Up next


⁣Rama: Meta po pengon investimet në Vlorë

28 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 04 Jan 2021 / In Lajme

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli akuzuan Presidentin Ilir Meta se po bllokon një investim madhor në infrastrukturë në zonën e bregdetit.

“Është fakt që nga fillimi i nëntorit presim autorizimin formal të Presidentit pasi kemi bërë të gjithë negociatën me fondin saudit dhe faktikisht është bllokim total. Është një fond i konsiderueshëm që çon projektin në dy drejtimi, rehabilitimin dhe sistemimin e kësaj rruge deri në Orikum, plus rrugën tjetër, por tani jemi në bllokadë. E ka marrë vesh e gjithë vlora që e bllokon Ilir Meta. Një bllokim absurd i projektit”, deklaroi Rama.

Kryeministri iu referua vijimit të një projekti si zgjatim i shëtitores së Vlorës deri në Radhimë. Rama tha se projekti në fjalë urbanizon Radhimën, duke larguar rrugën kryesore nga zonat e plazhit.

Ai foli për një hapësirë që do të shfrytëzohet edhe për hotele, ndërsa së bashku me Lelin i bënë thirrje Presidentit që të zhbllokojë fondet. Fondet, sipas Ramës, janë saudite, por kanë mbetur të bllokuara në Presidencë për shkak të mosdhënies së plotfuqisë së kësaj marrëveshjeje nga ana e Ilir Metës.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next