Up next


⁣“Shqiptarët urdhërojnë grekët!”, ndëshkohen dy ushtarët grekë që folën shqip në video

25 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 17 Feb 2021 / In Lajme

Ministria greke e Mbrojtjes thotë se ka marrë masat disiplinore ndaj dy ushtarëve që u shfaqën duke folur shqip, në një video të shpërndarë përmes rrjeteve sociale.

Deklarata është bërë nga ministri i Mbrojtjes, Nikos Panajotopulos, që u pyet ditën e martë në Parlament nga Qiriakos Velopulos, kreu i partisë së ekstremit të djathtë, “Zgjidhja greke”. Velopulos kërkoi të dinte nëse ishte kryer ndonjë hetim për videon në fjalë, ku shfaqen dy ushtarët me origjinë shqiptare teksa u japin urdhra ushtarëve të tjerë grekë në një repart ushtarak.

Ministri grek i Mbrojtjes u përgjigj duke deklaruar se organet kompetente të dikasterit që drejton kishin marrë masat e duhura disiplinore, por pa dhënë hollësi se çfarë ndëshkimesh ishin dhënë,.

“Hetimi i brendshëm administrativ për këtë ngjarje specifike ka përfunduar menjëherë në mënyrë që të hetoheshin kushtet në të cilat ndodhi regjistrimi i videos dhe postimi i saj në mediat sociale”, ka deklaruar ministri grek i Mbrojtjes.

Mediat greke hamendësojnë se ndëshkimi disiplinor ndaj dy ushtarëve me origjinë shqiptare nuk lidhet me faktin se përse ata kanë folur shqip, por me publikimin e videos në internet, që sipas tyre shkel rregulloret e brendshme të ushtrisë greke.

Video e mësipërme u publikua në mes të muajit janar dhe u shpërnda me shpejtësi me titullin “Shqiptarët urdhërojnë grekët”, duke shkaktuar reagime të forta në Greqi, deri tek oficerët e Shtabit të Përgjithshëm.

Në këto pamje shfaqen dy të rinj me bereta në kokë teksa flasin shqip rrjedhshëm para kameras. Pastaj, njëri prej tyre kthehet nga toga duke urdhëruar në greqisht: “Skuadra, gatitu! Para marsh!

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next