Up next


Drafti i PD për hapjen e listave josh opozitën parlamentare

2 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 30 Sep 2020 / In Lajme

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku në rend të ditës ishte diskutimi dhe shqyrtimi i propozimeve të opozitës parlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dështoi për shkak se vetë opozita parlamentare e bojkotoi këtë mbledhje.

Shkak i bojkotit është bërë përplasja në lidhje me draftin e propozuar nga Partia Demokratike për hapjen e listave dhe koalicionet. Opozita parlamentare u shfaq e joshur nga pjesa e hapjes 100 për qind të listave, propozuar në draftin e PD-së dhe LSI-së dhe i dorëzuar në Këshillin Politik.

Myslim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni kërkuan që mbledhja të shtyhej dhe të zhvillohej pas diskutimeve në Këshillin Politik, që pritet të mblidhet ditën e enjte.

“Duhet ta shtyjmë këtë, sepse duhet të rakordohemi me opozitën jashtëparlamentare, kemi nesër një takim në Këshillin Politik dhe do të ishte e udhës të zhvillojmë atë takim dhe pas shqyrtimit të propozimit të opozitës jashtëparlamentare të bëjmë një takim tjetër. propozimi i opozites jashtëparlamentare preg shume nene të propozimeve sot”, deklaroi Hajdari.

Por, Damian Gjiknuri tha se rendi i ditës në Komisionin e Ligjeve nuk diktohej nga agjenda e Këshillit Politik dhe kërkoi që puna për shqyrtimin e propozimeve të opozitës parlamentare të vazhdojë. Rudina Hajdari e kundërshtoi duke thënë se disa pika të propozimeve të PD-LSI bien ndesh me disa pika të propozuara nga opozita parlamentare.

Ndërkohë, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri u tërhoqën nga një nismë e propozuar në janar të këtij viti për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që kërkon ndryshim të sistemit duke kaluar në proporcional kombëtar. Murrizi argumentoi se vendimi për t’u tërhequr mbërrin pas ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut, që e bëjnë të pamundur miratimin e këtyre propozimeve.

Ai që nuk u tërhoq nga propozimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor ishte Ralf Gjoni, që ka depozituar në Kuvend draftin e Nismës Thurje, për hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Pavarësisht kësaj ndasie, pas largimit nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, deputetët e opozitës parlamentare u shfaqën të bashkuar dhe mirëpritën që në Komision të diskutohej drafti i Partisë Demokratike.

“Edhe nga Bashkimi Sovjetik të mbërrijë një draft që hap listat, unë do ta mbështes”, deklaroi deputetit Myslim Murrizi, kur u pyet nëse e mbështet propozimin e Partisë Demokratike.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next