Up next


⁣Shqiponja e bllokuar, policia: Përdorni rrugën e Ndroqit dhe të Elbasanit për të hyrë në Tiranë

5 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 19 Oct 2020 / In Lajme

⁣Shqiponja (thuajse) e bllokuar, policia: Përdorni rrugën e Ndroqit dhe të Elbasanit për të hyrë në Tiranë

Kompania që po realizon punimet në rrethrrotullimin e “Shqiponjës”, pjesë e lotit të parë të Unazës së Re nga ky rrethrrotullim deri tek Pallati me Shigjeta thotë se punimet kanë hyrë në fazën e tre të tyre.

Në këtë fazë, sipas kompanisë në fjalë do të lipset zhvendosja e trafikut të automjeteve që hyjnë nga Durrësi për në Tiranë. Inxhinierët e kompanisë sqaruan në prani të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku se ndërhyrjet e reja do të kushtëzojnë edhe lëvizjet e mjeteve. Ata thanë se makina që vijnë me drejtim nga Durrësi në Tiranë do të detyrohet që të orientohen në drejtim të “Astirit”.

Për të shmangur kaosin në trafik në këtë pjesë, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj u këshilloi qytetarëve që të përdorin hyrje alternative për në Tiranë, përfshirë rrugën e Elbasanit, ose rrugën e vjetër të Durrësit, atë nga Ndroqi.

“Të gjejnë rrugë alternative për të hyrë në Tiranë, sidomos nga rruga e elbasanit, duhet të kemi rrugën e Plepave të funksionojë dhe rruga e Elbasanit për mjetet e jugut. Drejtuesit e mjeteve të gjejnë rrugët alternative”, tha ai.

Policia deklaroi se do të shtojë forcat dhe se në bashkëpunim me policinë bashkiake do të sigurohen që të mbajnë hapur vazhdimisht një korsi për emergjencat e rretheve.

Punimet në këtë pjesë të Unazës së Re i përkasin lotit 1, ndërkohë që për lotin 3, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi këtë të hënë se do të nisë nga e marta prishjen e dhjetë objekteve që preken nga ky projekt.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next