⁣Bashkim Fino, kur drejtonte Shqipërinë e armatosur

10 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 29 Mar 2021 / In Lajme

“Shqipëria është një! Ne do të krijojmë mirëkuptimin në të gjithë vendin që njerëzit të shikojnë nga njëri-tjetri, të përqafohen me njëri-tjetrin dhe të mos shikohen me gjuhën e armëve dhe të tankeve”.

Këto ishin fjalët e para të Bashkim Finos pas dekretimit nga Presidenti Sali Berisha si Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në ato ditë të vrullshme të marsit 1997.

Aleksandër Meksi ishte dorëhequr 10 ditë më parë, si pjesë e marrëveshjes së vështirë mes palëve politike për të qetësuar gjakrat dhe shmangien e përshkallëzimit të dhunës, që deri në atë kohë mbetej ende një konflikt civil, megjithëse kishte nuancat e një lufte civile, që rrezikonte të ndante vendin në veri-jug.

Bashkim Fino u përzgjodh si emri konsensual. Ishte pak më shumë se 30 vjeç dhe merrte frenat e Qeverisë me përvojën e drejtimit të Gjirokastrës si kryebashkiak për katër vite. Në ato ditë, shteti kishte nën kontroll dhe funksiononte vetëm në Tiranë, ndërsa zonat e tjerë të vendit ishin krejtësisht jashtë kontrollit.

Programi i shpalosur ishte i thjeshtë dhe me katër pika në përmbajtje, por më shumë se i vështirë në zbatim. Pika e parë dhe më emergjente ishte rivendosja e rendit dhe shtrirjen e kontrollit të shtetit në të gjithë vendin.

Për shkak të jetëgjatësisë, Qeveria “Fino” pak mund të bënte në këtë drejtim, por ajo hodhi bazat e planit kombëtar të çarmatosjes së qytetarëve. Kryeministri i ri ishte i vetëdijshëm për vështirësinë dhe për kapacitetet e Qeverisë së re për të bërë zap me forcë grupet e armatosura që kontrollonin territoret e vendit.

“Rebelëve kjo Qeveri duhet t’u drejtohet me thirrje dashamirëse, mirëkuptim dhe dialog, që ata të dorëzojnë vullnetarisht armët, sepse me urdhër nuk bëhet asgjë”, deklaronte ai.

Pika e dytë e programit ishte stabilizimi ekonomik e financiar i vendit dhe furnizimin e popullatës me ushqime dhe ilaçe. Dëmtimet dhe vjedhjet krijuan vështirësi në furnizimin e popullit me produktet me të domosdoshme.

“Për te normalizuar ketë situatë, Qeveria do të dialogojë me te gjithë qytetarët, që të kontribuojnë në funksionimin e rrjetit tregtar dhe industrial. Objekte të rëndësishme private e shtetërore të këtij rrjeti do të shpallen të rëndësisë së veçantë, e do te merren në mbrojtje nga organet e rendit. Gjithashtu Qeveria do te krijojë kushte që te normalizohet importi i mallrave ushqimore e industriale të rëndësisë jetike nga ato shtete prej të cilave është kryer deri tani”, thuhet në plan.

Plani përfshinte edhe thirrjet për ndihmë adresuar BE-së dhe SHBA për nidhma humanitare.

Pika e tretë e planit lidhej me vënien nën kontroll të financave të shtetit. Fino premtoi transparencë, hartimin dhe miratimin e buxhetit të shtetit për vitin 1997, vënien në funksion të sistemit bankar në rrethe dhe te gjithë sistemin financiar te vendit, si dhe atë të doganave, të tatimeve dhe të institucioneve të tjera në te gjithë vendin.

Pika e fundit lidhej me krijimin e kushteve dhe marrjen e të gjithë masave të tjera të domosdoshme për realizimin e zgjedhjeve të reja.

“Qeveria do të kërkojë nga Kuvendi, me konsensusin e tryezave të forcave politike përmirësimin e kuadrit ligjor, për të garantuar zgjedhje të qeta, të lira dhe transparente. Në këtë drejtim ajo do të punojë që të eliminojë çdo mangësi, apo precedent që mund të çojë në tensionimin e situatës, apo në manipulime të zgjedhjeve”, thuhej në këtë pikë.

Zgjedhjet e reja u mbajtën më 29 qershor 1997 dhe Partia Demokratike akuzoi shpejt Qeverinë e Pajtimit Kombëtar se kishte dështuar në përmbushjen e pikës së katërt të programit të saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në të gjithë vendin.

Në fund të korrikut 1997, kjo Qeveri u largua për t’i lënë vendin qeverisë së re të drejtuar nga Fatos Nano.

Më shumë
0 Komente sort Sort By