Film & Animation

Simba atëherë dhe tani! Si e ndryshoi teknologjia “Mbretin Luan”
Simba atëherë dhe tani! Si e ndryshoi teknologjia “Mbretin Luan” Gazeta Si 107 Ansichten • 7 Jahre vor

Janë të paktë ata që nuk e kanë parë “Mbreti Luan”, prodhimin e 1994 të Disney. Në Shqipëri është filmi i animuar që ka shoqëruar fëmijërinë e të lindurve në ato vite.

Suksesin e gjetur në atë kohë, “Disney” kërkon ta përsërisë në përmasa edhe më të mëdha dhe falë zhvillilmit të teknologjisë ka rikthyer në ekran që prej 19 korrikut filmin e famshëm me protagonist Simban dhe miqtë e tij.

25 vite më vonë, teknologjia u ka mundësuar autorëve që të sjellin një prodhim thuajse real me një diferencë imazhi të theksuar në krahasim me filmin e 1994, si në këto pamje krahasuese të realizuar nga “IGN”.

Presidenca: Ndryshoi neni qe bllokoi Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi
Presidenca: Ndryshoi neni qe bllokoi Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi Gazeta Si 66 Ansichten • 7 Jahre vor

Ndryshimet cekin disa nene, kryesisht nenet që parashikojnë masat disiplinore për anëtarët e organeve të drejtësisë së re, por edhe nenin 221 të këtij ligji, që përcakton kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për t’u emëruar në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Mes kushteve ishtë edhe ai që kandidatët duhet të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Presidenti Meta fajësonte këtë nen që prej fillimit të vitit të kaluar si shkaktar të ngërçit për ngritjen e këtij Këshilli.

Ilustrimi kompjuterik i instalimit të minielektrodave me mikroçipet në trurin e njeriut
Ilustrimi kompjuterik i instalimit të minielektrodave me mikroçipet në trurin e njeriut Gazeta Si 70 Ansichten • 7 Jahre vor

Gdhendjen e emrit në histori, miliarderi amerikan Elon Musk mund ta ketë arritur falë një miu të vogël në laboratoret e “Neuralink”, kompani që e themeloi dy vite më parë me një kapital fillestar prej 100 milionë dollarësh. Qëllimi dhe ambicia që Musk dhe ekipi i tij i kishin vendosur vetes ishte zbulimi dhe zbatimi i teknikave në gjendje që të lidhin në ndërveprim trurin njerëzor me një kompjuter.

Testimi do të kryhet tek individë të paralizuar që do të dalin vullnetarë, por në rast suksesi basti i Elon Musk është shumë herë më ambicioz. Miliarderi amerikan mendon se në një të ardhme jo fort të largët shumë njerëz do të zgjedhin që të kenë “kibernetikisht” (term që bashkon kibernetikën me gjenetikën) të njësuar mendimet në kokën e tyre me pajisjet kompjuterike, fundja kujt nuk do t’i pëlqentë që të lundronte në kompjuterin, laptopin apo telefonin e vet inteligjent pa shtypur asnjë buton, por vetëm duke menduar?

“Mund të tingëllojë e çuditshme, por do të realizojmë një formë simbioze me inteligjencën artificiale. Kjo nuk është me detyrim. Është diçka që e zgjedh, e do apo jo. Unë mendoj që ky zbulim është një hov gjigant në kapërcimin në një tjetër nivel qytetërimi për ne”, deklaronte i emocionuar vetë Elon Musk.

PD: Rama po kap edhe zërin e biznesit
PD: Rama po kap edhe zërin e biznesit Gazeta Si 72 Ansichten • 7 Jahre vor

Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se vecc kapjes së institucioneve të lidhura drejtpërdrejtë me shtetin, po shtrin ndikimin e tij edhe tek organizma të biznesit, si Dhoma e Tregtisë dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Trafik i rënduar në rrugën Shkodër-Tiranë
Trafik i rënduar në rrugën Shkodër-Tiranë Gazeta Si 194 Ansichten • 7 Jahre vor

Reshjet e shiut gjatë natës dhe shtimi i lëvizjeve në drejtim të bregdetit ka shkaktuar anomali përgjatë orëve të paradites së të hënës në akset kryesore rrugore në veri të vendit. Karvani me makina të bllokuara në trafik u zgjat nga mbikalimi i Fushë-Krujës deri pranë Urës së Milotit.

Afrimi i gushtit shkakton trafik të rënduar në hyrje të Lezhës
Afrimi i gushtit shkakton trafik të rënduar në hyrje të Lezhës Gazeta Si 113 Ansichten • 7 Jahre vor

Reshjet e shiut gjatë natës dhe shtimi i lëvizjeve në drejtim të bregdetit ka shkaktuar anomali përgjatë orëve të paradites së të hënës në akset kryesore rrugore në veri të vendit. Karvani me makina të bllokuara në trafik u zgjat nga mbikalimi i Fushë-Krujës deri pranë Urës së Milotit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit was live.mp4
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit was live.mp4 Gazeta Si 78 Ansichten • 7 Jahre vor

Artistet duke u perleshur me policine duke tentur te hyjne brenda ambienteve te Teatrit Kombetar

ambasada amerikane drejtesia.mp4
ambasada amerikane drejtesia.mp4 Gazeta Si 100 Ansichten • 7 Jahre vor

Mesazhi i ambasades amerikane per reformen ne drejtesi ku theksohet se me kete proces do te kete nje drejtesi te bararabarte per Shqiperine

Lagjja muze e Pogradecit
Lagjja muze e Pogradecit Gazeta Si 280 Ansichten • 7 Jahre vor

Lagjja muze e Pogradecit

15-vjetori i Digitalb, koncerti
15-vjetori i Digitalb, koncerti Gazeta Si 119 Ansichten • 7 Jahre vor

15-vjetori i Digitalb, koncerti

Meta SI RAMAFORMA E LA VENDIN PA GJYKATË KUSHTETUESE  Ndryshimet kushtetuese të.mp4
Meta SI RAMAFORMA E LA VENDIN PA GJYKATË KUSHTETUESE Ndryshimet kushtetuese të.mp4 Gazeta Si 99 Ansichten • 7 Jahre vor

Presidenti Meta ka postuar nje video me te cilen akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Komisionit te Ligjeve, Ulsi Manja se kane kercenuar anetaret e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi duke bere qe te mos caktohen anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuese.

PD: Do të hetojmë dhe anulojmë PPP-të korruptive
PD: Do të hetojmë dhe anulojmë PPP-të korruptive Gazeta Si 90 Ansichten • 7 Jahre vor

Partia Demokratike këmbëngul se raportet e fundit të publikuara nga organizma dhe qeveri ndërkombëtare konfirmojnë akuzat e opozitës së Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar të Ballkanit.

Duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit, Tabaku tha se qeveria shqiptare është kthyer në një gjobëvënëse që po dëbon investitorët e huaj. “Qeveria është pengesë kryesore për ekonominë, që nis që me vendosjen e gjobave anti-ligjore e deri tek votimi i ligjeve dhe rregulloreve të “vështira për t’u interpretuar dhe jo konsistente, si mjete për të mënjanuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën” , vijoi ajo.

Ish-deputetja demokrate shtoi se raporti identifikon edhe shkaqet e kësaj gjendjeje dhe sipas saj që të gjitha lidhen me Qeverinë dhe keqqeverisjen.

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit përshkruan arsyet se përse ekonomia shqiptare është e izoluar dhe pa investitorë të huaj. Raporti vlerëson se shkaqet janë korrupsioni, presioni politik për kontraktorët, ndryshimi i shpeshtë dhe i pakonsultuar i ligjeve, kalimi i ligjeve klienteliste. Bizneset e huaja pohojnë se qeveria ndërhyn tek ato për ti detyruar që të ndërmarrin nënkontraktor të caktuar të lidhur me qeverinë”, tha ajo.

Partia Demokratike thotë se situata është edhe më tragjike nga përshkrimi i këtyre raporteve.


“Situata ekonomike e vendit është edhe më tragjike në krahasim me vendet e rajonit. Në raportin e fundit të Bashkimit Europian, rezulton se ne kemi rritjen ekonomike më të ulët në Ballkan. Edhe kjo vetēm falë shiut dhe eksportit të energjisë, pra pa krijuar vende të reja pune. Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, sipërmarrja nuk gjen terren dhe liri për të lëvizur, vendi është drobitur nga korrupsioni dhe grabitjet e oligarkëve me qeverinë Rama. Konkurrenca e ndershme dhe tregu i lirë janë zhdukur”, vijoi Tabaku.

PD zotohet se beteja e saj kundër oligarkisë, monopoleve dhe kapjes së ekonomisë do të vazhdojë dhe zotohet se do të hetojë dhe anulojë çdo kontratë korruptive sipas skemës partneritet publik-privat.


“Beteja jonë kundër oligarkisë, duke anulluar ligjet me emër oligarku miratuar nga qeveria Rama dhe hetuar dhe anulluar çdo kontratë korruptive PPP-je, do të jenë masat e para që Partia Demokratike do të ndërmarrë që në ditët e para të qeverisjes. Programi pro punësim dhe pro-biznes i PD parashikon vendosjen e taksës së sheshtë prej 9%, rregullimin i politikave fiskale në favor të një plani pro-biznes që do t’i japë frymëmarrjen e nevojshme ekonomisë sonë”, deklaroi ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

E magjishmja Holte
E magjishmja Holte Gazeta Si 92 Ansichten • 7 Jahre vor

E masgjishmja Holte

PD: S’kundërshtojmë numërimin, por mbushjen e kutive
PD: S’kundërshtojmë numërimin, por mbushjen e kutive Gazeta Si 66 Ansichten • 7 Jahre vor

Hapja e 11 kutive në Bashkinë e Lezhës për llogari të Partisë Konservatore ishte edhe një përgjigje e tërthortë me anë të së cilës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënkupton rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për hapje kutish dhe vënie në dispozicion të materialeve të tjera nga procesi zgjedhor, përfshirë listën e zgjedhësve.

Por, për PD hapja e kutive të votimit pa hapur kutinë e materialeve ku gjendet lista e zgjedhësve është një akt qesharak dhe farsë e organizuar dhe urdhëruar nga Edi Rama.

“Sipas farsës së urdhëruar nga Edi Rama dhe të paralajmëruar nga Partia Demokratike, KQZ-ja hapi disa kuti, për numërimin e të cilave nuk ka patur asnjëherë kontestim nga opozita. Shfaqja është një sajesë e trashë për të mbuluar manipulimin me shifrat e pjesëmarrjes në votimet moniste të 30 Qershorit. Për të fshehur këtë manipulim, KQZ-ja refuzon të hapë kutinë e materialeve zgjedhore, kur gjendet lista e votuesve”, deklaroi Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso.

Opozita thotë se nuk ka kontestuar procesin e numërimit, por mbushjen e kutive për rritjen e pjesëmarrjes, që verifikohet nga hapja e kutisë së materialeve zgjedhore.

“Duke mos hapur kutinë e materialeve zgjedhore, Komisioni Qendror i Vjedhjeve eliminon mundësinë e vetme për të krahasuar votat e gjetura në kutitë e hapura me listën e votuesve në kutinë e materialeve, e cila mbahet qëllimisht mbyllur. 4 kamikazët e Ramës në KQZ e refuzuan transaprencën, e refuzuan kërkesën e Kryetarit të KQZ-së për të verifikuar listat. Atyre u duhet shoë dhe jo transparencë. U duhet bindje ndaj urdhrit politik dhe jo ndaj ligjit”, shtoi Kaso.

Pavarësisht se nuk mori pjesë në këto zgjedhje, PD thotë se KQZ ka detyrim ligjor që t’i vendosë opozitës në dispozicion materialet zgjedhore. “Publikimi i tyre do të hedhë dritë mbi çdo aspekt të farsës zgjedhore të 30 Qershorit, që deri tani është mbajtur sekret”, vijoi Sekretari demokrat për Çështjet Zgjedhore.

Basha: Ekonomia, dramë! E zgjidhim pas zgjidhjes së krizës politike
Basha: Ekonomia, dramë! E zgjidhim pas zgjidhjes së krizës politike Gazeta Si 69 Ansichten • 7 Jahre vor

Referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e biznesit dhe gjendjen e ekonomisë shqiptare, Lulzim Basha doli para gazetarëve ku raportin e cilësoi si një konfirmim të asaj që opozita e ka parë dhe deklaruar prej kohësh; dramën e gjithanëshme ku ndodhet vendi.

Fillon shembja e ndërtesës te stadiumi “Qemal Stafa”
Fillon shembja e ndërtesës te stadiumi “Qemal Stafa” Gazeta Si 128 Ansichten • 7 Jahre vor

Fillon shembja e ndërtesës te stadiumi “Qemal Stafa”

Shembet ndërtesa pranë stadiumit kombëtar
Shembet ndërtesa pranë stadiumit kombëtar Gazeta Si 76 Ansichten • 7 Jahre vor

Shembet ndërtesa pranë stadiumit kombëtar

Stuhi shiu ne Lezhe
Stuhi shiu ne Lezhe Gazeta Si 74 Ansichten • 7 Jahre vor

Stuhi shiu ne Lezhe

Stuhi shiu ne Fier
Stuhi shiu ne Fier Gazeta Si 117 Ansichten • 7 Jahre vor

Stuhi shiu ne Fier

30 qershori sipas opozitës
30 qershori sipas opozitës Gazeta Si 72 Ansichten • 7 Jahre vor

Sipas organizatorëve, “Rama ik” ishte rezultati i vërtetë i zgjedhjeve të 30 qershorit. Opozita thotë se shqiptarët e bojkotuan Kryeministrin Edi Rama dhe 85 për qind e tyre nuk morën pjesë në atë që e cilëson farsë zgjedhore, e zgjedhje moniste.

Showing 66 out of 67