Up next


Koronavirus, Qeveria mbyll shkollat dhe pezullon aktivitetet publike deri më 3 prill

6 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 09 Mar 2020 / In Lajme

Kryeministri Edi Rama njoftoi pezullimin e fluturimeve drejt zonave të karantinës në Italinë e Veriut dhe kërkoi gjithashtu edhe mbylljen e shkollave, universiteteve, dëgjesave publike dhe aktiviteteve të tjera kulturore e sociale deri më datë 3 prill.

“Masat e sotme që ka ardhur momenti, gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar nga OBSH, janë pezullimi i fluturimeve dhe lundrimeve detare deri më datë 3 prill me zonat e prekura në Itali. Mbyllja e institucioneve arsimore deri me 3 prill dhe pastaj vlerësimi në proces. Nga të gjitha statistikat e nxjerra deri më tani pjesa më pak e kërcënuar është e të rinjve, por nga ana tjetër duhet kuptuar se të rinjtë, fëmijët, të cilët për shkak të faktit që duhet të shkojnë në shkollë, apo kopsht dhe mblidhen së bashku mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët, edhe pse tek ata vetë virusi nuk shfaqet kërcënues në rrezikshmëri për jetën. Ne besojmë që është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë anulimin e të gjitha grumbullimeve masive, kulturore, sportive, dëgjesave publike, deri në datën 3 prill, për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi dhe pastaj për të vendosur për më tutje”, tha Rama gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next