Lajme


“Qyteti që nuk fle” është përgjumur nga koronavirusi. Këto janë pamjet që mbërijnë nga “Times Square” në Nju Jork me lëvizje të zbehta në pikun e orarit kur njerëzit normalisht do të duhej të shkonin në punë.
Rrugët me pak makina, pak këmbësorë dhe në ekranet e mëdha titrat e kanaleve informative që përditësojnë lajmet e fundit për koronavirusin e ri.
Ajo që nuk ka ndodhur kurrë në të shkuarën, po ndodh këto ditë për shkak të pandemisë dhe masave të detyruara kufizuese të ndërmarra nga autoritetet vendore dhe federale amerikane në këtë shtet për ngadalësimin e përhapjes së virusit.
Në një ditë normale, “Times Square” është i mbingarkuar nga trafiku i automjeteve dhe zhurma e hapave të këmbësorëve që nxitojnë për punë.


Ministria e Shëndetësisë thotë se pret që brenda kësaj jave të mbërrijë stoku i radhës i mjeteve mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin spitalor që po përballet me koronavirusin e ri në Shqipëri.
“Po bëhet gjithçka që është e mundur për të siguruar mjetet mbrojtëse për stafin mjekësor dhe brenda javës presim stokun e radhës, ndërkohë që theksoj se personeli është i pajisur me materialet mbrojtëse personale”, deklaroi ministrja Ogerta Manastirliu.
Manastirliu tha gjithashtu se do të shtohet edhe kapaciteti i respiratorëve.
“Po punojmë për shtimin e numrit të respiratorëve në strukturën e reanimacionit. Është dyfishuar kapaciteti i respiratorëve në Spitalin Infektiv”, shtoi ministrja.
Manastirliu tha se numri i testeve të kryera është sipas propozimit të ekspertëve, ndërsa shtoi se Shqipëria pret një dërgesë tjetër me kite për testet, por pa dhënë shifra. Ajo tha se po përgatitet laboratori i mikrobiologjisë në QSUT, që testet për koronavirus të mos mundësohen vetëm nga Instituti i Shëndetit Publik.
“Presim gjithashtu një sasi tjetër të konsiderueshme të kiteve shtesë. Po punojmë që të ketë teste së shpejti edhe në QSUT, duke punuar për krijimin e kushteve në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT”, tha ajo.
Ndërkohë, për të gjithë pacientët e tjerë me nevoja urgjente që nuk lidhen me koronavirusin, shërbimet e QSUT-së do të zhvendosen tek Spitali i Traumës, ose ish-Spitali Ushtarak.
“Në zbatim të planit të veprimit të miratuar nga Task Forca dhe për të lehtësuar kapacitetet e QSUT dhe zona sanitare të sigurta, kirurgjia e urgjencës, përkatësisht Klinika 1,2 dhe urologjia transferohen në Spitalin e Traumës duke filluar nga dita e premte e kësaj jave, më 20 mars. Shërbimi do të mbështetet nga kirurgët dhe radiologët e QSUT në Spitalin e Traumës”, sqaroi ministrja.
Sa u takon spitaleve rajonale, këto shërbime do të vijojnë të ofrohen si në situatë normale.


Ushtria e dhe Emergjencat Civile po angazhohen në ndarjen e materialeve bazë ushqimore për familjet në nevojë dhe pensonistët për periudhën e shpallur të vetiziolimit. Pakot që po përgatiten te Rezervat e Shtetit dhe që do t'u shpërndahen pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve në nevojë përmbajnë kryesisht produkte ushqimore bazë dhe detergjentë


Fenomenti i zbrazjes së supermarketeve nga paniku i koronavirusit ka kapërcyer Oqeanin Atlantik.
Sa më shumë shtetet të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administrata federale e Donald Trump forcojnë masat e sigurisë, aq më shumë duket se shtohen dozat e panikut mes qytetarëve amerikanë.
Në disa zona është vënë re fenomeni që shoqëroi masat drastike të ndërmarra nga qeveria italiane për parandalimin e përhapjes së virusit, që u shoqërua në disa rajone veriore të vendit me dyndje njerëzish nëpër supermarkete dhe boshatisje kryesisht të sektorëve ushqimorë dhe të higjienës.
I njëjti fenomen është vënë re edhe në Amsterdam të Holandës.


Drejtori i përgjithshëm i OBSH, në një konferencë të kryer sot, ka kritikuar vendet e prekura nga COVID-19, pse nuk kanë hequr dorë nga testimi rutinë për të gjithë pacientët e dyshuar me koronaviruisn e ri.
Tedros Adhamon, paralajmëroi se pandemia nuk do të ndalet nëse mjekët nuk e dinë se kush është i infektuar.
“Ju po luftoni me zjarrin” tha ai.


Ngujimi në shtëpi për shkak të koronavirusit nuk e ka penguar këngëtaren Eneda Tarifa që të ndalë provat e këngës me të cilën garon në festivalin “Kënga Magjike”.
“Ja ç’mund të bëjmë ne muzikantët edhe në kushte shtëpie. @cimidule (guitar) @fatlinddehiri (drums) @francifjerca (bass) @arberkocllari (keyboard) dhe ai qe na bëri bashkë @mariodeda ( piano & studio man) #unërrinështëpi #dotiadalim Love you guys”, shkruan këngëtarja.
Vetë ky festival është vënë në pikëpyetje, nisur nga situata me të cilën po përballet Shqipëria dhe mbarë bota.


Një video mbresëlënëse ka zbuluar ndikimin e plotë të pandemisë së koronavirusit në Bergamo të Lombardisë, Itali, duke treguar sesi seksioni i njoftime me shpallje vdekjes është zgjeruar nga një, në dhjetë faqe. Video nga Lombardia ku 146 persona vdiqën në hapësirën e një jave, tregojnë një burrë që tregon në italisht faqet e gazetës “L'Eco di Bergamo”