Berikutnya

Putar otomatis

Shqiptari hidhet në lumë dhe shpëton biznesmenin italian që po mbytej

1 Tampilan • 11/21/25
Membagikan
Menanamkan
Unduh
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Pelanggan
1

⁣Një i ri shqiptar në Itali ka bërë një akt të jashtëzakonshëm trimërie dhe humanizmi. Elton Zefi, 32 vjeç, nuk hezitoi as për një sekondë kur pa një makinë të zhytet në ujërat e kanalit Battaglia në Padova. Ai u hodh menjëherë në ujë dhe arriti t’i shpëtojë jetën një biznesmeni 85-vjeçar, i cili rrezikonte të mbytej brenda automjetit të tij.
Ngjarja ndodhi të enjten, më 20 nëntor, pak pas orës 11:00. Giuseppe Salvalajo, një sipërmarrës i njohur padovan dhe themelues i një kompanie të specializuar në restaurime arkitektonike, humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal për arsye ende të paqarta. Automjeti nisi të fundosej me shpejtësi, ndërsa Salvalajo mbeti i bllokuar brenda, në gjendje shoku.
Në atë çast, Elton Zefi, i cili atë ditë festonte ditëlindjen, pa skenën dramatike dhe u hodh menjëherë në ujë, bashkë me një tjetër burrë që ndodhej aty pranë dhe e shpëtuan 85-vjeçarin nga vdekja e sigurt.

Menampilkan lebih banyak
0 Komentar sort Sortir dengan

Berikutnya

Putar otomatis