Up next

⁣Shalsi i jep fjalën opozitës, Ekonomia i vetmi Komision që funksionoi normalisht

10 Shikime· 29 Sep 2021
Gazeta Si
Gazeta Si
5 subscribers
0
In Lajme

Socialistët vijuan normalisht punën në Komisionin e Ekonomisë, ku kryetari i tij, Eduard Shalsi u dha fjalën deputetëve të opozitës të pranishëm në sallë, përkundër praktikës që u ndoq në komisionet e tjera gjatë së martës dhe të mërkurës.

Shalsi e nisi seancën me konfirmimin e pranisë dhe në momentin që mbërriti te deputetët e opozitës “konfirmoi” praninë e tyre në mbledhje, edhe pse ata ishin në sallë dhe jo të futur online, siç u kërkua nga socialistët në komisionet e tjera parlamentare që drejtojnë.

Këtu mbledhja vijoi normalisht dhe kërkesa e parë e opozitës ishte thirrja e Autoritetit të Konkurrencës për të dhënë shpjegime në lidhje me rritjen e çmimit të bukës brenda një dite, siç tha deputetja Jorida Tabaku.

Ndërkohë, Eduard Shalsi tha se PS e PD duhet të sqarojnë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve se cilat mbledhje do të mbahen me prani fizike dhe cilat online. Ai tha gjithashtu se duhet të ketë një detyrim për vaksinimin e të gjithë deputetëve dhe të mos lejohet prania fizike e deputetëve të pavaksinuar.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next