Up next

Rama: Luftë frontale krimit të organizuar dhe "KÇK"-së

23 Shikime· 11/06/19
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes së pronave në bregdetin e Durrësit, duke premtuar se me propozimin për një ligj special kundër krimit të organizuar dhe masat speciale kundër punonjësve të sistemit të drejtësisë, që sipas tij kanë abuzuar me të drejtën e pronarëve legjitimë, kjo do të marrë fund.

“Do të jetë fundi i sigurt i gjitha merimangave dhe i rrjetit të vjetër të merimangave, që kërkojnë ushqim për të dhënë atë që në fakt është e drejta e gjithsecilit. Jam i bindur që ligji special kundër krimit të organizuar dhe masat speciale kundër KÇK do ta çlirojnë përfundimisht Kadastrën e Durrësit dhe gjithë kadastrat në Shqipëri, nga rrethimi kriminal që ka nisur prej shumë vitesh dhe që ne kemi arritur ta çajmë vetëm pjesërisht, sidomos në zonat që kanë interes zhvillimi turistik dhe aty ku krimi i organizuar përpiqet të shpëlajë paratë e pista. Por nuk do t’i gëzojë. Çfarë kanë grabitur, nuk do ta gëzojnë”, premtoi Rama.

Kryeministri foli gjatë takimit të përjavshëm me qytetarët në kuadër të platformës “Shqipëria që duam”. Kjo deklaratë e tij mori shkas nga problematika e ngritur nga një qytetar mbi korrupsionin në Kadastrën e Durrësit.

Rama pranoi se fenomeni vijon të jetë një plagë e hapur. Kadastra e Durrësit është vendosur në mes të përplasjes mes Qeverisë dhe Prokurorit Arjan Ndoja, i plagosur më 1 nëntor tek vendi i njohur si Mbikalimi i Shkozetit.

Ndoja ka në dorë dosjen ndaj kreut të kësaj Kadastre, Liridon Pula, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre për çështjen e pronave në Gjirin e Lalëzit. Por, Kryeministri Edi Rama dhe zv.Kryeministri Erjon Braçe e kanë akuzuar prokurorin se pas këtij hetimi “sajesë” qëndrojnë lidhjet e Arjan Ndojës me një grup të njohur kriminal në fushën e pasurive të paluajtshme në qytetin e Durrësit.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next