Kur ky deputeti kishte kaçurrela dhe nuk ishte deputet, femrat pinin më shumë uiski sesa ujë
Nuk dihet se kur kanë qenë për herë të fundit kaçurrelat në kokën e deputetit Kristaq Papa, që hyri në Parlament pas braktisjes së mandateve nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Por, ajo që dihet, të paktën sipas vetë fjalëve të tij, është se “fëmrat në rininë e tij (pra kur kishte kaçurrela) pinin më shumë uiski e pije të shtrenjta sesa ujë”.
Me këto fjalë deputeti i Parlamentit shqiptar u përpoq të ilustrojë respektin që duhet të kishin burrat për gratë, në fjalën e vetme që ka mbajtur ndonjëherë në seancë plenare para kamerave, e që ndodhi pikërisht gjatë të enjtes që lamë pas.
Mbetet e paqartë nëse vetë Kristaq Papa e ka kuptuar apo jo, por me këtë gjuhë që ka përdorur, më shumë sesa ka mbrojtur femrat, ai i ka ofenduar ato.
Megjithatë, Papa nuk është hera e parë që bëhet burim humori në Kuvendin e Shqipërisë. Emri i tij u lakuar pas publikimit të CV-së me përvoja pune “kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare”.