Videot kryesore

Gazeta Si
3 Shikime · 2 years më parë

⁣Tirana mposht Dinamon 1-0 në derbin e kryeqytetit

Gazeta Si
7 Shikime · 2 years më parë

⁣Policia rrethon zonën pas tritolit në banesën e Armand Dukës

Gazeta Si
8 Shikime · 2 years më parë

⁣Hetimet për shpërthimin në banesën e Armando Dukës

Gazeta Si
9 Shikime · 2 years më parë

⁣Momenti i shpërthimit në shtëpinë e Dukës nga personi me "kapuç"

Gazeta Si
8 Shikime · 2 years më parë

PD publikon video per Edi Ramen

Gazeta Si
10 Shikime · 2 years më parë

⁣Operacioni i policisë "STORM" kundër një grupi kriminal në Tiranë

Gazeta Si
5 Shikime · 2 years më parë

Si komunikon Flamur Noka me Lindita Nikollen dhe Ulsi Manjen, Alibeaj publikon videon

Gazeta Si
10 Shikime · 2 years më parë

Presidenti Ilir Meta thirri një konferencë me gazetarët për të ngritur shqetësimin e borxhit të lartë të vendit, por përballë pyetjeve të gazetarëve foli edhe për përballjen me koalicionin “Bravo-Brava”, duke nënkuptuar Edi Ramën me Lulzim Bashën, duke filluar që nga 6 marsi.

Meta i paralajmëroi që “të bëjnë kujdes me borxhin, se nuk ka borxh që nuk paguhet”, ndërsa tha se vendi mund të shkojë brenda një viti në zgjedhje të reja parlamentare.

“Unë do të marr pjesë në gara në emër të popullit të 2 marsit dhe përtej popullit të 2 marsit, që është shtuar. Të jenë të sigurt se pas ballafaqimit të parë, që do të jetë më e largëta në një vit, që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, por mund të ndodhë edhe më parë, koalicioni “Bravo-Brava, që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë dhe që e di teatër politikën dhe luftën kundër korrupsionit do t’i recitoj poezi, që e ka bërë vetë shefi i koalicionit, atë “Ina, Ina”, tha Meta.

“Ina, Ina” është pjesë e publicistikës “Triptiku i laryshisë” së Edi Ramës, ku mes rreshtave të rrëfimit ka edhe një pjesë “Ina, Ina hiqi brekët”.

“Do t’i recitoj atë poezinë Ina, Ina koalicionit Bravo-Brava, meqënëse e kanë me merak që të fitojnë me Ilir Metën. Do ta dëgjojnë brenda një viti në rastin më të mirë, por mund ta dëgjojnë edhe më shpejt. Ndaj ta kënë pak kujdes borxhin, se nuk ka borxh që nuk paguhet”, deklaroi Meta.

Meta ngriti shqetësimin se Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit në rajon dhe për më tepër, ky borxh i marrë nuk është përdorur për të rritur mirëqënien e qytetarëve. Këtu, mes rreshtave Meta akuzoi Bashën se ka shitur zgjedhjet te Edi Rama.

“Por siç do të marrë fund koha e gallatave me financave dhe borxhin që merret në emër të qytetarëve për të blerë mediat, se ajo gjuhë që përdoret për të rrëmbyer ishullin e vetëm që qenka jashtë kontrollit, është gjuha e përditshme që përdoret ndaj pronarëve të mediave dhe bizneseve, kështu do të përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura ende pa filluar”, u shpreh ai.

Gazeta Si
7 Shikime · 2 years më parë

⁣Anëtarësia e Partisë Demokratike në gjashtë bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore është ftuar këtë të diel për të votuar kandidatin që preferojnë për të garuar më 6 mars.

Procesi ka nisur në Lushnje, Shkodër, Rrogozhinë, Vorë, Dibër dhe Durrës. Në Shkodër, pas tërheqjes nga gara të Voltana Ademit në garë janë gjashtë kandidatë: Alfred Koçobashi, jurist; Arben Maliqi, jurist; Astrit Bushati, jurist; Bardh Spahia, mjek; Irena Shestani Shala, ekonomiste dhe Irma Kopliku, pedagoge matematike.

Pasi Ademi u tërhoq nga gara në momentin e fundit, duke deklaruar se fakti që drejtonte këtë bashki prej 7 vitesh i jepte një avantazh në zgjedhjet e primareve, favorit konsiderohet Bardh Spahia.

Në Durrës gara është më e thjeshtë dhe me vetëm dy emra. Këtu Ardian Muka, inxhinier urbanist dhe Silvja Gjepali. Muka shihet si favorit në këtë garë dhe si një emër që mund të tërheqë drejt Berishës partitë aleate të vogla të Partisë Demokratike.

Në Lushnjë garojnë Arben Zaimi jurist-avokat, Elton Bano jurist-avokat, Eurion Iljazi arsimtar dhe Indrit Qerimi, arsimtar. Këtu shihet si favorit Elton Bano. Në Rrogozhinë: Eqerem Deliu, ekonomist; Hajrulla Tafa, arsimtar; Hekuran Xhani, mjek veteriner; Sokol Gosa, arsimtar dhe Vladimir Manushi, mjek dentist.

Ndërkohë, për këto primare ka reaguar pjesa zyrtare e Partisë Demokratike, që përmes një deklarate thotë se as procesi dhe as kandidatët që marrin pjesë në të nuk përfaqësojnë këtë parti.

“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD. Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike”, thuhet në deklaratë.

Gazeta Si
10 Shikime · 2 years më parë

Banoret e 5 Majit bllokojne rrugen tek Medereseja

Gazeta Si
33 Shikime · 2 years më parë

⁣Pas një seance maratonë, të nisur prej orës 09:00 të mëngjesit, Gjykata ka dënuar
ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri me 5 vite burg për shpërdorim të
detyrës dhe se me veprimet e tij ka dëmtuar shteti. Por me gjykim të shkurtuar
dënimi ulet atij i ulet në 3.4 vite burgim.

Gazeta Si
41 Shikime · 2 years më parë

⁣Tahiri shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Tiranë

Gazeta Si
38 Shikime · 2 years më parë

⁣Rayan-i i vogël nuk ia doli. Vogëlushi 5-vjeçar, i cili ra në një pus në Marok ka ndërruar jetë, pasi u nxor në sipërfaqe nga ekipet e shpëtimit që kishin hyrë në tunelin e hapur për të arritur tek ai. Fëmija vdiq nga plagët e marra gjatë rënies. Ai ishte ngecur në një thellësi prej rreth 32 metrash për më shumë se 100 orë.

Gazeta Si
41 Shikime · 2 years më parë

⁣“Ta harrojnë ata që kanë menduar në mënyrë mafioze, gjithë ata rilindas vendas dhe ndërkombëtar, vendas mavi dhe blu, se do të varrosin ‘de facto’ pluralizmin politik në Shqipëri dhe do të dhunojnë popullin e Shqipërisë, do të dëshpërohen pa fund. Do të marrin përgjigjen e merituar. Për këtë ju jap fjalën.

Jam Ilir Meta u them atyre o super budallenj, ju jeni vetëm yje (medias) vetëm informoni drejt,” iu drejtua Presidenti i Republikës, Ilir Meta, medias në konferencën 20 minutashe për shtyp ku informoi se kishte depozituar një kallëzim penal ne Prokurorinë e Tiranës dhe SPAK me argumentin se Kuvendi ka falsifikuar dokumentet për shkarkimin e tij.

Gazeta Si
37 Shikime · 2 years më parë

Ambulanca ndihmon një banor në zonën e “5 Majit”

Gazeta Si
47 Shikime · 2 years më parë

⁣Operacioni “Restart”, edhe 3 të arrestuar për trafik droge

Gazeta Si
31 Shikime · 2 years më parë

⁣Rinis shembja e shtëpive te zona e "5 Majit”

Gazeta Si
33 Shikime · 2 years më parë

⁣Tuneli i nëndheshëm që do përdorej nga grabitësit për bankën te bluevardi “Zogu I”

Gazeta Si
45 Shikime · 2 years më parë

⁣Helikopterët rusë bombardojnë vendbanimet ukrainase në kufi

Gazeta Si
28 Shikime · 2 years më parë

Artileria e rëndë, tanket e bombardimet me helikopterë dhe avionë po ja lënë gradualisht vendin luftës rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi në rrethinat e Kievit, Kharkovit dhe qyteteve të tjera të mëdha ukrainase.

Ushtria ukrainase thotë se vijat mbrojtëse po rezistojnë në Summy, Kharkiv, Chihniev dhe në rrethinat e Kievit. Në kryeqytet, në zonat perëndimore të tij nata raportohet e zhurmshme me të shtëna të vazhdueshme kallashnikovi dhe shpërthime të fuqishme.

Ushtria ka dhënë alarmin se grupe të forcave ruse kanë sekuestruar disa automjete të blinduara të ushtrisë ukrainase, janë veshur me uniformat e tyre dhe janë futur në prapavijë në përpjekje për të sabotuar vijën mbrojtëse.

Alarmi është dhënë për katër automjete që raportohet se kanë hyrë në thellësi të kryeqytetit dhe u kërkohet ndihmë qytetarëve që të raportojnë kur të shohin mjetet e blinduara me targa “Kozak 6163, 6164, KrAZ AI5976, AI 5966, GAZ66 dhe AI 5866”.

Ndërkohë, në një njoftim tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës akuzon Rusinë për krime lufte, kur ka lëshuar dy raketa në zonën civile të Kievit. Raketat, sipas njoftimit, janë neutralizuar nga sistemit mbrojtës antiajror.

Një sërë urash përreth Kievit janë hedhur në erë për të parandaluar avancimin e tankeve ruse. Në frontin e veriut dhe pranë kufirit me Bjellorusinë, ushtria ukrainase po përdor taktikat guerrile për të dëmtuar armikun.

Në jug të vendit, rusët kanë marrë pas 24 orë luftimesh ishullin e vogël Bile në Detin e Zi. Ukraina thotë se ka humbur kontaktet me të gjithë grupin e ushtarëve që ndodheshin në këtë ishull.

Ndërkohë, qendrat e rekrutimit të ushtarëve në Kiev kanë regjistruar radhë. Ministria e Mbrojtjes ka dalë me deklarata duke ftuar këdo që është i aftë të mbajë një armë që të paraqitet vetëm me një pasaportë, ndërsa ka nisur edhe ndarja e armëve mëngjesin e së premtes.




Showing 92 out of 100