Up next


⁣Rama: Vaksina kineze super e suksesshme! BE s'e autorizon për arsye të tjera

9 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 02 Apr 2021 / In Lajme

⁣Rama: Vaksina kineze super e suksesshme! Mos bini pre e hienave dhe kukuvajkave

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e panikut të përhapur për efikasitetin e vaksinës kineze, Sinovac.

Ai deklaroi se ajo ka rezultuar e sukesshme dhe po e nxjerr Turqinë nga tuneli i pandemisë.

“Askush të mos bjerë viktimë e hienave dhe kukuvajkave. Vaksina Sinovac është e supersuksesshme, e cila faktikisht po e nxjerr Turqinë përditë e më shpejt nga tuneli i pandemisë, është vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të Lindjes së Mesme”, tha ai.

Rama tha se arsyet se përse kjo vaksinë nuk është certifikuar nga Bashkimi Europian nuk lidhen me efikasitetin e kësaj vaksine, por me arsye të tjera që Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk u interesojnë.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next