Tiếp theo

⁣“Ofiçina” kap në flagrancë 5 persona, po shkëmbenin hashashin në një lokal

8 Lượt xem· 08/10/21
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Người đăng ký
1

Policia e Fierit ka prangosur në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike pesë persona, si dhe ka sekuestruar 7 kilogram hashash, 5 automjete dhe 6 aparate celularë.

Të arrestuarit në flagrancë janë shtetasit me inicialet F. Dh. (A)., 47 vjeç, L. G., 50 vjeç, I. N., 30 vjeç, D. K., 45 vjeç, banues në Patos dhe S. T., 49 vjeç, banues në Mallakastër.

Policia thotë se këta shtetas janë kapur në ambiente e lokalit në pronësi të shtetasit D. K në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Operacioni është ndërmarrë në fshatin Ofiçinë të Patosit pas informacioneve të marra nga forcat operacionale të Policisë së Fierit.

Materialet e sekuestruara i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Përshtatja e lokalit për përdorim droge".

Cho xem nhiều hơn

 0 Bình luận sort   Sắp xếp theo


Tiếp theo