Up next

⁣Si do të shpenzohen paratë? Përplasje PS-PD për buxhetin

3 Shikime· 03 Nov 2021
Gazeta Si
Gazeta Si
5 subscribers
0
In Lajme

Diskutimet në komisionet parlamentare të projektbuxhetit për vitin 2022 u shoqëruan me jo pak tension e përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Përlasjet nisën që në Komisionin e Ekonomisë.

Shqetësimi i ngritur nga deputetët e Partisë Demokratike lidheshin me pagesat e parashikuara për koncesionet në tërësi dhe sidomos për koncesionin e incineratorëve në veçanti. Në lidhje me pagesat totale të parashikuara për koncesionet, deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se ato ishin më të lartat ndër vite.

“Shpenzimet e vitit 2022 do të jenë më shumë se sa 27% e PBB që është vlera më e lartë në mbi 20 vite. Por kjo rritje do të shkojë për PPP-të të cilat do t’i kushtojnë buxhetit thuajse 2 mld euro. Shpenzimet kapitale janë 58 mln euro dhe këtu nuk është përfshirë rindërtimi dhe kanë një rënie me 10% në raport me vitin 2021”, tha Tabaku.

Ajo akuzoi se janë parashikuar të kryhen pagesa për privatët për shërbime që ata nuk i kanë ofruar dhe nuk i ofrojnë. Deputetja e PD renditi shtatë koncesione dhe mes tyre foli edhe për shërbimin e infrastrukturës së çelësave publikë që, sipas saj, japin me koncesion fiskalizimin me vlerë 208 mln lekë

Akuza u hodh poshtë nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ndërsa paraardhësja e saj, Anila Denaj i ndau pagesat sipas zërave. Mes tyre ajo përmendi edhe koncesionin e skanimit në dogana, i dhënë që në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike.

Në këtë moment ndërhyrja pa mikrofon e Jorida Tabakut ka shkaktuar tension në sallë, ku në debat është përfshirë edhe deputeti Erion Braçe. Përplasja detyroi kryetarin e Komisionit, Eduard Shalsi që ta ndërpresë mbledhjen.

Ish-ministrja Denaj hodhi poshtë akuzat se pagesat nuk po kryhen për marrjen e shërbimeve. Ajo përmendi koncesionin e Rrugës së Arbrit dhe atë të Check Up në shëndetësi, ku tha se do të marrin shërbim 800 mijë qytetarë.

Pas Komisionit të Ekonomisë, përplasja u zhvendos në Komisionin e Ligjeve. Këtu, opozita ngriti shqetësimin për paratë që do të paguhen për incineratorët.

“Keni parashikuar në buxhet se nga 2 PPP-të, bëhet fjalë për dy inceneratorët Elbasani dhe Fieri keni parashikuar se në vitin 2022 do të jepni, 18 milionë euro. Për Fierin kujtoj që në vitin 2020, në shtator, Rama për Fierin tha opublikisht, në shjetor 2020 përfundon inceneratori i Fierit dhe dhe do të fillojë nga puna. Një nga plagët më të mëdha që ka ai qytet. Muajin e kaluar Fieri u helmua, si edhe Lushnja. Në buxhetin që keni prezantuar keni parashikuar 18 milionë euro të tjera. Sa janë këto para të tjera që gllabëron inceneratori i Fierit, djeg para, jo plehra dhe cila është arsyeja për sa kohë kryeministri ka thënë se ka përfunduar investimi. Për çfarë jepen?”, ishte njëra prej pyetjeve të ngritura nga nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj.

Ministria e Financave u përgjigj duke deklaruar se ajo nuk përfshihet te detajet teknike dhe deklaratat publike, por përqëndrohet te shkresat zyrtare dhe zbatimi i kontratave koncesionare të nënshkruara me palën private.

Sa u takon akuzave se për 2022, qeveria parashikon shifrën më të lartë ndër vite për pagesat e koncesioneve, ministrja Delina Ibrahimaj i hodhi poshtë. Ajo tha se pagesat janë parashikuar në nivelin 13.8 miliardë lekëve, ndërsa 2021 pritet që të mbyllet me 14.5 miliardë lek.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next