Up next


⁣30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve, DASh: Shqipëria s’ka vend tjetër mik më shumë se SHBA

7 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 15 Mar 2021 / In Lajme

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përçuar një mesazh me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.

Mesazhi është shpërndarë nga zëdhënësi i DASH-, Ned Price.

“Më 15 mars 1991, SHBA dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Sot kujtojmë këtë përvjetor dhe zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe për t’iu bashkuar bashkësisë euro-atlantike. Kemi shumë për të festuar. Në 30 vitet e fundit, Shqipëria dhe SHBA kanë ndërtuar një marrëdhënie të fortë të bazuar tek vlerat e përbashkëta, objektivat e njëjtë dhe lidhjet mes njerëzve. Shqipëria është një aleate e palëkundur e NATO-s. I jemi mirënjohës Shqipërisë për rolin e saj në nxitjen e sigurisë rajonale dhe globale përmes kontributit si anëtare e NATO-s. Së bashku do të vazhdojmë progresin për vizionin tonë të përbashkët dhe të rrisim marrëdhënien dypalëshe të gjallëruar. Shqipëria nuk ka asnjë vend tjetër partner, aleat apo mik më shumë se SHBA. Ne mirëpresim se çfarë mund të arrijmë së bashku në 30 vitet e ardhshme”, thuhet në mesazhin e DASH.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next