Up next

⁣S’ka mbështetje për turizmin dhe fasonerinë, Rama: Kemi edhe rindërtimin

13 Shikime· 24 Nov 2020
Gazeta Si
Gazeta Si
5 subscribers
0
In Lajme

Qeveria nuk ka një plan ekonomik mbështetës për turizmin dhe fasonerinë, dy prej sektorëve më të goditur nga pandemia e Covid.

“I kemi mbështetur me të gjitha ato që kemi mundur”, tha Kryeministri Edi Rama këtë të martë, në përgjigje të pyetjes së ngritur nga Gazeta “Si”.

Rama shtjelloi më tej duke kujtuar se Qeveria nuk ka vetëm pandeminë me të cilën po përballet, por edhe procesin e rindërtimit nga tërmeti i vitit të kaluar.

“Mos e harroni asnjëherë që ne nuk jemi si të tjerët në këtë luftë. Kemi edhe një luftë tjetër që është shumë e madhe edhe ajo, që mijëra e mijëra familje të rikthehen në shtëpi dhe ato familje rikthehen në shtëpi duke ndërtuar shtëpitë e reja, duke ndërtuar apartamentet e reja dhe apartamentet dhe shtëpitë nuk ndërtohen me frymën e shenjtë, ndërtohen me fonde dhe fondet kjo Qeveri i ka vënë të gjitha në dispozicion, pa lënë mangut as njërën, as tjetrën”, u shpreh ai.

Në mes të muajit tetor, një anketim i kryer nga Shoqata Shqiptare e Tur Operatorëve dhe Agjencive Turistike tregoi se në sektorin e turizmit pritet të falimentojnë 41 për qind e bizneseve të pyetura. Sondazhi tregoi gjithashtu se rreth 60 për qind e bizneseve kanë bërë deri në shtator të 2020-ës vetëm 0-10 për qind të xhiros së 2019 dhe mbi gjysma e punonjësve janë larguar nga puna në 2020, kryesisht nga bizneset e mëdha.

Përveç kësaj, operatorët turistikë kanë kërkuar një paketë ndihme financiare për grupet që s’mundën të punonin gjatë sezonit, ndërsa Bashkisë së Tiranës që të heqë përkohësisht taksën e infrastrukturës për strukturat akomoduese.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next