Up next

Rriten krimet brenda familjes dhe krimet ndaj të miturve

48 Shikime· 12/01/21
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Other

Kriminaliteti në vend ka pësuar një rritje përgjatë në dhjetë muajt e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të dy viteve të kaluara. Shifrat janë paraqitur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë mbi gjendjen e rendit publik.

Sipas Nanos, deri më 31 tetor të këtij viti janë regjistruar rreth 27 mijë vepra penale, nga të cilat policia ka zbardhur 24 mijë prej tyre. Nano tha se janë 1500 vepra penale më shumë në krahasim me vitin 2020.

Por, shqetësuese është rritja e fortë krimit brenda familjes. Gledis Nano foli për 1337 vepra penale në total të kësaj natyre, 370 raste më shumë se në 2020, që fatkeqësisht kanë prodhuar 16 vrasje. Numri i vrasjeve brenda familjes përbën 30 për qind të numrit total të vrasjeve që kanë ndodhur në vend në 10 muajt e parë të këtij viti.

Krimet ndaj të miturve gjithashtu janë paraqitur në nivele shqetësuese. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se janë rreth 900 vepra penale që përfshijnë krimet kundër tyre, nga të cilat 67 janë krimet seksuale me të mitur.


Po në krahasim me vitin e kaluar, Nano tha se ka rënie të krimeve kundër personit dhe kundër pronës, rritje të goditjes së veprave që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave, por gjithashtu edhe rritje të veprave penale të dhunës në familje.



Në shifra konkrete, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se numri i vrasjeve të regjistruara në 10 muajt e parë të këtij viti është më i lartë se vrasjet e ndodhura në të njëjtën periudhë të 2020 dhe 2019.

“Deri më 31 tetor 2021 janë regjistruar 56 vrasje, nga 44 që kanë ndodhur në të njëjtën periudhë në 2020 dhe 52 që kanë ndodhur në 2019”, tha Nano.

Veprat penale në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale janë rritur gjithashtu. Nano tha se janë 39 raste të regjistruara në dhjetë muaj, nga të cilat policia ka zbuluar 18, ose më pak se gjysmën, ndërsa rritja është me 23 vepra më shumë në krahasim me 2020.

Drejtori i Policisë foli për rritje të sekuestrimin të aseteve të dyshuara të krimit të organizuar. Ai thotë se në total vlera e tyre përllogaritet në rreth 31 milionë euro.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next