10-vjetori, Përkujtohen 4 viktimat e 21 janarit

32 Shikime· 01/21/21
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

⁣Në 10-vjetorin e tragjedisë së 21 janarit, Kryeministri Edi Rama thotë se drejtësia për 4 viktimat e protestës së 2011-ës është e papërfunduar. Kryeministri foli në një ceremoni të organizuar në godinën e Qeverisë këtë të enjte.

Ai përsëriti qëndrimin se drejtësia për këtë ngjarje dhe ngjarje të tjera të rënda të së shkuarës dhe të tashmes do të vihet në vend me përfundimin e plotë të reformës në drejtësi.

“Shumëkush e konsideron këtë një përpjekje për të justifikuar faktin që ende sot drejtësia nuk e ka kryer detyrën e vet për të vënë në vend secilin nga pjesëmarrësit në atë tragjedi. Nuk kemi ndenjur duarkryq, nëse nuk jemi ne përfaqësuesit e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv që mund të bëjmë prokurorin dhe gjykatësin, jemi ne që kemi përgjegjësinë dhe detyrimin për të siguruar të gjithë ngrehinën ligjore dhe rregullatore të një sistemi drejtësie që të jetë në gjendje të bëjë këtë që njerëzit kërkojnë për 21 janarin dhe për shumë padrejtësi që janë bërë në të shkuarën dhe që vazhdojnë të bëhen në të tashmen”, tha ai.

Rruga për këtë mision duket ende e gjatë. “Sistemi i drejtësisë është ende larg të qënit një sistem drejtësie që bën drejtësi”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama thotë se tragjedia transformoi historinë e vendit në dy drejtime themelore.

“Nga njëra anë në drejtim të marrëdhënies së Qeverisë me protestën dhe në raport me lirinë dhe të drejtën për të protestuar dhe nga ana tjetër në drejtim të transformimit të sistemit të drejtësisë”, deklaroi ai.

Rama foli në ceremoninë e organizuar në Kryeministri në përkujtim të ngjarjes së rëndë, me të pranishëm edhe familjarë të katër viktimave. Ai thotë se 21 janari do të mbahet mend edhe për zhveshjen që i bëri lidhjes korruptive mes politikës dhe drejtësisë.

“21 janari shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe të drejtësisë, të politikës si mjet në funksion të pushtetit të kthyer në qëllim në vetvete dhe të drejtësisë si një mur i madh i pakapërcyeshëm për njerëzit e këtij vendi dhe për shoqërinë tonë në përpjekje për transforimin demokratik”, vijoi ai.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By