Up next


⁣Rama publikon një pjesë të “audicioneve” me ekselentët

6 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 05 Jun 2021 / In Lajme

Kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video të shkurtër nga bashkëbisedimet me aplikantët e nismës së ndërmarrë prej tij, “Gati për Shqipërinë”.

“Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta”, shkruan kreu i Qeverisë.

Në videon në fjalë janë shqiptarë të suksesshëm jashtë vendit në fusha të ndryshme, kryesisht në fushën e teknologjisë, që japin idetë dhe hedhin propozime për projekte përkatëse në Shqipëri.

Nisma “Gati për Shqipërinë”, sipas Ramës, synon që të tërheqë dhe aktivizojë të rinjtë ekselentë për më shumë aktivizëm në vendimmarrjet e qeverisë.

Aplikimet për këtë vazhdojnë dhe ato priten në adresën [email protected]

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next