Up next

Shpresë për negociatat, Conte pret Ramën në Romë

36 Shikime· 10/31/19
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të premte në Romë, ku shtrëngoi duart për herë të dytë brenda pak javëve me homologun italian, Giuseppe Conte, që ishte në Tiranë tre ditë para vendimmarrjes së Këshillit Europian për negociatat.

Vizita mbërrin pas nismës së ndërmarrë nga Italia për të rihapur në nëntor çështjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këshilli Europian do të mblidhet në nëntor për të diskutuar çështjet e organizimit të brendshëm të institucioneve të Bashkimit Europian pas zgjedhjeve të majit për PE. Pikërisht duke shfrytëzuar këtë mbledhje, Italia ka propozuar që në agjendë të përfshihet edhe çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Italia ishte njëri prej vendeve që mbështeti më fort hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe një prej zërave më qortues ndaj qëndrimit bllokues të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Vizita në Romë mbërrin gjithashtu edhe pas takimit që Kryeministri Edi Rama pati me homologun grek, Qiriakos Mitsotaqis në Athinë.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next