Gazeta Si
Gazeta Si 27 Feb 2020
0

Up next

Kurban Bajrami, kreu i KMSh-së uron me kujdesin kundër Covid-19
30 Jul 2020
Kurban Bajrami, kreu i KMSh-së uron me kujdesin kundër Covid-19
Gazeta Si · 2 Shikime

Rama prezanton masat kundër koronavirusit

3 Shikime
In Lajme

Kryeministri Edi Rama mblodhi Komiteti Kombëtar të Sigurisë në lidhje me epideminë e koronavirusit, megjithëse zyrtarisht deri më tani Shqipëria nuk ka deklaruar asnjë të prekur nga ky virus.

Rama bëri thirrje për qetësi dhe të mos përhapet panik.

“Shprehjen e nevojës për qetësi dhe për të mos e lënë veten që të çoroditemi nga infedemia. Nga klikimet në burime të absurditetit informativ, që me papërgjegjshmëri shpërndajnë lajme të rreme dhe rrisin efektin shumë të rrezikshëm të infedemisë duke krijuar ankth dhe panik”, deklaroi Kryeministri.

Rama tha se një prej godinave që do të përdoret si karantinë është Konvaleshenca në Durrës.

“Në rastin e parë të vendosjes së karantinës ne kemi përcaktuar vendosjen e shtëpisë së pushimit të Ushtarakëve në zonën e Durrësit. Me OBSH është përcaktuar përmbushja e të gjitha kushteve. Në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka kapacitete shtesë. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin për masat e shtuara në shkolla. Janë rekomanduar qytetarët të kufizojnë udhëtimet jo të domosdoshme në zonat e prekura”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë tha se sistemi shëndetësor shqiptar është në gatishmëri dhe në gjendje që paralelisht me përballimin e një epidemie të mundshme të koronavirusit në vend, të përballojë edhe patologjitë e tjera.

“Pra kemi siguruar normalitetin e punës sa u takon patologjive të tjera. Sistemi ynë shëndetësor, ka marrë masat dhe është në gatishmëri për të gjitha skenarët me të cilat mund të përballemi në të ardhmen. Probabilteti është që të prekë edhe Shqipërinë”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, Kryeministri Rama solli një statistikë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të argumentuar se nuk ka nevojë për panik.

“Mos harroni këtë statistikë të konfirmuar nga OBSH, 97 për qind e të prekurve nga koronavirusi shërohen. Së dyti, i prek të gjithë, askush nuk është imun, por godet fort më të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje, që janë të sëmurë. Përballohet me sukses nga persona të shëndetshëm dhe nga fëmijët. Kështu që është e rëndësishme që të informohemi në kohë reale nga burimet zyrtare, dhe të mbyllim sa më shumë derën e virusit të infodemisë që hyn përmes kanaleve, portaleve dhe burimeve të llogjeve dhe pazare dhe duke menaxhuar ankthin dhe panikun me solidaritet, duke besuar tek solidariteti dhe tek mbështetja e pakufijshme që ne u japim të gjithëve dhe jemi të përgatitur në çdo situatë”, tha Rama.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next

Kurban Bajrami, kreu i KMSh-së uron me kujdesin kundër Covid-19
30 Jul 2020
Kurban Bajrami, kreu i KMSh-së uron me kujdesin kundër Covid-19
Gazeta Si · 2 Shikime