Up next


Rama: S’lodhemi nga përpjekjet për t’u anëtarësuar në BE

5 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 11 May 2021 / In Lajme

“Shqiptarët nuk lodhen nga përpjekjet dhe lufta për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Sigurisht, zhgënjime ka pasur se Europa nuk ka mbajtur premtimet e saj”. Me këto fjalë, Kryeministri Edi Rama ripërsëriti besnikërinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve në anëtarësimin e plotë në BE.

“Ne i kemi bërë detyrat tona dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë sepse për ne është hera e parë në histori kur mund të zgjedhim. Nuk kemi pasur asnjëherë mundësi zgjedhjeve, por të tjerët vendosnin për ne”, deklaroi Rama në një intervistë për Euronews.

Rama thotë se rreziku i aktorëve të tretë në Shqipëri është më i vogël dhe e shpjeson se pse.

“Nëse nuk integrohet plotësisht në BE, Ballkani Perëndimor do të mbetet një zonë gri dhe tërheqëse për aktorë të tjerë, aktorë të tretë që nuk ndajnë të njëjtat vlera dhe parime që ofron BE. Për Shqipërinë, nuk shoh ndonjë rrezik të tanishëm, sepse shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe Bashkimin Europian. Vendet e tjera, kush më shumë e kush përballen me ndikimet e këtyre aktorëve të tretë”, vijoi Kryeministri.

Por, a u votua për mandatin e tretë për shkak të progresit të arritur nga reformat dhe rruga drejt integrimit në BE?

“Mendoj se populli shqiptar ka një ndjesi të qartë se puna nuk është përmbyllur ende. Mandati i tretë është një mandat i qartë për ta përmbyllur këtë punë. Nuk është një shpërblim për punën që është përmbyllur”, përgjigjet Rama.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next