Avanti il prossimo

Riproduzione automatica

Nga ditë votimesh, në ditë zhonglimesh

22 Visualizzazioni • 10/13/19
Condividere
Incorporare
Scarica
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Iscritti
1

Në bazë të dekretit të nxjerrë prej Ilir Metës, kjo e diel duhet të ishte një ditë zgjedhjesh. Por, përplasja me mazhorancën, që përfundoi deri në Komisionin e Venecias e transformoi këtë ditë nga ditë votimesh, në ditë sportive.

Presidenti Ilir Meta postoi nga Gjiri i Lalëzit një video ku shfaqet i zbathur në rërë dhe me fanelën e Sëlltik duke treguar aftësitë në zhonglimin e një topi futbolli.

Zhonglimi mbërrin pas dy ditë pasi Komisioni i Venecias miratoi gjetjet e ekspertëve të tij në lidhje me vendimin e Presidentit për anulimin e 30 qershorit. Në raport, Venecia gjen tejkalim kompetencash, por thotë se ky tejkalim nuk justifikon shkarkimin e Presidentit.

Gjithsesi, raporti u lexua ndryshe nga mazhoranca dhe ndryshe nga Presidenca. E para tha se raporti legjitimonte nismën për shkarkimin e Ilir Metës, ndërsa Presidenca këmbëngul se raporti legjitimoi vendimet e Presidentit.

Mostra di più
0 Commenti sort Ordina per