VIDEO - Koronavirusi lë pa ngrënë majmunët në Tajlandë
Tajlanda bën pjesë në listën e vendeve më pak të prekura nga koronavirusi i ri, megjithatë ekonomia e vendit është goditur fort nga rënia e menjëhershme e numrit të turistëve. Turizmi përbën 20 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit të largët aziatik dhe një numër i madh vizitorësh janë kinezë.
Një prej efekteve anësore të mungesës së turistëve është edhe shtimi i urisë së majmunëve. Popullsia e tyre në qytetin Lopburi, në veri-lindje të Bangkokut ushqehet kryesisht nga turistë që u ofrojnë banane, apo fruta e ushqime të tjera për t’i afruar.
Mungesa e turistëve ka nxjerrë tufat e uritura të majmunëve në zonat e banuara të qytetit, duke shkaktuar kaos dhe “sherr” masiv si në videon në fjalë për një pako kos frutash.