge Gazeta Si 57 Shikime • 6 years më parë

Prej një jave tashmë, yje nga gjithë bota janë përpjekur të heqin tapat e shisheve, duke filluar me aktorin e njohur të filmave aksion Jason Statham dhe një John Mayer surprizues. Marifeti është një lëvizje e vetme e cila kërkon aftësi dhe saktësi ekstreme. Disa ja arritën ta kryejnë me sukses, disa dështuan.

Energji nga dallgët, ideja novatore nga ishujt e Skocisë
Energji nga dallgët, ideja novatore nga ishujt e Skocisë Gazeta Si 102 Shikime • 6 years më parë

Orkney, një arkipelag i largët në brigjet veriore të Skocisë, po shfrytëzon në maksimum fuqinë e pozicionit të tij gjeografik. I rrethuar tërësisht nga oqeani, ku vazhdimisht goditet nga dallgë deri në 13 metra të larta, banorët e këtyre ishujve tani po gjejnë një mënyrë të re për të përfituar nga era dhe dallgët që ajo krijon.

Hakerat izraelit përgjuan botën përmes Whatsup-it
Hakerat izraelit përgjuan botën përmes Whatsup-it Gazeta Si 84 Shikime • 6 years më parë

Whatsupp një prej programeve më të përdorura në mbarë botën, ka rënë pre e hakerave izraelit, gjatë ditëve të fundit. Programi i cili përdoret nga 1.5 miliardë njerëz në mbarë botën, tregoi se hakerat ishin në gjendje të instalonin një softuer të veçantë në telefonat Android dhe Iphone, duke bërë të mundur përgjimin e mesazheve dhe bisedave.
Kodi dëmtues, i zhvilluar nga kompania izraelite NSO Group, mund të transmetohet edhe nëse përdoruesit nuk i përgjigjeshin telefonatave të rreme që dërgonte kompania.

Si do dukeshin sot 7 mrekullitë e botës antike
Si do dukeshin sot 7 mrekullitë e botës antike Gazeta Si 282 Shikime • 6 years më parë

Shtatë mrekullitë e lashta të botës janë rindërtuar kompjuterikisht dhe zbulohet se si do të kishin qenë ato nëse rrjedha e kohës nuk do i kishte rrënuar.

Jo vetëm për lojë, teknologjia VR si qetësues dhimbjesh
Jo vetëm për lojë, teknologjia VR si qetësues dhimbjesh Gazeta Si 90 Shikime • 6 years më parë

Teknologjia VR (realiteti virtual) nuk mund të kushtëzohet vetëm në përdorimin e saj për argëtim. Një grup studiuesish të rrjetit të spitaleve Cedars Sinai në Los Anxheles kanë dalë në përfundimin se realiteti virtual ndihmon edhe në trajtimin e pacientëve.

Liqeni mbulohet nga merimangat
Liqeni mbulohet nga merimangat Gazeta Si 110 Shikime • 6 years më parë

Merimangat e kanë mbuluar një breg liqeni në Greqi

disa ide si te krijoni qiri
disa ide si te krijoni qiri Gazeta Si 115 Shikime • 6 years më parë

Nëse jeni të dhënë për të krijuar gjëra të bukura, sidomos kur bëhet fjalë për qirinjtë, kemi disa këshilla

Pamje nga Kolorado
Pamje nga Kolorado Gazeta Si 137 Shikime • 6 years më parë

Kolorado në SHBA, mahnit me pamjet spektakolare

Alpet në Europë
Alpet në Europë Gazeta Si 102 Shikime • 6 years më parë

pamje spektakolare nga alpet ne Europe

Showing 1 out of 2