⁣Vallëzimi i pllakave tektonike në 1 mld vite jetë të Tokës

33 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 17 Feb 2021 / In Lajme

Një grup ndërkombëtar gjeologësh kanë ndërtuar një video të animuar me pretendimin se ajo paraqet me përafërsi lëvizjet e pllakave tektonike të Tokës në 1 miliard vitet e fundit.

Shkencëtarët në fjalë thonë se për përcaktimin e trajektores së lëvizjes së këtyre pllakave u janë referuar kryesish të dhënave të përfituara në 200 vitet e fundit dhe më pas janë bazuar tek tërmetet e fuqishme që kanë goditur zona të ndryshme të globit në 2500 vite dhe për të ngritur një hipotezë për lëvizjen e këtyre pllakave.

Duke përcaktuar trajektoret e këtyre pllakave në 3 mijëvjeçarin e fundit, gjeologët thonë se kanë ndërtuar videon e animuar me trajektoren hipotetike të lëvizjes së pllakave deri në një distancë kohore prej 1 mld vitesh.

Grupi i punës shpjegon se më shumë se sa saktësi shkencore, ky studim i tyre synon që të hapë një debat të ri në kapitullin se si kanë qenë vendosur kontinentet në Tokë përgjatë historisë së vonë të planetit tonë, që vlerësohet me një moshë diku tek 4.5-5 miliardë vite.

Toka ka 7 pllaka tektonike madhore dhe 8 pllaka tektonike më të vogla. Më madhoret janë pllaka Euro-aziatike, ajo e Antarktikës dhe pllaka e Amerikës së Veriut. Shqipëria bën pjesë tek pllaka Euro-aziatike. Trashësia mesatare e këtyre pllakave shkon në rreth 125 kilometra.

Më shumë
0 Komente sort Sort By