Up next

Covid, maskat me detyrim kudo, tre skenarët e MSh për përballimin e infeksionit

17 Shikime· 10/10/20
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Qeveria përforcon masat parandaluese të përhapjes së koronavirusit të ri, duke bërë me detyrim mbajtjen e maskave në çdo ambient, me përjashtim të shtëpive të qytetarëve.

“Nga java e ardhshme maska do të jetë me detyrim kudo, në rrugë, në autobus, në makinë, përveç shtëpisë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp këtë të shtunë.

Për masat ndëshkimore ndaj shkelësve të këtij rregulli, duhet pritur vendimi i Qeverisë, por Rama tha se gjobat do të paguhen tek faturat e energjisë elektrike, ndërsa zbatimi i ligjit do t’i ngarkohet Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake dhe jo inspektoriateve.

“Masa ndëshkimore do të zbatohet për të gjithë tek fatura e dritave. Mos të ketë asnjë iluzion nga ndonjë individ që mund t’i shmanget gjobës. Zbatimin e kësaj mase do ta bëjë Policia e Shtetit dhe policia bashkiake”, vijoi Rama.

Kryeministri shtoi se masa është e dosmosdoshme për të shmangur, siç tha, rimbylljen totale të vendit, që do të ishte me pasoja të rënda ekonomike.

Tre skenarët e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se Shqipëria është e përgatitur për tre skenarë, që shkojnë deri në trajtimin e 1600 pacientëve të shtruar me Covid në të njëjtën kohë, duke përfshirë edhe spitalet rajonale.

Në skenarin e parë, Ministria parashikon përballimin e fluksit të pacientëve nga spitalet Covid 1 dhe Covid 2, pra infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”.

Skenari i dytë përfshin hapjen e spitaleve Covid 3 dhe 4 duke e rritur kapacitetin e shtrimeve në 550 pacientë.

“Në strategjinë tonë vjeshtë-dimër ne jemi të përgatitur për 3 skenarë me struktura të dedikuara për trajtimin e pacientëve me Covid. Aktualisht kemi Covid 1 dhe 2 dhe kemi gati Covid 3 dhe 4. Kemi të shtruar 234 pacientë me Covid 3 dhe 4 kapaciteti shkon në 550”, deklaroi Manastirliu.

Skenari i tretë është përfshirja graduale të 11 spitaleve rajonale.

“Të tre skenarët parashikojnë përfshirjen e spitaleve rajonale nëse plotësohen 550 shtretër, në skenarin e parë hapen 5 spitale rajonale, ku shtohemi me 600 shtretër. Në skenarin e dytë hapim 3 spitale të tjerë rajonale, me 240 shtretër dhe në skenarin e tretë përfshirjen e 3 spitaleve rajonale dhe shtohemi me 148 shtretër. Në total do të kemi në dispozicion për pacientët Covid rreth 1600 shtretër, të pajisur me të gjitha elementët e nevojshme për të trajtuar rastet”, tha Manastirliu.

Ministrja garantoi se Shqipëria ofron në masën 100 për qind të gjitha terapitë që ofrohen nga vendet e zhvilluara perëndimore, si terapia me plazmën e gjakut, apo ajo me remdesivir.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next