Një balenë shfaqet në ujërat e gjirit të Vlorës!

9 Lượt xem • 09/05/25
Đăng lại
Nhúng
Tải xuống
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Người đăng ký
1

⁣Një pamje e pazakontë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje, 5 shtator, në brendësi të gjirit të Vlorës pasi pushues të rastësishëm kanë filmuar një balenë, e cila është parë shumë pranë bregut, në afërsi të gadishullit të Karaburunit. ⁣Pamjet tregojnë gjigantin e detit duke lëvizur ngadalë pranë zonës ku shpesh zbarkojnë edhe turistë që udhëtojnë me mjete të vogla lundruese.
Sipas njohësve të faunës detare, shfaqja e një balene në këto ujëra është një ngjarje e rrallë, pasi këto specie zakonisht nuk afrohen kaq pranë brigjeve shqiptare. ⁣
Turistët që e regjistruan këtë moment unik ndodheshin në një nga udhëtimet drejt atraksioneve të njohura të Karaburunit dhe Sazanit, duke e përjetësuar ngjarjen e rrallë në video.

Cho xem nhiều hơn
0 Bình luận sort Sắp xếp theo