Up next


⁣Raporti i ODIHR , PS: Prevaloi liria mbi masat anti-Covid, shit-blerja e votës po hetohet

5 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 27 Jul 2021 / In Lajme

Partia Demokratike e cilëson raportin e ODIHR si vula që i vendoset asaj që e quan “masakër zgjedhore” dhe “manipulimi më i madh i votës në pluralizëm”. Por, për Partinë Socialiste, raporti i ODIHR konfirmoi se 25 prilli ishte procesi më i mirë zgjedhor i zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

“Është i qartë dhe pa asnjë ekuivok vlerësimi më pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri nga ODIHR. Merita e padiskutueshme u takon qytetarëve shqiptarë që shprehën vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës në përëputhje me rregullat dhe standardet në fushatë dhe zgjedhje”, deklaroi Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi.

Ai doli në një konferencë për shtyp ku radhiti edhe arsyet se përse, sipas mazhorancës, këto zgjedhje ishin më të mirat. Mes arsyeve renditi administrimin e tyre nga KQZ, kuadrin ligjor dhe teknologjinë.

“Sa i përket administrimit, në raport përshkruhet pozitivisht puna e KQZ-së së re ku sipas ODIHR zgjedhjet u organizuan përgjithësissht mirë. KQZ i sapoformuar u përball me detyrime të reja të zgjeruara pas ndryshimeve ligjore dhe i përmbushi si duhet pjesën më të madhe të detyrimeve të saj, operoi me transparencë dhe mbajti seanca të hapura për publikun”, tha Pëllumbi.

Arsye tjetër, që renditi Sekretari Organizativ i PS-së ishte besueshmëria që gëzoi, sipas tij, procesi i administrimit zgjedhor.

Sa u takon akuzave për shit-blerje të votës, Arben Pëllumbi thotë se raporti vlerëson pozitivisht nisjen e hetimeve për këto pretendime.

“Raporti i referohet shit-blerjes së votës, duke nënvizuar se kishte pretendime për blerje të votave dhe se në këto zgjedhje, në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, hetimet nisën në shumë raste. Këto pretendime nuk u kufizuan vetëm te një subjekt politik”, tha ai.

Sipas socialistëve, ODIHR vlerëson në raport edhe prevalimin e lirisë për të bërë fushatë mbi masat kufizuese të Covid si një zgjedhje e bërë nga organet ligjzbatuese.

“E drejta për të bërë fushatë lirisht ka prevaluar mbi kufizimet e Covid, një zgjedhje e vullnetshme e institucioneve ligjzbatuese për të mos kufizuar asnjë subjekt politik për të shpalosur ofertën politike. U theksua liria themelore e organizimit dhe subjektet zgjedhore patën mundësi të bënin fushatë lirisht”, vijoi Pëllumbi.

Në fund, Arben Pëllumbi u ndal te pjesa e rekomandimeve të raporti, mes të cilave edhe ajo për depolitizimin e komisioneve zgjedhor, që ishte kërkesë e PS-së edhe para marrëveshjes së 5 qershorit të vitit të kaluar.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next