Policia dhunon 15-vjecarin se shkeli rregullat e kufizim-qarkullimit
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar në Gjykatë pezullimin nga detyra të efektivit të policisë,  i cili rrahu djalin 15-vjeçar të Zaida Çobos në Tiranë, një skenë që u filmua nga kalimtarë të rastit. 
 
Djali 15-vjeçar kishte thyer karantinën dhe po kthehej në shtëpi me biçikletë kur u dhunua nga një prej policëve, i cili rezulton të jetë Glein Ndreu. 
 
Prokuroria pretendon se efektivi i policisë, Glein Ndreu e ka qëlluar me shpullë dhe grusht dhe për të kërkon ndalimin e ushtrimit të çdo detyre publike. 
 
Pikërisht nga ky rast u prodhua një skandal ku në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu nxori një video për të treguar shembullin se nga çfarë familje vinte 15-vjeçari. 
 
Aty tregohej nëna e djalit, Zaida Çobo e cila i drejtonte dikujt një pistoletë në kokë, por në fakt ajo po luante aktore në një film. Sot po ajo e ka kallëzuar penalisht në Prokurori kryepolicin Ardi Veliu.
                                            
			
			
			
			
SORT BY- 
						 Top Reacties
					
 
					- 
						 Laatste Reacties