Up next

⁣“Spastrime” në Policinë e Shtetit, Rama u jep 100 ditë kohë drejtuesve

15 Shikime· 07/08/21
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Lajme

Kryeministri Edi Rama u dha 100 ditë kohë drejtuesve të Policisë së Shtetit në qarqe që të spastrojnë nga radhët e kësaj strukture elementët e korruptuar, apo të lidhur me krimin.

“Një pjesë duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe duhen vënë para drejtësisë në çdo qark. Nuk mund të ketë komisarë që luajnë me dy porta. Nuk e keni problem as t’i gjeni dhe as t’i kapni nga krahët dhe as t’i çoni para drejtësisë. 100 ditë është një objektiv i palëvizshëm në çdo qark, policë rrugorë, komisarë, shqiponja, skifterë dhe çakej që janë të infiltruar brenda trupit të policisë duhet të shkojnë para drejtësisë”, tha ai.

Rama foli gjatë një takimi që zhvilloi me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, ku afatin 100-ditor e dha edhe për përmirësimin e imazhit të policisë dhe etikës së saj përballë qytetarëve.

“Keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. 100 ditë, asnjë ditë më shumë që qytetarët të marrin frymë të lehtësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje e luftë me një të panjohur, thjesht të bëni gjërat që dini t’i bëni mirë, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin dhe policinë e tyre”, vijoi Rama.

Kryeministri foli për një fazë të re reformimi të planifikuar ku ka hyrë Policia e Shtetit, por që është përshpejtuar nisur nga ngjarjet kriminale të kohëve të fundit. Objektivi është që Shqipëria të ngjitet në mesataren e BE sa i takon shifrave të treguesve të sigurisë publike.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next